Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-12-11, 22:31   #12
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

[SIZE="3"]Jeta e njeriut

Dikush ka thėnė se jeta ėshtė njė ėndėrr dhe mė e keqja fillon kur fillon tė zgjohesh.

Zgjimi ėshtė vdekja e shpejtė pasi ēdo gjė ėshtė iluzion.

Unė nuk e besoj kėtė.Mendoj se ne futim nė jetėn tonė ėndrra pa fund, pasione e iluzione.

Ka raste kur eci nė rrugė symbyllur duke i besuar instinkteve tė mia e pasioneve qė mė shtyjnė nė rrugėn e jetės duke me dhuruar buzėqeshje e njė zjarr tė brendshėm.

Por unė jetoj vėrtet, ndiej .. nuk jam vetėm njė spektator pasiv nė kėtė skenė botėrore.

Shekspiri e ka quajtur teatėr : njė iluzion pamor, mashtrim duke u shtirur si personazhe qė ndoshta nuk ekzistojnė fare po ne mendojmė se ekzistojnė.

Ai ka jetuar shekuj mė parė kur pas maskave tė femrave nė teatėr fshiheshin meshkuj qė nuk dinin asgjė pėr botėn e femrės.

Ajo botė e errėt e fshehur pas mureve e fustaneve tė gjatė e korseve mbytėse, botė e femrave kukulla qė linin nė duart e meshkujve gjithēka:jetėn e tė ardhmen e tyre.

Po shpirti nuk blehet apo komandohet si njė makinė. Ka disa nyje qė prodhojnė shpresa e iluzione tė cilat askush nuk mund ti drejtojė.

Natėn kur mbyllim sytė ne ėndėrrojmė pa i menduar ėndrrat, thjesht duam tė qetėsohemi , tė shplodhim trupin e mesa duket vetėm mes ėndrrash mund ta arrijmė paqen.

Njė buzėqeshje krijohet nė buzėt e njoma tė trėndafilta tė njė foshnje kur lundron mes ėndrrash.

Tė duket sikur bota ėshtė mė e bukur, sikur sheh dritė kudo e yjet shkėlqejnė mė tepėr atė natė, vetėm prej njė buzėqeshje tė pafajshme.

Kur mendon pėr dashurinė tėnde, atė qė do mė tepėr nė kėtė botė, atė qė tė bėn tė qash e tė qeshėsh pėrsėri mes lotėsh, atėherė mendja jonė kalon si nė njė paradė tė vėrtetat dhe iluzionet qė i ke hedhur si njė mantel kėsaj dashurie.

Asgjė nuk ėshtė perfekte nė kėtė botė asnjė person po fantazia e ky shpirt i pabesueshėm qė njeriu e ruan nga dallgėt e jetės si thesarin mė tė shtrenjtė, tė bėn ta besosh se idealja ekziston.

Realja me tė vėrtetat e hidhura lihet mėnjanė njė ēast dhe e vė kokėn nė jastėkun e ndjenjave ..fillojnė tė krijohen imazhe tė thuren ėndrra tė kėndshme e ti mbulohesh nga njė gaz i brendshėm qė vetėm ti e sheh e ndjen.

Edhe ajri bėhet plot aroma dhe sytė mbulohen nga njė mjegull lulesh e ngjyrash gati tė tejdukshme, ylbere tė pafundta e dritė ėngjėjsh.

Iluzionet tė pushtojnė zemrėn dhe aty ke gjithēka tė nevojitet. Vjen dikush qė tė prek shpatullėn e tė pyet pėr diēka e zgjohesh.

Sheh se je ulur diku e ndien ndoshta ftohtė. Jeta ėshtė kjo, zgjohesh nė njė moment.

Mendja fillon tė punojė pėrsėri me llogjikėn dhe zbarkon nė realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshėm lumturie. Flet e sytė tė shkėlqejnė, optimizmi tė jep njė dritė tė purpurtė nė fytyrė.

Sa e lehtė ėshtė tė ndihesh mė mirė , mjafton njė dorė e vogėl iluzioni.

Pėrfundimisht jeta tė duket jo aq e keqe. “Unė qenkam I lumtur e nuk e dija?”-pyet iluzioni yt, ai zėri i dytė qė ēdokush e ka brenda vetes.

Ne jemi ujė, ajėr dhe ėndrra. Formula sekrete e krijimit tė njeriut. Sa i thinjur dhe i hidhur ėshtė ai shpirt i zbrazur nga ėndrrat.

Fantazia vdes kur njeriu e dėbon vet dhe atė njėēik qė i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.

Por jo gjithmonė vret realiteti. Ai tė dhuron shpresa. Hirushja e Borėbardha na kanė ndjekur nė fėmini me atė moralin e fitores sė tė mirės mbi tė keqen dhe ne ndjekim kėtė fill duke menduar: “Po, dashuria fiton mbi urrejtjen, e mira mbi tė keqen, pse jo?”

Jeta ėshtė kaq e bukur sepse ka larmi. Ka hidhėrim po ka dhe gėzim, ka tė qara po ka edhe tė qeshura, ka hije po edhe dritė, ka pleqėri e vdekja po ka dhe fėmijėri e jetė.

Jeta njė zhurmė midis heshtjes ka thėnė Isabel Allende.

PO njė zhurmė plot tė papritura, iluzione nėn diell e pluhur yjesh.

Nėse guxon jeto shijo pluhurin e yjeve, kupat e ėndrrave piji deri nė fund e lėsho njė pasthirrmė kėnaqėsie, trego ēfarė ndien e ndaje lumturinė.

Lumturia ėshtė njė krijim i bukur i njeriut.

Ka shume zhurmė brenda, shumė energji shumė fjalė tinguj shumė botė. Pihet nė doza tė vogla e ndarė mes njerėzish se e tėra njėherėsh tė vret.

Shpirti i njeriut ėshtė aq i pafund po zemra ėshtė kaq e dobėt , kjo shoqeri ndan ēdo gjė: dashuri e shpresė.

Njė pikėz tė qeshure bėn dy buzė tė tjera tė hapen, njė ėndėrr e treguar me pasion frymėzon ėndrra tė tjera.

Pak zhurmė krijon zhurmėn tjetėr nė kėtė jetė.

Sa i bukur zinxhiri i jetės, shkon pafundėsisht e rikthehet pėrsėri te ne.

Jeta e njeriut: ujė, ajėr e ėndrra tė veshura nė iluzione e ndjenja… Sa pak kemi nevojė pėr tė qenė tė lumtur![/SIZE]
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė