Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-03-13, 18:42   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush jam unė?

Njeriu mund tė jetojė 1000 vjet ?!


Njė zbulim shokues. Shkencėtari britanik Aubrey de Grey po trazon ujėrat e shkencės dhe tė gjenetikės. Njeriu mund tė jetojė lirshėm deri nė njėmijė vjet, mjafton qė mjekėt t’ia japin mundėsinė ēdokujt qė tė jetojė!

Aubrey de Grey ėshtė president i njė instituti shkencor tė dedikuar pėr kėrkimin shkencor nė jetėgjatėsi. Ai thotė se mjekėt e i kanė tė gjitha mjetet e nevojshme pėr tė "kuruar" plakjen, duke realizuar eliminimin e sėmundjeve qė vijnė si rezultat i kėsaj dhe zgjerimin e jetėgjatėsisė - pafundėsisht. Sipas tij, mjafton qė shėndeti i njerėzve tė mbahet nėn kontroll duke kuruar ēdo sėmundje qė e prek atė dhe plakja ėshtė e eliminueshme.

"Unė po deklaroj se ne kemi shanse 50-50 qė brenda 25 viteve tė ardhshme ta ēojmė plakjen nė njė nivel vendimtar tė kontrollit mjekėsor, pra ta mbajmė atė nėn kontroll mjekėsor”, tha Dr. de Grey gjatė njė interviste tė bėrė pak para mbajtjes sė njė leksioni nė Institutin Mbretėror Britanik tė Shkencės, transmeton NOA.

"Dhe ajo qė dua tė them ėshtė pikėrisht lloji i njėjtė i kontrollit mjekėsor qė kemi kundėr sėmundjeve infektive tė kohės sonė", shton profesori britanik.

Duke nėnkuptuar se nėse mjekėt punojnė pėr kurimin e plakjes sė njeriut, ashtu siē punojnė pėr eliminimin e sėmundjeve ngjitėse, arrijnė ta frenojnė plakjen qė shkaktohet nga sėmundje tė ndryshme joinfektive. Dr. de Grey thotė se do tė vijė njė kohė kur njeriu do tė vizitojė mjekun pėr njė "mirėmbajtje" tė rregullt tė trupit tė tij.

E ardhmja e afėrt, pohon mjeku, pėrfshinė gjetjen e terapive pėr qelizat embrionale, pėrtėritjen e sistemit imunitar dhe njė sėrė teknikash tė tjera tė pėrparuara mjekėsore pėr tė ruajtur formėn e mirė fizike dhe mendore tė njeriut. Ndaj mjeku i njohur britanik pohon se nuk ka asnjė pengesė qė njeriu tė rrojė njėmijė vjet apo mė shumė, mjafton qė t’i jepet mundėsia pėrmes mirėmbajtjes fizike tė vazhdueshme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė