Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:01   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte njėzet vjeē, nė vendin e quajtur Pazari i Ukadhit filloi njė luftė midis fiseve Kurejsh dhe Kinan nga njėra anė dhe fisit Kajs Ajlani nga ana tjetėr. Patėn ndodhur katėr grindje nė katėr vjet midis atyre fiseve. Tri tė parat pėrfunduan vetėm me grindje dhe me njė acarim tė lehtė. Vetėm nė tė katėrtėn ndodhi lufta. Lufta u ashpėrsua shumė. U vranė disa veta nga tė dy palėt. Pastaj, bėnė armėpushim, qė tė numėronin tė vrarėt. Ajo palė qė do tė kishte tė vrarė mė tepėr do tė merrte shpagimin e gjakut qė ishte derdhur mė shumė. Kėshtu vendosėn, e pushuan luftėn e i hoqėn armiqėsitė dhe sherrin qė ishin krijuar midis tyre. Nė atė luftė mori pjesė edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai i pėrgatiste shigjetat xhaxhallarėve tė vet qė luftonin. Kjo luftė ėshtė quajtur Lufta e Fuxharit, sepse fiset ndėrluftuese shkelėn shenjtėrinė e Mekės dhe tė muajit tė shenjtė. Pakti i drejtėsisė Nė muajin Dhul Ka’ade, fill pas luftės sė Fuxharit u vendos Pakti i Drejtėsisė (Hilful Fudul) ndėrmjet pesė barqeve tė fisit Kurejsh: Benu Hashim, Benu el-Muttalib, Benu Esed, Benu Zehre dhe Benu Temim. Cila qe arsyeja e vendosjes sė paktit? Njė burrė nga Zebidi erdhi nė Mekė me njė plaēkė, tė cilėn ia bleu Asib Uail es-Sehmiu, por ai nuk i dha atė qė i takonte. Burri kėrkoi ndihmė nga fiset Benu Abdu Dar, Benu Mahzum, Benu Xhemeh, Benu Selim dhe Benu Adj, por ata nuk ia vunė veshin. Atėherė, ai hipi nė majė tė malit Ebu Kubejs dhe tha me vjershė padrejtėsinė qė i kishin bėrė. Pastaj bėri thirrje qė ta ndihmonin tė merrte tė drejtėn qė i takonte. Menjėherė shkoi atje Zubejr ibn Abdul Muttalibi dhe qėndroi aty, derisa ato barqe qė pėrmendėm mė lart, u mblodhėn nė shtėpinė e Abdullah ibn Xhed’anit, kryetar i fisit Benu Temim. Dhanė besėn dhe bėnė paktin qė tė ndihmonin nė Mekė ēdo njeri qė do t’i bėhej padrejtėsi. Atij duhej t’i kthehej e drejta qė i takonte, qoftė vendas a i huaj. Pastaj u ēuan dhe shkuan tek Asi, i biri i Uail es-Sehemiut dhe ia morėn me forcė atė qė i takonte Zubejdiut e ia dhanė atij. Nė kėtė pakt mori pjesė edhe vetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me xhaxhallarėt e vet. Pasi Allahu e nderoi me mesazhin profetik, tha: “Nė shtėpinė e Abdullah ibn Xhed’anit kam marrė pjesė nė njė pakt, qė pėr mua ishte mė i dashur sesa pasuria mė e shtrenjtė. E sikur tė bėhej thirrje pėr njė pakt tė tillė nė Islam, unė do ta pranoja.” Jeta dhe puna Dihet se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lindi jetim dhe u rrit nėn kujdestarinė e gjyshit e mė pas tė xhaxhait dhe nuk trashėgoi nga babai i vet ndonjė pasuri. Kur u bė nė moshėn, kur mund tė punonte, zakonisht ruajti delet bashkė me vėllezėrit e vet nga qumėshti tė fisit Benu Sa’ad. Kur u kthye nė Mekė, ruajti delet e vendasve, me njėfarė pagese tė vogėl, qė nė kohėn tonė mund tė jetė dhjetė rijal4. Ruajtja e deleve ėshtė njė traditė profetike, nė fillim tė jetės sė tyre. Pasi e nderoi Allahu me misionin profetik, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Cdo profet ka ruajtur delet.” Kur u rrit e u bė burrė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi tė merrej ca e nga ca me tregti. Eshtė kumtuar se ai ka pasė bėrė tregti me Seib ibn Ebu Saibin, tė cilin e kishte bashkėpunėtorin mė tė mirė, qė nuk bėnte padrejtėsi dhe nuk grindej. Nė marrėdhėnie me njerėzit, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė njohur dhe shquar pėr besnikėri, pėr ēiltėri dhe ndershmėri. E tillė ka qenė sjellja e tij nė ēdo hap e nė tė gjitha fushat e jetės, ndaj e mbiquajtėn El Emin (Besniku). Udhėtimi pėr nė Sham dhe tregtia me pasurinė e Hatixhes Hatixhja, bija e Huuejlidit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka qenė mė e mira e grave tė fisit Kurejsh, si pėr nga nderi, ashtu edhe pėr nga pasuria. Ajo u jepte pasuri tregtarėve, qė tė tregtonin me tė pėrkundrejt njė pjese fitimi. Kur dėgjoi pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i propozoi qė tė shkonte nė Sham, tė tregtonte pėr tė dhe t’i jepte atij mė shumė nga ē’u kishte dhėnė tė tjerėve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u nis pėr nė Sham bashkė me shėrbėtorin e Hatixhes, Mejserin. Nė Sham shiti e bleu dhe pati njė fitim tė madh. Kėshtu pasuria e Hatixhes pati njė begati qė nuk e kishte pasur kurrė. Pasi bėnė tregti nė Sham, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nė Mekė dhe ēoi nė vend amanetin. Martesa me Hatixhen Hatixhja pa te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) besnikėri dhe mirėsi, qė nuk e kishte parė asnjėherė dhe u habit. Shėrbėtori, Mejseri i tregoi ēfarė kishte parė te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Thuhet edhe pėr ndodhi tė jashtėzakonshme; pėr shembull, kur ishte vapė e madhe, atij i jepnin ujė dy engjėj. Hatixhja e kuptoi qė do tė ishte lumturi e madhe tė martohej me tė. Iu propozua Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr martesė dhe ai pranoi. Pėr kėtė bisedoi edhe me xhaxhallarėt e vet. Ata i dėrguan fjalė xhaxhait tė Hatixhes, Amir ibn Esedit. Xhaxhai e martoi Hatixhen me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė prani tė njerėzve nga fisi Benu Hashim dhe tė kryetarėve tė fisit Kurejsh, me njė prikė prej 20 deve ose 6 deve tė reja. Fjalėn e martesės e mbajti xhaxhai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), Ebu Talibi. Ai e falenderoi dhe e lavdėroi Allahun. Pastaj pėrmendi prejardhjen e nderuar dhe tė mirat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj shpalli lidhjen e martesės dhe tregoi sasinė e prikės. Martesa e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Hatixhen u bė dy muaj e ca ditė pas kthimit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Shami. Atėherė, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte 25 vjeē, ndėrsa Hatixhja (sipas versionit mė tė njohur) ishte 40 vjeēe. (Thuhet edhe se ka qenė 28 vjeēe; dikush ka thėnė edhe ndryshe). Ajo qe martuar mė parė me Atik ibn Aidh El Mahzumiun, por ai vdiq. Pastaj u martua me Ebu Halid Timinun, por edhe ai vdiq. Me tė pati njė djalė. Mė pas kryetarėt e mėdhenj tė fisit Kurejsh deshėn tė martoheshin me tė, por ajo nuk pranoi, derisa u martua me tė Dėrguarin e Allahut. Martesa me tė qe njė lumturi, qė e kishin lakmi tė gjithė njerėzit. Hatixhja ėshtė gruaja e parė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe deri sa vdiq ajo, ai nuk ka marrė tjetėr pėr grua. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pati tė gjithė fėmijėt me Hatixhen, pėrveē Ibrahimit, tė cilin e pati me Marien, qė ishte nga Koptet e Egjiptit. Fėmijėt qė pati me Hatixhen Fėmijėt qė pati Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me Hatixhen janė: Kasimi, Zejnebja, Rukija, Ummu Kulthumi, Fatimja dhe Abdullahu. (Ka edhe thėnie tė tjera pėrsa i pėrket numrit dhe radhės sė tyre.) Djemtė kanė vdekur tė vegjėl, ndėrsa vajzat kanė jetuar tė gjitha. Ato u bėnė myslimane dhe u shpėrngulėn nga Meka nė Medine.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė