Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 18:58   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prishtina pėrgatit funeralin e presidentit

Nazim Rashidi
BBC, Prishtinė



Njerėzit kanė ardhur nga e gjithė Kosova pėr tė bėrė homazhe
Mijėra qytetarė, nė temperatura deri nė -15 gradė presin nė radhė pėr tė bėrė homazhe para arkivolit tė presidentit, Ibrahim Rugova, i cili ndodhet nė hollin e Kuvendit tė Kosovės.
Ndėrkohė autoritetet thonė se po bėjnė pėrgatitjet pėr ceremoninė e varrimit dhe pritjen e delegacioneve tė huaja qė do tė mbėrrinė nė Prishtinė.

Atmosfera

Kosova vazhdon tė jetė veshur me zi, edhe pse gjithēka ėshtė mbuluar me dėborė.

Atmosfera e humbjes sė njė njeriu tė rėndėsishėm ndihet gjithė andej.

Nė qendėr tė Prishtinės qė ėshtė e mbushur me mijra vetė, shumica janė nė rradhė tė gjatė disa orėshe, duke pritur pėr tė bėrė homazhe, kurse tė tjerėt duke u larguar nga homazhet.

Dėshira e madhe e njerėzve qė kanė ardhur nga tė gjitha zonat e Kosovės pėr tė nderuar pėr herė tė fundit Rugovėn, tregon pėr njė respekt tė jashtėzakonshėm qė gėzonte Presidenti i parė i Kosovės.

Dhe ndėrsa vazhdojė homazhet, autoritetet po pėrgatiten pėr ceremoninė e varrimit tė Ibrahim Rugovės qė do tė zhvillohet tė enjten.

Rreth 40 delegacione tė huaja kanė konfirmuar pjesėmarrjen nė varrimin e atij qė sot konsiderohet si "Prijėsi i pavarėsisė'' sė Kosovės.

Ndėr emrat mė tė spikatur qė tashmė dihet se do tė marrin pjesė nė ceremoninė e varrimit janė Havier Solana, Oli Rehn, Martti Ahtisaari si dhe shumica e krerėve shtetėrorė nga vendet e rajonit.

Autoritet nga ana tjetėr kanė refuzuar kėrkesėn e presidentit serb Boris Tadiē pėr tė marrė pjesė nė funeral.

Ministri i Pushtetit Lokal tė Kosovės Lutfi Haziri i ka deklaruar BBC-sė se egzistojnė disa arsye, pse nuk ėshtė pranuar kėrkesa e presidentit tė Serbisė.

Njė shkak, sipas tij ka tė bėjė edhe me deklaratat e fundit tė presidentit serb Tadiē.

Forcohet siguria

Autoritet kanė marrė masa operative pėr gjithė kėtė ngjarje, pėrmasat e sė cilės janė tė papara mė herėt kėtu.

Plane shtesė veprimi janė parashikuar nė aeroportin e Prishtinės, institucionet shėndetėsore, si dhe organet e sigurisė.

Zėvendėsdrejtori i Aeroportit tė Prishtinės, Afrim Aziri tha se nėse Aeroporti i Prishtinės nuk do tė mund tė pėrballojė numrin e madh tė fluturimeve, do tė pėrdoret edhe Aeroporti i Gjakovės dhe ai i Shkupit.

Institucionet shėndetėsore nė Kosovė kanė njoftuar pėr ngritjen e shkallės sė gadishmėrisė sė tyre gjatė organizimit tė aktiviteteve pėr tė nderur presidentin e ndjerė, Ibrahim Rugova.

Masat e sigurisė janė rritur nė shkallė vendi, ndėrsa numri mė i madh i policėve ėshtė pėrqėndruar nė Prishtinė dhe nė hyrje-daljet e saj.

Shėrbimi Policor i Kosovės thotė se gjendja e sigurisė ėshtė e qetė.

Gjithēka nė Kosovė ėshtė e lidhur me Ibrahim Rugovėn.

Shuarja e tij ka lėnė dilemat e zėvendėsimit tė tij si nė partinė qė ai drejtonte Lidhjen Demoratikė tė Kosovės, ashtu dhe nė postin e Presidentit.

Megjithatė zgjidhja e kėtyre dilemave ėshtė lėnė pėr mė vonė.

Tani tė gjithė refuzojnė tė flasin pėr kėtė. Edhe pse presidenti i Kosovės ka vdekur, Kosova vazhdon tė jetojė me tė.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė