Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 11:07   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova pėr rėndėsinė e pavarėsisė


Rugova tha se bisedimet me Beogradin tė mundshme pa veto
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i tha BBC-sė, se njohja e drejtėpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės do tė ishte mė e dobishmja pėr gjithė rajonin.
Ai shtoi se e respekton edhe rrugėn e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės pėrmes bisedimeve.

Zoti Rugova deklaroi pėr BBC Sot se bisedimet me Beogradin zyrtar janė tė mundshme nė kuadėr tė ndonjė konference ndėrkombėtare, por pa tė drejtė tė vetos.

"Nėse mbahet ndonjė takim ndėrkombėtar pėr Kosovėn, unė dėshiroj njohje direkte, por nėse mbahet, ne do tė marrin pjesė edhe vendet fqinje, pra edhe Serbia, pa tė drejtė vetoje".


Kėtė tė drejtė e kanė humbur tė gjithė pas intervenimit tė NATO-s dhe flasin pėr njė vend qė ėshtė shkatėrruar dhe nuk ekziston mė", tha presidenti i KOsovės.

Me zotin Ibrahim Rugova bisedoi nė Prishtinė, korrespondenti i BBC-sė, Muharrem Nitaj fillimisht e pyeti presidentin Rugova, se si e cilėsonte ai, takimin qė pati me nėnsekretarin amerikan tė shtetit Nicholas Burns.


Intervista e plotė me Presidentin Rugova


Rugova: Vėrtet qė ishte njė vizitė e madhe dhe e rėndesishme e nėnsekretarit Berns dhe po ashtu e njoftuam pėr progresin qė kemi bėrė nė Kosovė dhe qė do tė bėhet vlerėsimi i progresit. Pra kjo ėshtė ajo rruga ndėrkombėtare dhe do tė bisedohet, unė them, pėr pavarėsinė e Kosovės. Ndėrsa unė insistoj pėr njė njohje direkte nga Shtetet e Bashkuara nga Unioni Evropian apo dhe nga vende tė veēanta tė Unionit Evropian pėr pavarėsinė e Kosovės sepse kjo do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės dhe tė botės edhe Kosovės do ti hapeshin perspektiva tė reja. Natyrisht sekretari Burns premtoi pėrkrahjen e vazhdueshme tė ShBA.

BBC: President Rugova pėrmendėt premtimin qė ka dhėnė nėnsekretari amerikan Burns se SHBA do tė vazhdojnė tė mbėshtesin Kosovėn dhe popullin e saj. Mua do tė mė interesonte vlerėsimi tuaj pėr angazhimin e SHBA gjatė tė gjithė periudhės prej vitit 1990 e kėtej nė mėnyrė qė ēėshtja e Kosovės tė vijė tė paktėn kėtu ku ka ardhur deri mė tani.

Rugova: Falė edhe zotit dhe miqėve tanė amerikanė natyrisht edhe aleatėve tė tyre europian. Siē e dini SHBA ėshtė vendi i parė qė ėshtė interesuar pėr ne. Pas vitit 1990 na kanė pėrkrahur vazhdimisht. Pra, siē e dini edhe ndihmat qė kemi pasur kėtu kongresi, qeveria pastaj, nė se ju kujtohet, kėrcėnimet e kėrshėndellave tė presidentit Bush plak qė vuri vijėn e kuqe atėhere qė tė mos preket Kosova; pastaj presidenti Klinton qė vazhdoi dhe ngjau edhe intervenimi i NATO-s dhe i SHBA-sė pėr tė mbrojtur popullin e Kosovės dhe pėr tė qenė sot Kosova njė vend i lirė dhe qė tash na pėrkrah dhe nė rrugėn e pavarėsisė. Unė them se pavarėsia pėr Kosovėn dhe pėr gjithė shqiptarėt nė rajon ėshtė njė optimum.

BBC: President Rugova, fitohet pėrshtypja se komuniteti ndėrkombėtar tashmė e ka qartėsuar qėndrimin e tij rreth statusit tė Kosovės. Janė pėrjashtuar, unė do tė thosha, tre opsione qė do tė ishin mė tė papėrshtatėshme pėr Kosovėn, tė cilat ju i dini shumė mirė. Nė fakt a po bėhet pavarėsia e Kosovės realitet pas zhvillimeve qė po shkojnė aktualisht?

Rugova:
De facto, pas luftės, pra pas ndėrhyrjes sė NATO-s e kėndej ne jemi de facto tė pavarur prandaj unė them njohja formale apo zyrtare, sidoqė t'i themi pavarėsisė sė Kosovės ėshtė ēėshtje qė duhet tė bėhet sa mė shpejt. Sė paku ne kemi arritur progres tė madh kėto 6 vjet. Kemi dėshmuar se mund tė udhėheqim. Natyrisht kėtu ka qenė UNMIK-u, KFOR-i, NATO, miq tė tjerė qė na kanė ndihmuar, por edhe ne si institucione kemi treguar aftėsinė tonė tė udhėheqjes. Prandaj na duhet edhe njohja formale, qė tė kemi mundėsinė e zhvillimit ekonomik, sepse ne, pa njohjen formale tė pavarėsisė, nuk kemi tė drejtė nė kredinė ndėrkombėtare nga Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar, bankat evropiane tė ndryshme, dhe nuk kemi mundėsi. Ėshtė njė ēėshtje praktike pra pavarėsia, tė eksportojmė, qarkullimi i njerėzve ėshtė i vėshtirėsuar, plus neve nuk kemi njė pėrfaqėsim diplomatik nė botėn e jashtėme ndėrkombėtare dhe jemi nė mėshirė tė informatave, gjysėm informatave. Prandaj kjo do tė siguronte edhe nė njė ardhme dhe njė siguri pėr Kosovėn dhe pėr popullin e Kosovės. Mandej dėshiroj tė theksoj, pėr shembull, sikur tash qė ndodhi pak a shumė njė krizė e integrimeve europjane me kushtetutėn. Pėrsėri thuhet se do tė shtyhen integrimet evropiane etj. do tė thotė qė Kosova nė kėtė gjendje pėson pėrsėri. Sepse ne jemi vendi mė afėr Bashkimit Europjan, nė rajon, legjislacionin e kemi komplet, punojmė me ekspertė ndėrkombėtarė etj. plus euron e kemi. Mirėpo pėr tė evituar kėto kriza tė ndryshme qė mund tė ndodhin edhe nė tė ardhmen, atėhere pavarėsia na siguron tė ardhmen tonė dhe pėrcaktimin tonė si popull.

BBC:
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan ka caktuar dy ditė mė parė si emisar special tė tij qė do tė bėjė vlerėsimin e asaj qė ėshtė arritur, vlerėsimi i standardeve, ndėrkohė qė vetė ambasadori norvegjez nė NATO ka deklaruar se ai do tė ketė kompetenca akoma mė shumė, do tė bėjė njė vlerėsim politik tė situatės nė Kosovė. Si president i Kosovės si e shihni, pėr shembull, vlerėsimin e tij, ēfarė do tė jetė ai?

Rugova:
Unė besoj dhe shpresoj dhe do tė punojmė qė jetė njė vlerėsim pozitiv, gjithpėrfshirės apo njė vlersim politik, sepse, siē e dini, deri tash janė bėrė disa vlerėsime teknike, i fundit ishte nė Kėshillin e Sigurimit nga zoti Petersen qė ishte pozitiv. Shpresoj se edhe ky do tė jetė njė vlerėsim pozitiv sepse ambasadori Kai Aide e njeh shumė mirė Kosovėn, ēėshtjen e Kosovės. Ai vjet bėri njė raport apo internerar pėr hapat qė do tė vijnė. I vuri gjėrat nė lėvizje. Unė shpresoj se do tė jetė pozitiv vlerėsimi i tij dhe natyrisht ne do tė punojmė dhe do tė kėrkojmė qė tė vlerėsohen faktet. Unė e kam thėnė shumė herė se ne qė 6 vjet kemi plotėsuar shumė standarde, por asnjėherė nuk janė vlerėsuar. Po pėrmend vetėm katėr palė zgjedhje qė kanė qenė shumė tė mira, demokratike si edhe funksionimin e institucioneve, i gjyqėsisė, legjislacionit etj. etj. Plus zhvillimi ekonomik. Mirėpo tash besoj se do tė vlerėsohen.

BBC: President Rugova, a mendoni qė bashkėsia ndėrkombėtare duke vėnė si kusht pėrmbushjen e 8 standardeve sikur e vendosi Kosovėn pėrpara njė sfide relativisht tė fortė?

Rugova:
Pak a shumė mund tė them se deri nga fundi i vitit tė kaluar u vendosėn ato 8 standartet tė cilat krijuan njė atmosferė tė rėndė nė Kosovė. Unė edhe atėhere kam thėnė se standarti i parė ėshtė pavarėsia pastaj tė tjerat do ti zhvillojmė natyrisht dhe tashmė ne ato i kemi pėrmbushur, por duke punuar na ndodhėn gjėra tė padėshirueshme. Pėr shembull, nė ekonomi tash kanė filluar disa kompetenca dhe pa kompetenca ne nuk kemi se ēfarė tė bėjmė kėtu. Investime ne nuk mund tė garantojmė si qeveri, askush nuk vjen. Njerėzit vijnė e shkojnė etj.etj. madje investimet shkojnė tjetėrkah, bota ėshtė e madhe.

BBC: Si i vlerėsoni institucionet e Kosovės? Kosova tashmė ka institucionet e veta tė pushtetit. Ju si njeriu i parė i piramidės sė pushtetit nė Kosovė, si e shihni funksionimin e institucioneve tė pushtetit, kam parasysh qeverinė, parlamentin por edhe institucione tė tjera qė janė pjesė e rrjetit tė qeverisė.

Rugova: Ne tash e kemi mandatin e dytė. Nė mandatin e parė u krijua njė bazė e ministrive, e qeverisė, e presidentit edhe e parlamentit. Tash nė kėtė fazė do tė jemi mė funksionalė dhe mė praktikė. Plus qė kemi hyrė edhe nė njė zhvillim tjetėr demokratik, do me thėnė si qeveria dhe opozita. Dhe kėshtu vihen gjėrat nė lėvizje dhe natyrisht unė si president i vlerėsoj gjėrat si pozitive dhe duhet tė konsolidohen mė shumė.

BBC: Zoti president ėshtė vlerėsuar si njė lloj hendikapi bojkoti qė njė pjese e komunitetit serb tė Kosovės i ka bėrė kėtyre institucioneve. Kanė paralajmėruar pėr shembull, se ndoshta pėrfundimisht nė fund tė kėtij muaji do tė jenė pjesė e institucioneve, mė nė fund. Ēfarė mund tė bėjė faktori politik shqiptar nė mėnyrė qė tė jetė mė i vendosur nė integrimin e pjestarėve tė minoriteteve nė institucionet e shtetit nė Kosovė?

Rugova: Ne kemi bėrė nga ana jonė mjaft, ne edhe UNMIK-u po them. Ndoshta jemi i vetmi vend nė Europė apo nė botė qė kemi vende tė rezervuara nė parlament pėr minoritetet: dhjetė janė pėr serbėt meqė i pėrmendėt, dhjetė pėr minoritetet e tjera nga 120 deputetė, tri ministri nga trembėdhjetė ministri, dy i kanė serbėt. Pastaj nė vendbanimet ku ata janė nė shumicė dhe kanė fituar votat ata udhėheqin, e shumica shqiptare nuk pėrbėn problem. Atje siē e dini ata kanė buxhetin qė ja u japim ne, shkollat, ambulancat e tė tjera. Ne do tė bėjmė edhe mė shumė nė kėtė drejtim, mirėpo ėshtė edhe kjo ēėshtja tjetėr qė lidhet, ju lutem pa tė keq po e them prapė, me pavarėsinė qė lidhet. Ka njė pjesė tė serbėve qė hezitojnė ende tė integrohen nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės. Beogradi pėr fat tė keq ende manipulon ndonjė pjesė tė serbėve tė Kosovės dhe krijon tensione. Nė anėn tjetėr ėshtė frika e popullatės shumicė pėr tė ardhmen e Kosovės. Por ne do t'i bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė ata t'i afrojmė.

BBC: President Rugova, sė voni ka patur disa tratativa, disa pėrpjekje, qė tė vendoset njė dialog i drejtpėrdrejtė i pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė pushtetit nė Serbi me zyrtarėt mė tė lartė tė Kosovės.

Rugova: Ne kemi filluar njė dialog me Beogradin sa i pėrket ēėshtjeve teknike. Patėm filluar vitin e kaluar, u ndėpre, rifilluam dhe ėshtė shumė vėshtirė tė bisedohet me Beogradin direkt pėr ēėshtje politike, se ata ende kanė pretendime ndaj Kosovės, pėr fat tė keq. Ne ofruam njė shans nė Gjenevė ku do tė ishin liderėt e pesė vendeve tė rajonit dhe tė kėsaj pjese tė Europės. Natyrisht do tė kishim edhe njė takim simbolik me udhėheqėsit e lartė tė Serbisė. Mirėpo ata nuk pranuan dhe tė shikojmė tash. Ju e dini se ata ende i kanė ato ngarkesat e vjetra, do tė thotė luajnė de facto, dhe nuk janė shumė tė interesuar. Nėse mbahet ndonjė takim ndėrkombėtar pėr Kosovėn, unė dėshiroj njohje direkte. Por, nėse mbahet, aty do tė marrin pjesė edhe vendet fqinje, pra edhe Serbia, pa tė drejtė veto-je. Kėtė e kanė humbur tė gjithė pas intervenimit tė NATO-s, dhe flasim pėr njė shtet qė ėshtė shkatėrruar dhe nuk ekziston mė.

BBC: Kur shpresoni se presidenti i Kosovės do tė mund tė thotė njė ditė qė pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur edhe formalisht?

Rugova: Unė besoj sė shpejti dhe po punoj qė kjo tė jetė sė shpejti.

BBC: U tha qė ndoshta nė vjeshtė fillojnė negociatat?

Rugova: Po mirė ashtu ėshtė kjo rruga ndėrkombėtare unė po e them. Unė po punoj edhe nė kėtė rrugėn tjetėr, qė thonė rruga mė e shkurtėr, mė e shėndetėshme dhe mė e qėndrueshme, njohjen direkte.

BBC: Zoti presiden, thatė qė keni institucione shumė tė suksesshme tė pushtetit nė Kosovė. Atėhere ēfarė u desh qė tė krijohej edhe njė forum politik?

Rugova: Ne duhet tė mėsohemi, ne duhet ta respektojmė botėn dhe tė respektojmė normat demokratike. Opozita po ashtu duhet tė mėsohet qė do tė kritikojė etj, por tė jetė njė kritikė me argumente. Ishte ideja qė tė bėhej njė forum konsultativ, jo formal, qė tė takohen liderėt e partive kryesore politike, natyrisht edhe presidenti i Kosovės. Do tė provojmė, mund tė kemi edhe forma tė tjera.

BBC: President Rugova, sipas kornizės kushtetuese ju jeni faktor i unitetit. Ja keni arritur qė ta kryeni kėtė detyrė siē duhet?

Rugova: Sė pari, unė jam faktor i unitetit tė popullit dhe qytetarėve -- edhe pse nuk jam i zgjedhur drejtpėrdrejt nga qytetarėt, shpresoj qė nė tė ardhmen do ta kemi kėtė -- natyrisht edhe i faktorit politik, dhe unė do ta bėj kėtė, do tė bisedoj dhe bisedoj vazhdimisht me tė gjitha grupet politike, edhe tė opozitės. Ndėrsa si president do t'i bėj tė gjitha pėrpjekjet qė tė ruaj unitetin e popullit dhe unitetin e grupeve politike. Ju e dini dhe mė njihni se edhe nė jetėn politike unė jam shumė i matur dhe i toleroj tė gjitha.

BBC: Sa konstruktive ose e kundėrta janė kritikat e fundit tė opozitės nė adresė tė qeverisė? Sepse fitohet pėrshtypja sikur ka nisur njė fazė e pėrplasjeve.

Rugova: Opozita ka tė drejtė tė bėjė kritika dhe nuk jemi armiq. Natyrisht kur bėhen kritika duhet tė ketė edhe argumente. Unė jam i mėsuar, por besoj qė edhe qeveria ka zėnė tė mėsohet, edhe parlamenti natyrisht.

BBC: President Rugova mė lejoni tė flasim diēka pėr pjesėn e profesionit tim. Mediat nė Kosovė janė njė pjesė e funksionimit tė shoqėrisė demokratike nė pėrgjithėsi.

Rugova: Unė e them gjithmonė, dhe ju kam thėnė disa herė, qė jeni pjesė e shoqėrisė, pjesė e shtetit, natyrisht shtyp i lirė dhe i pavarur, por qė tė punojė edhe pėr interesat e Kosovės. Edhe kritikat kur bėhen tė jenė me argumente, njė gazetari hulumtuese, analitike, qė ndoshta kemi mė pak, edhe kryesore ėshtė qė tė jepet informata ēka ndodh. Prandaj kėrkoj njė maturi edhe nga mjetet e informimit qė tė kontribuojnė, tė afirmojnė edhe realitetin nė Kosovė, se kemi pasur shumė progres, pos mjeteve publike apo shtetėrore, si tė themi, edhe mjete mjaft tė suksesshme private televizive, radio, plus edhe kėto si BBC-ja, nga miqtė tanė qė i bėjnė kėtu nė Kosovė.

9 Qershor 2005
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė