Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-03-07, 14:25   #23
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Del Boske: Skuadra eshte ne duar te sigurta

1 Mars : Visente del Boske, ish-trajneri i Realit te Madridit, deklaroi se skuadra madruilene eshte ne duar te sigurta, duke iu referuar trajnerit italian Fabio Kapelo. Gjithashtu Del Boske shtoi se Reali i Madridit ka mundesi qe te fitoj nje titull kete sezon. Visente del Boske dha nje intervsite per te perditshmen spanjolle "AS", dhe foli per situaten e skuadres madrilene. "Fabio Kapelo ka sistemin e lojes me te mire per Realin e Madridit. Ne qofte se deshton, atehere fajtore jane lojtaret", deklaroi Del Boske, duke mbrojtur trajneri italiani nga kritikat. Per sa i perket ndeshjes se kthimit per 1/8 e Champions League kunder Bajernit, trajneri spanjoll tha: "Do te jete nje ndeshje shume e forte dhe e veshtire, por Reali i Madridit duhet te tregoj aftesite dhe forcen e saj ne kopmeticionet europiane. Edhe Bajerni nuk po kalon nje moment te mire, por perseri mbetet nje skuader shume e forte ne shtepine e saj dhe qe mund t'i shkaktoj shume deme Realit te Madridit. Ne ndeshjen kunder Bajernit zhvilloi nje loje shume te mire dhe te pelqyeshme. Ne pjesen e pare shenuan tre gola dhe kishin mundesi te shenonin edhe me shume. Me pas ne pjesen e dyte u terhoqen pak prapa per te ruajtur rezultatin dhe perdoren lojen e kundersulmit. Goli i shenuar nga Van Bomel ne minutat e fundit, ishte nje goditje e rende per Realin e Madridit".Ish-trajneri madrilen u shpreh se skuadra e Fabio Kapelos do te arrij te fitoje nje titull kete sezon: "Pavaresisht situates jo te mire qe ndodhet dhe pavaresisht rezultatetve negative qe ka arritur, une mendoj se Reali i Madridit eshte perseri ne lufte per tituj qe jane ne loje. Eshte gjashte pike larg vendit te pare ne kampionat dhe ka mundesi qe te eci edhe me shume ne Champions League. Mendoj se kjo skuader ka mundesi dhe shanse per te ecur me shume dhe per te fituar nje titull kete sezon". Mbi vazhdimesine e projektit te nisur nga Ramon Kalderon, Del Boske komentoi: "Jane blere lojtare te se ardhmes si Gago dhe Higuain. Shpresoj gjithashtu qe te ndihmojne lojtaret e rinj dhe t'i aktivizojne sa me shume. Nuk eshte se i kane shperfillur lojtaret e rinj por kane lene qe te largohen nje brez lojtaresh shume te talentuar te cilet mund te ishin shume te nevojshem dhe te rendesishem per skuadren e pare".
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė