Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-05-04, 22:14   #41
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Memedheu

Memedhe quhet toka
ku per dhjame qeni te shkon koka
ku kam dashur meme e ate
ku fajdet te grine parate
ku kam fis e ku kam fare
ku ska drite po pishtare
ku te mbyt pluhuri,tallashi
ku kercet e pret kallashi
ku ka diamant dhe ar
ku sgjen uje per tu lare.

Memedhe eshte kjo cope toke
qe te ben me dhimbje koke
ku po shemben kombinate
dhe hajdutet ngrejne pallate
ku ben ligji kondrabanda
dhe nje pjese punojne ne banda
ku bejme cmos shesim dhe dhembet
vec te ikim nga syte kembet.

Memedhe quhet ky vend
qe ka deputete me mend
qe perleshen dhe bertasin
qe nuk dine as vete se c'flasin
ku ka ligje dhe rend
veē per forme jo me gjithemend
ku te grijne dhe te bejne sallate
jo me lart po ne gjykate
ku per kunje tjetri te zhvesh
e polici rri e qesh
ku te tredhin "duke qare"
si vellezer opozitare,
dhe kete tua dish per nder
se ka dhe tritol nen dere.

Ku rroj me gaz e me shprese
te gdhihem gjalle ne mengjes
ku ka buke veresie
dhe mijera lypsare si hije
ku nje vrases e nje gomar
vlejne me shume se nje shkrimtar
ku ngroh veze revolucioni
ku te grijne me ate gjys pensioni
ku c'kish bere "demokracia"
i fshin meritokracia
ku gjithcka "lind" nga asgjeja
ku te merr shpirtin TVSH-ja
ku zihen burrat si gjelat
kush e kush ti marre thelat.

Militaret, ish-sekretaret
per kolltuk na vijne te paret
memedhe eshte dhe milioni
benzi, vila, telefoni
whisky, vere e rakia
kur ty xhan te ka "Partia".

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė