Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:05   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Besimtarėt e parė
Pasi Profeti i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e filloi thirrjen nė Islam, i besuan menjėherė disa njerėz, nga ata, pėr tė cilėt Allahu kishte vendosur lumturinė dhe mirėsinė. 1. E para qe Hatixhja, bija e Huuejlidit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Hatixhja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i dinte sihariqet dhe kishte dėgjuar pėr shenjat profetike dhe i kishte parė shenjat e para profetike te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ajo tashmė kishte parė edhe sihariqet e Zbulesės, prandaj priste qė Muhamedi tė ishte i Dėrguari i Allahut. Atė e siguroi edhe fjala e Uarakas, kur tha se ai qė kishte zbritur nė Hira, kishte qenė engjėlli Xhebrail dhe se ajetet qė kishte sjellė ai ishin Zbulesa e Allahut. Hatixhja i kishte parė vetė ēastet qė kaloi Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur i zbriti surja Mudethir. Prandaj qe e natyrshme qė ajo tė ishte e para e besimtarėve. 2. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi menjėherė te shoku i tij i ngushtė, Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i tha se Allahu e kishte nderuar duke e bėrė profet dhe tė dėrguar dhe e ftoi pėr t’i besuar. Ai i besoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pa mėdyshje dhe pohoi dėshminė e vėrtetė7. Ebu Bekr Siddiku qe i pari qė i besoi plotėsisht Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai ishte dy vjet mė i vogėl se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shok i tij prej shumė kohėsh. Ai i njihte Profetit Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) botėn e brendshme dhe tė jashtme. Besimi i tij ishte dėshmia mė e drejtė pėr vėrtetėsinė e fjalės sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). 3. Ndėr tė parėt qė i kanė besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė edhe Ali ibn Ebi Talibi. Nė atė kohė pati rėnė zia e bukės nė fisin Kurejsh. Ebu Talibi ishte i varfėr e kishte shumė fėmijė. Kėshtu qė Abbasi – xhaxhai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori Xhaferrin, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mori Aliun. Pra, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte nėn kujdestarinė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai rrinte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), aty hante, aty pinte dhe tė gjitha nevojat ia plotėsonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte Aliun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) si fėmijėt e vet. Kur Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhi Zbulesa, Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte dhjetė vjeē. Ai e ndiqte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė tė gjitha veprat. Prandaj kur ai e thirri nė Islam, Aliu iu pėrgjigj menjėherė. Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ėshtė i pari i ri qė i ka besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėr tė parėt qė i kanė besuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė edhe skllavi i tij, Zejd ibn Harith ibn Sherahil el Kelbi. Pėrpara Islamit ai ishte zėnė rob dhe ishte shitur. E kishte blerė Hakim ibn Hizami dhe ia kishte dhuruar hallės sė vet, Hatixhes. Hatixhja ia kishte 7) Dėshmia: "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu en-ne Muhameden resulullah." dhuruar tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur e morėn vesh pėr tė, babai dhe xhaxhai i Zejdit shkuan te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu lutėn atij qė t’ua kthente Zejdin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e thirri Zejdin dhe e la tė lirė tė shkojė me babanė dhe xhaxhanė e tij ose tė qėndronte tek ai. Zejdi parapėlqeu tė rrinte me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te paria e Kurejshėve dhe u tha: “Dėshmoni se ky ėshtė biri im, ai mė trashėgon mua dhe unė e trashėgoj atė.” Ėshtė koha, kur ende nuk i kishte ardhur profetėsia Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Zejdi thėrritej biri i Muhamedit, derisa erdhi Islami. Islami e anuloi adoptimin dhe tashmė ai u quajt Zejdi, biri i Harithit. Kėta tė katėr e kanė pranuar Islamin brenda njė dite, atė ditė kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u urdhėrua qė tė paralajmėronte dhe tė thėrriste nė rrugėn e Allahut. Pėr secilin nga kėta thuhet se ėshtė i pari qė e ka pranuar Islamin. Ebu Bekr Siddiku (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) u bė krahu i djathtė i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr thirrjen nė Islam. Ai ishte i ndershėm, i sjellshėm, i dashur, fisnik dhe i respektuar.

vazhdon..
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė