Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-12-04, 14:32   #6
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nuse Pėr Nė Mal


Nė vitin 1915, duke qenė gjithnjė kaēak nėpėr Drenicė, Azemi u strehua pėr disa net nė Klinėn e Poshtme, te Muharrem Rexha. Atje takoi edhe Shotėn me prindėt e saj. Me kėta bisedoi vetė rreth martesės. Prindėt e Shotės i treguan Azemit se ata dhe vasha e kishin pritur dhe qenė gati pėr tė bėrė martesėn sa mė shpejtė.
Ndėrkaq Azemi me dy vėllėzėrit e tij, Seferin e Zenelin, vazhdonte njė jetė gjysmėilegale. Themi gjysmėilegale, sepse Drenica ishte gati e pashkelur. Njerėzit dhe grupet e shkėputura si “kaēakė” nėpėr Drenicė ishin tė shumtė. Populli ishte me ta dhe i mbronte, ndėrsa forcat e xhandarmėrisė rrallė dhe vetėm nė formė ekspeditash tė mėdha mund tė depėrtonin nėpėr Drenicė.
Dita e martesės erdhi. Shota u vesh me rrobat e nusėrisė. Sa e pashme ishte Shota, nuse! Trėndafil i kuq nga fytyra, selvi nga shtati, fisnike nė shpirtė, e thjeshtė dhe e pastėr nė veshje, e hijshme si vjollcat qė mbulojnė livadhet plot diell tė fushės sė Kosovės. Sa e bukur ishte nusja, aq e thjeshtė dhe e jashtėzakonshme ishte dasma. Nė kėto vise kjo ishte dasma e parė ku nuk u ndėgjua vaji i zakonshėm i vashės qė merr njė burrė tė panjohur. Kjo ishte nusja e parė qė nuk pranoi duvakun qė u zinte sytė dhe frymėn ēikave.

Azemi po martohej duke qenė i arratisur. Pėr shkak tė kėsaj gjendjeje dasma u bė disi e veēantė. Midis krushqėve pėrcjellės ishin vetėm i ati i Shotės, vėllėzėrit dhe dhe burrat mė besnikė tė Radishevės. Mirėpo Galica veproi sipas mėnyrės sė vet: si krushq pati jo vetėm burrat e Galicės, por edhe shumė bij tė Drenicės, qė kishin dalė nėpėr male.
“Ke marrė nuse tė mirė e pėr hajr tė kjoftė, o Azem!” i thanė shokėt Azem Galicės.
“ Po jo nuse pėr punėt e shtėpisė, por nuse pėr nė mal”, u pėrgjigj Azemi. Pak ēaste gėzimi kaloi Shota nuse. Ditėn e dytė tė dasmės, Shota e rreshtuar midis nuseve mė tė reja tė Galicės nusėroi, e pastaj, sipas radhės ajo vallėzoi, e shoqėruar nga dajreja dhe zėri i kėngės sė bukur tė ēikave tė Kosovės.
Pa kaluar dy javė, pa u shuar gėzimi i dasmės, njė mėngjez herėt, forcat e xhandarmėrisė rrethuan shtėpinė e Azemit.
Lufta qe e rreptė. Serbėt lanė tė vrarė e tė plagosur. Nė kėtė luftė ranė dy vėllėzėrit e mėdhenj tė Azemit, Seferi dhe Zeneli. Tė rrethuar nė shtėpi, me pushkėt e tė vrarėve, ia nisėn kėtu luftės, pėrkrah Azemit, nusja dhe nėna e tij, Shota dhe Sherife Galica. Nga frėngjitė shtinin gjithsejt tri pushkė: dy gra e njė burrė, njė nėnė me djalin dhe nusen e tij. Kėto ishin tri pushkė tė rralla e simbolike, qė pėrfaqėsonin njėkohėsisht tri prej katundeve mė tė njohura pėr trimėri e patriotizėm: nėnė Sherifja, bijė e Selacit, Shota, nuse 19-vjeēare, bijė e Radishevės, dhe Azemi, djalė 24-vjeēar, bir i Galicės.
Kėtu u dėgjua sė pari edhe thirrja : “Prite Azem Galicėn!”, e cila mė vonė u bė e pėrgjithshme dhe tradicionale pėr tė gjitha ēetat e Drenicės dhe pėr shumicėn e atyre tė Kosovės.
Duke ndier rrezikun e natės qė po afrohej, forcat armike u tėrhoqėn pėrkohėsisht. Kuptohet se armiku nuk do tė pranonte humbjen dhe tė linte rastin pa u hakmarrė. Pritej qė tė nesėrmen nė mėngjez tė vinin forca tė tjera serbe pėr tė rrethuar Galicėn. Nėnė Sherifja, duke u kujdesur pėr dy djemtė e vrarė, herė mbas here i lutej Azemit qė tė largohej sa mė shpejt, para se tė vinin forcat serbe. Azemi, pasi u dha porosinė burrave tė Galicės pėr varrimin e dy vėllėzėrve dhe fshehjen e familjes, po bėhej gati tė ndahej me njerėzit e vet dhe tė nisej pėr nė mal. Nė atė ēast Shota iu drejtua dhe i tha : “Azem, kij besim nė mua, mė merr me vete, ndoshta kam me t’u dashtė, tė fortė kanė me qenė trupi e zemra ime, kam me durue tanė pėrplasjet e rrebeshet sikur ti; due me qenė shokė me ty, tė luftojmė e tė vdesim bashkė, pushkėn qė kam nė dorė kurrė s’kam me ia dorėzue kujt, kij besim nė mue, Azem!”
Azemi i dėgjoi qetė fjalėt e Shotės, e vėrejti atė nė fytyrė dhe pa se sytė i kishte zjarr. Pikėllimi i nėnės pėr dy vėllėzėrit e vrarė, jetimėt e mbetur me dy nėnat e tyre qė lotonin, motra e vetme 19-vjeēare qė nuk mbahej duke kukatur, Ademi, vėllai i vetėm qė ende s’kishte mbushur tė 14 vjetėt, shtėpia e mbetur pa asnjė burrė qė tė kujdesej pėr tė, varrimi i vėllėzėrve qė duhej bėrė tė nesėrmen, armiku qė pritej tė kthehej pėr tė kėrkuar gjak tjetėr, tė gjitha kėto brenga disi iu lehtėsuan nga lutja e nuses sė re, e cila i premtonte se do t’i ishte besnike nėpėr male. Ai u shtang e fytyra iu zverdh. Nuk dinte ē’tė bėnte. “Ndoshta kam me t’u dashtė, due me qenė shok me ty, tė luftojmė e tė vdesim bashkė, kij besim nė mue, Azem!”. Kėto fjalė i tingėllonin atij nė vesh dhe pyeste me vete: “Me marr nusen me vete nėpėr male?!” Kjo nuk ishte e lehtė. Madje as ai dhe gati askush tjetėr nuk mund tė besonte se nėn hijeshinė e nuses sė re fshihej trimėria e burrit, e bashkuar kjo me urtėsinė plot ndiesi tė gruas shqiptare! Nė atė ēast ngashėrimi, kur Azemit i kalonin gjithfarė mendimesh, qė nuk e linin tė vendoste, ndėrhyri nėna e tij , Sherifja : “Po bija e nanės, mirė e kie, kurrė mos e hiq atė pushkė prej dore, ka ardhė koha me i dalė zot kėsaj toke. Pa atdhe s’jemi asgja. Shko, tė pastė nana! Ndihmoje e rueje Azemin. Pėr kėta qė janė nė shpi mos kini gajle, se i ruen nana, veē ma merrni me vete Ademin e ruejeni se asht i ri”. Si mbaroi kėto fjalė, Sherifja hyri shpejt nė shtėpi, hapi arkėn, nxori njė palė rroba burrash dhe iu drejtua Shotės:

— Merri, trimnesha e nanės!
Shota i mori ato, shpejt e shpejt hyri nė dhomė dhe veshi rrobat e komitės kombėtare.
— Shkoni tash, ju pastė nana, rruga e hajrit, e ju priftė pushka! — tha nėnė Sherifja dhe u nda me Shotėn e dy djemtė e vet, Azemin e Ademin.
Qysh atė ditė, lufta pėr liri u bė jetė e Shotės. Pa asnjė ngurrim ajo rroku pushkėn, e hodhi mbi supet e saj tė njoma dhe hyri nė vallen e luftės sė gjatė, tė ashpėr e tė pamėshirshme. U nda nga ėndrrat e ndjenjat e nusėrisė dhe hyri nė radhėn e nuseve tė malit, nė radhėn e burrave dhe tė ēetave tė lirisė. Duke filluar qysh atė ēast e pėr tėrė jetėn, ajo pati pranė vetes pėr shokė tė pėrhershėm pushkėn dhe Azemin. Jeta e tyre u shkri nė njė jetė e luftė tė pėrbashkėt, kushtuar lirisė sė atdheut.
Forca qė e shtyu heroinėn tė merrte pushkėn nė dorė ishte ndjenja e atdhedashurisė, urrejtja ndaj pushtuesit, etja pėr liri dhe ndjenja e besnikėrisė sė pafund ndaj tė shoqit.
Kėto ndjenja tė larta janė ato qė e shtynė kėtė nuse shqiptare tė shkelte me kėmbė ligjet e ashpra tė fesė dhe tė kanunit, tė vishte rrobat e burrave dhe tė jetonte 12 vjet me radhė si grua e vetme midis burrave dhe luftėtarėve tė ēetave kryengritėse tė Kosovės. Kėshtu, qė nė moshėn 19-vjeēare, vetėm dy javė pas martesės, Shota rrėmbeu pushkėn e doli maleve pėr liri.
Kur Azemi, Shota dhe Ademi iu ngjitėn maleve pėr tė bashkuar rreth vetes bijtė e Drenicės nė luftė kundėr armikut, nėna Sherifja, me ndihmėn e kushėririt tė Azemit, Bek Hysenit nga Galica, atė natė mundi tė strehohej nėpėr katundet e Drenicės. Tė nesėrmen forcat serbe rrethuan Galicėn, dhe, pasi plaēkitėn krejt mallin, dogjėn shtėpinė e Azemit.
Mbas vitit 1906, ishte e dyta here qė digjej shtėpia e tij.
Qysh nga ajo ditė nėna e trimit dhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes nuk e panė mė vatrėn e tyre. Gati gjithė jetėn ata mbetėn tė strehuar e tė shpėrdarė nėpėr Drenicė te miqtė e shokėt e Azem Galicės.



__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė