Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-11, 15:11   #20
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Toleranca fetare nder Shqiptar. A eshte fillimi i prishjes..

Ska luftė brenda Islamit tė besimit muslimanė tek shqiptarėt,po ka njė lėvizje pėr tė firmos realitetin e njė faktori tė rėndėishėm religjioz tradicional nė rajonin e Evropės.
Dėshirojmė qė ky studim tė kontribuojė pėr njoftimin mė tė mirė tė njėrės nga religjionet e mėdha tradicionale nė rajonin e Evropės dhe njėrės nga faktorėt mė tė rėndėsishėm politik nė Ballkan, pėr zhvillimin e paradokohshėm tė shpejtė dhe nė harmoni.

Bėhet fjalė pėr afrimin e religjionit autokton, qė tradicionalisht ėshtė mė pak e njohur nė Ballkanin Perėndimor, nėpėrmjet kontributit pėr migrimin nga fundi i shekullit 20. Pėr kėtė qėllim, u referohemi dy specialistėve pėr zhvillimin politik tė Ballkanit, z. Bashkim ISENI, specialist pėr ēėshtjen e nacionalizmit nė rajonet ku jetojnė shqiptarėt dhe autor i hulumtimeve pėr faktet fetare nė kėtė rajon, dhe z. Gvazje BUGAREL, i njohur sipas veprės sė tij pėr zhvillimin politik nė Bosnjė dhe Hercegovinė, qė ka tė bėjė pikėrisht me faktin fetar.

Shumica nga disa diskutues kėtu as qė kan njohuri mbi kėtė qėshtje dhe as qė din se ēka ėshtė "Vehabizmi"..lexoni...

Neosalafizmi paraqet fundamentalizėm fetar i cili dėshiron tė kthehet te islami i
"paraardhėsve tė devotshėm" (<al salaf al salih>)7. Neosalafistėt e idealizojnė kohėn e Pejgamberit dhe ithtarėt e tij dhe i hedh poshtė besimet dhe dukuritė fetare, tė cilat nuk janė vėrtetuar nė Kuran oseSy ne t (traditė e bazuar nė fjalėt dhe veprat e Pejgamberit). Ata janė armiq tė modernizmit politik dhe kulturor, si dhe tė traditave lokale fetare, procedurė qė e mohon zhvillimin historik dhe laramanin kulturore tė bashkėsisė myslimane.


Mė nė fund, neosalafisėt e Ballkanit shpesh kualifikohen si "vehabistė" nga ana e mediumeve lokale dhe nga perėndimi. Vehabizmi ėshtė formė e neosalafizmit karakteristik pėr Arabinė saudite dhe lidhet memadhabin hanbalit. Por, Arabia Saudite edhe pse ka kontribuar gjerė pėr pėrhapjen e neosalafizmit nė Ballkanin Perėndimor, kjo nuk do tė thotė se pėrfaqėsuesit lokal tė cilėt e hedhin poshtė madhhabin hanefit, e quajnė veten si vehabistė ose identifikohen me regjimin saudit. Aplikimi i epitetit "vehabistė" shpesh keqpėrdoret, ushqen shumė polemika, duke i fshehur qėllimet e vėrtetat dhe nė fund rrezikon q ta kuptojė gabimisht zhvillimin dhe pėrēarjet e brendshme tė islamit nė Ballkanin Perėndimor.

Neosalafizmi e ka prejardhjen nga salafizmi, cili nga fundi i shekullit 19, ka dashur t’i kthehet islamit burimor qė t’i kundėrvihet dobėsimit tė tij nė botėn myslimane dhe dominimit nga perėn- dimi. Por, salafizmi, duke u angazhuar pėr hapjesn e serishme tė portave tė xhihadit (komentim i lirė) njėkohėsisht ka sjellur deri e pėrhapja e reformizmit mysliman, lėvizjeve islamike dhe lėvizjeve tjera laike nacionaliste tė botės myslimane.

Pėr mė shumė lexo nė "Islami dhe politika nė ballkanin perendimorė.
Kurse enkas pėr panta rei dhe mendimtarėt qė e bashkėshoqerojnė:

Nė Kosovė institucionet fetare islame qė nė vitin 1990 i mbėshtetėn kėrkesat nacionaliste tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), atėherė hegjemoniste te popullata shqiptare. Nė fund tė vitit 1990 paraqitja e partive tjera nacionaliste shqiptare, tė dalė nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės (UĒK), nuk pati ndikim tė madh mbi marrėdhėniet e religjionit dhe politikės, elita e pėrgjithshme politike shqiptare mbeti me inspirimin laik, ndėrsa institucionet fetare qėndronin anash nga jeta politike;

Nė pesė deri dhjetė vitet e ardhshme parashihen struktura tė reja tė marrėdhėnieve mes islamit dhe politikės nė Ballkanin Perėndimor.

Hipoteza pėr formimin e njė ose mė shumė shteteve islamike nė Ballkanin Perėndimor ėshtė opsion i pabazė dhe i hedhur poshtė nga aktorėt lokal islamik dhe mbėshtetėsit e tyre tė jashtėm. Gjithashtu, idea pėr "transversalen e gjelbėr" e cila e lidhė popullatėn myslimane tė Ballkanit Perėndimor nuk ka bazė reale, pėr shkak se kjo popullatė ėshtė mė shumė nėn kėrcėnimin nga "getoizimin" nė kuadėr politika nė Ballkanin perėndimor tė njė entiteti territorial me status tė pacaktuar. Pėrkundrazi, dukuria e dy entiteteve shtetėrore ose huazi shteteve me shumicė myslimane (Kosova dhe Federata e Bosnjės dhe Hercegovinės) do tė sjellė deri te rikompozime tė mėdha gjeopolitike dhe identitete (ndarja e bashkėsisė boshnjake dhe riislamizimi i identitetit kombėtar boshnjak, paraqitja e Kosovės me shumicė sunitė, si qendėr e re e nacionalizmit shqiptar dhe kontestimi i karakterit laik tė ideologjisė nacionaliste shqiptare);

Ēna solli Ibrahim Rugova?

Ibrahim Rugova udhėheq politikė pro perėndimore, duke kėrkuar disa herė mbėshtetjen e Vatikanit.4 Ai vazhdimisht e thekson pėrkitjen evropiane tė kosovarėve dhe afėrsinė e tyre historike me botėn perėndimore, duke e theksuar dimensionin e krishterė tė shqiptarėve. Paralelisht me kėtė, ai e minimizon dimensionin islam ė kulturės shqiptare dhe nė mėnyrė sistematike e thekson kontributin e figurave historike tė krishtere shqiptare, si Pjetėr Bogdani, Skėnderbeu ose Nėna Terezė.5 Veēantia e konceptit tė tij tė nacionalizmit shqiptar bazohet nė kėrkimin e legjitimitetit qė mbėshtetet nė prezencėn katolike shqiptare, qė i ka paraprirė invazioneve sllovene dhe osmane n Kosovė.

"Fotografia e tij me papėn Gjon Pali i Dytė nė mėnyrė simbolike e zbukuronte zyrėn ku ai i priste vizitorėt e jashtėm. Rugova mbante kontakte me Bashkėsinė Sh. Egidio, e cila pėrpiqej tė ndėrm- jetėsonte mes Ibrahim Rugovės dhe Sllobodan Millosheviqit. Pėr informata mė tė hollėsishme pėr aktivitetet ndėrmjetėsuese tė kėsaj organizate joqeveritare katolike nė botė, shih te http:// www.santedigio.org.
5 Ibrahim Rugova mbante lidhje sipėrfaqėsore me popullatėn religjioze islamike nė Kosovė.

Megjithatė, nėn dominimin e regjimit tė Millosheviqit, medreseja nė Prishtinė ishte vendi pėr mbledhjet e Parlamentit dhe Qeverisė sė Kosovės.
Pas vdekjes sė Ibrahim Rugovės nė janar tė vitit 2006 mediat lokale dhe perėndimore flisnin pėr kalimin e tij tė mundshėm drejt katolicizmit.

Kryeministri Bujar Bokoshi gjithashtu ėshtė shumė aktiv nė planin diplomatik me pėrfaqėsitė konsullore perėndimore. Bukoshi ėshtė prodhim i elitės politike kosovare me bindje ateiste dhe pro perėndimore. Nė aktivitetet e tija tė lobimit diplomatik, Bukoshi u tregua mė pragmatik se sa kryetari Rugova. Kėshtu, bindja e tij ateiste nuk e ndaloi tė kėrkojė mbėshtetje politike nė Turqi dhe nė vendet arabe-myslimane nė dobi tė Kosovės. Pėr shembull, ai nė vitin 1992 ka marrė pjesė nė njė tubim tė Organizatės sė Konferencės Islamike (OKI).

Nuk ju duket se disave vete Rugova ua riti trurin,dhe tani ato ende jetojnė nen patronatin "Rogaviluzionist" se sa me realitetin,nder to edhe pantat e panterat,hutat e skifterat me:co.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė