Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-08, 02:00   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Big Mama: Jam ende e virgjėr ...

Babai i saj ėshtė drejtues i njė qendre shėndetėsore. Njė nga vėllezėrit merret me politikė ndėrsa vetė Bigu ka mbaruar vitin e dytė tė fakultetit pėr shkenca politike. Kėngėtarja dėshiron qė nė tė ardhmen tė hapė njė parti politike nė Tetovė ku tė jetė vetė kryetare, njė qėllim nė vetvete qė do t’i mposhtė tė gjithė politikanėt jo vetėm nė bazė tė forcės qė zotėron por dhe nė bazė tė famės qė ka. Do quhet Partia Big Mama. Brenda tė qėnurit vetvetja kėngėtarja shqiptare e Maqedonisė ka njė konglomerat surprizash qė do t’i zbulojė njė nga njė nė kėtė intervistė tė sinqertė pėr suplementin “Unė gruaja”....
Cila ėshtė arsyeja qė pushimet e verės tė kanė gjetur nė Shqipėri, vetėm plazhi apo dhe diēka tjetėr?
-Normalisht qė arsyeja fillestare ėshtė puna. Plazhin e shfrytėzoj nė varėsi tė punės, duke qenė se bėj njė rrugė e dy punė. Kam pasur shumė koncerte kėtu nė Shqipėri.

Nė ēfarė plazhi je duke pushuar?

-Kam qenė nė Velipojė, nė Shkodėr, nė Vlorė dhe pėr momentin jam me disa miq tė mi nė Golem, duke pushuar nė plazhin “Bonita”.

Gjatė kėsaj kohe cila ka qenė axhenda jote?

-Gjatė kėtyre dy muajve kam pasur njė pauzė nga ekrani pėr shkaqe tė miat personale. Jam duke u pėrgatitur pėr njė ndryshim shumė ekskluziv, nė mėnyrė qė tė dal nė shtator me njė dukje tė re tė Bigut. E ndieja tė nevojshme njė pauzė tė tillė nė mėnyrė qė publikut kur tė dal, t’i dukem njė surprizė.

Kush ėshtė konsulenti qė tė ndjek nė karrierėn tėnde?
-Unė nė fakt nė Shqipėri kam si kėshilltare Dorianėn, ndėrkohė qė kam dhe babanė.

Le tė kthehemi nė retrospektivėn e jetės tėnde. Si ka qenė jeta jote, marrėdhėnia qė ke pasur me babain, nėnėn dhe familjen…
-Tani jam mė e ēmendur se mė parė. Duke u rritė e duke u ēmendur mė shumė (qesh). Dikur kam qenė njė fėmijė shumė pozitiv, e shoqėruar, qė bėnte shumė pėr tė tjerėt. Jam rritur nė njė familje prej 7 anėtarėsh. Jemi shumė tė bashkuar me njėri tjetrin. Para njė muaji kam humbur xhaxhain dhe ka qenė diēka e tmerrshme pėr mua. Familja mė ka mbėshtetur shumė. Dy vėllezėrit e mi tė mėdhenj mė kanė dhėnė pėrkrahjen mė tė madhe morale ndaj ia di pėr nder shumė familjes sime qė mė ka dhėnė kurajon dhe mbėshtetjen pėr tu bėrė kjo kėngėtare qė jam. Nuk ėshtė e lehtė pėr njė femėr t’i futet kėsaj rruge. Por mė kanė pėrkrahur shumė dhe jam munduar ta ruaj besimin e tyre. Unė jam fėmija e fundit dhe jam mė e lazdruara. Unė kam qenė si tip djali, por morali im ka qenė femėr.

Kur ke nisur tė tregosh talentin tėnd si kėngėtare?

-Qė e vogėl. Mė ka zbuluar gjyshja ime e cila qė kur unė isha e vogėl 9 muajsh nė njė udhėtim pėr nė Kosovė kam nisė tė kėndoj me la la la. Gjithė furgoni ka nisė t’u qeshė dhe ndėrsa gjithė udhėtarėt kanė duartrokitė gjyshja ka thėnė se do bėhesha kėngėtare. Duke u rritė duke u zmadhuar dėshira dhe ėndrra pėr t’u bėrė kėngėtare. Unė gjithnjė kam lozė si me qenė kėngėtare, duke bėrė programet e mia me shoqet. Tė gjithė kanė lozur bashkė me mua.

Gjyshen e ke pasur shumė tė afėrt?

-E kam pasur model. Dhe mė pas babai im i cili mė ka pėrkrahur nė tė gjitha hapat e mi. Kam kėnduar nė ansambėl, nė korret e shkollės, nė festivalet e fėmijėve. Kam marrė gjithnjė ēmime. Mė pas u futa nė shkollėn e muzikės, dhe kėshtu vazhdova.

Kemi vėnė re se je njė kėngėtare qė nuk synon komercialitetin por kėndon me shumė maturi. Ėshtė synimi yt ky?
-Unė pėr veten time kam preferuar tė kėndoj R&B ose Hip-Pop duke u munduar tė jem dhe ajo qė do populli. Unė e kombinoj kėtė lloj muzike me atė komerciale alla Big Mama. Duhet patjetėr tė bėsh kėtė zgedhje pėr tė mbijetuar nė muzikė. Unė mundohem tė mbaj imazhin tim.

Pse quhesh Big Mama?

-Emri im ėshtė Besiana, por njė shoku im mė quante kėshtu. Ai faktikisht nuk ėshtė mė nė jetė. Kam qenė gjithnjė njė fėmijė i shėndoshė dhe duke qenė se me atė jam rritė, ai mė thėrriste me kėtė emėr. Kur ai ndėrroi jetė ishte tragjedi e madhe pėr mua, ndaj vendosa qė pėr kujtim tė tij tė ruaj kėtė emėr. Sa herė mė thėrrasin kėshtu kujtoj mikun mė tė madh tė zemrės sime.

A mendon se emri, mėnyra e interpretimit por dhe lloji i muzikės janė armėt e suksesit tėnd?

-Mendoj se arma mė e mirė e suksesit tim ėshtė karakteri, kontakti me personat e ndryshėm. Futja me nė muzikė ka qenė si njė lloto pėr kompozitorėt dhe tekstshkruesit. Ato thoshin se nuk mė ha pazari. Shumica e kompozitorėve mė kanė mbyllė derėn duke mė thėnė se me kėtė zanat unė nuk do haja dot bukė.

Nuk je prapsur nga kėto refuzime?

-Mua mė kanė ofenduar shumė kur kam qenė 14 vjeēe. Mė kanė pėrplasė dyert nė fytyrė. Si fėmijė kam qenė e mėrzitur kam kaluar deprivimet e mia. Por falė zotit kam qenė njeri i fortė . I kam tregu se nė muzikė nuk mund tė kesh sukses vetėm duke qenė njė femėr e bukur dhe seksi.

Kjo tani besoj se ju bėn mė tė lumtur qė i ke sfiduar?
-Tani ndjehem shumė e lumtur kur ato mė shohin nė televizor si kėngėtare.

Ti nuk ke luajtur me pamjen por me aftėsinė...

-Unė jam shumė e kėnaqur qė me kėtė peshėn, trupin dhe paraqitjen time kam fituar zemrėn e gjithė popullit. Qė ato mė pranuan dhe mė deshėn kėshtu siē jam. Nuk mė deshėn seksi, tė pėrdredhur dhe qė tregoj gjoksin
tim.

Kjo do tė thotė se jeni kundėr sensualitetit tė kėngėtareve?
-Jo absolutisht. Nuk jam kundėr. Ato qė janė zonja le ta pėrdorin. Atyre qė u ka hije, pse jo. Por atyre qė si ka hije nuk duhet ta pėrdorin.

Gjithė kėtė personalitet tėndin e ke tė trashėguar nga familja?
-Po. E kam tė trashėguar nga babi im. Unė jam fotokopja e tij. Unė kam ecur gjithnjė nė hapat e tim eti. Dhe ai ėshtė artdashės, ėshtė njeri me shumė kulturė. Ai mė ka ēuar vetė nė kėtė rrugė.

Vajzat janė mė tė lidhura me baballarėt. E vėrtetė dhe pėr ju?

-Gjithnjė kam qenė e lidhur me babain dhe pse nėnėn e kam si shpirt.

Jeni duke mbajtur njė dietė. Pse?

-Sepse kohėt e fundit tė gjithė janė duke u marrė me peshėn time. Aktualisht ėshtė bėrė njė ēėshtje e ditės. Tani kam vendosur shumė seriozisht tė mbaj dietė pėr t’i treguar tė gjithėve se unė mund tė dobėsohem , por nuk du vetė. Po dobėsohem vetėm pėr t’i mbyllur gojėn gazetarėve.

Gjithsesi ti ke thyer tabu me mbipeshėn tėnde. A mendon se njerėzit janė mėsuar me kėtė formė tėnden?
-Ndaj po e ruaj surprizė dhe nuk do dalė deri nė muajin shtator, kur tė dalė me njė pamje tjetėr. Do dal me vidoklip ė ri. Do dalė e njėjta Big Mama, ngjyra ngjyra duke i treguar tė gjithėve se mund tė dobėsohem, por mė pas pėrsėri do tė trashem (shėndoshem)…

Ēfarė regjimi po pėrdor?

-Deri mė parė kam bėrė dy herė regjim dhe mė pas dy muaj kam ngrėnė sa pėr dhjetė vetė. Rezultate kam pasė por mė pas e kam marrė pėrsėri peshėn.

Dietėn e fundit kur e ke nisur?

-E kam nisur qė nė muajin qershor. Dhe deri mė tani kam hequr 12 kile.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante