Tema: Dieta
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-13, 13:16   #20
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Dieta

Dieta IG, ja si te dobesoheni ne menyre te shendetshme


Indeksi glicemik eshte efekti i ngritjes se nivelit te sheqerit ne gjak. Ushqimet me IG te larte e rrisin shpejt nivelin e sheqerit dhe pershpejtohet procesi i shnderrimit ne yndyre.

Indeksi glicemik ėshtė efekti i ngritjes sė nivelit tė sheqerit nė gjak. Ushqimet vlerėsohen nė mes 0-100, ato me njė indeks nėn 55 vlerėsohen si ushqime me indeks tė ulėt glicemik, ato me indeks 55-70 si ushqime me indeks mesatar glicemik ndėrsa ato mbi 70 si ushqime me indeks tė lartė glicemik

Ushqimet me njė indeks tė lartė glicemik si p.sh karbohidratet e rrisin shpejt nivelin e sheqerit dhe si rrjedhojė pėrshpejtohet proēesi i shndėrrimit nė yndyrė dhe ndihet mė shumė uri.


Si mund tė aplikoni dietėn IG?

1. Ndertoni njė program tė shėndetshėm ushqyerjeje

- Merrini nė sasinė e duhur nga tė gjitha ushqimet, pėr kėtė arsye shikojeni sa shpesh duhet t’i merrni ato. Tė gjitha ushqimet kanė njė vlerė tė ndryshme IG-je, mėsojini vlerat e tyre. P.sh sheqeri pluhur ka vlerėn e IG-sė 65, mjalti 58, molla 38, banania 62, rrushi i thatė 64, buka e bardhė 70, orizi 87. Preferoni ushqimet me indeks glicemik nėn 55.
- Pėrpiquni tė hani ēdo ditė nė tė njėjtat orare.
- Mbani pranė vetes ushqime tė shėndetshme nė mėnyrė qė t’i merrni sa herė qė tė keni uri.
- mishi dhe produktet e qumėshtit janė ushqyese por kanė njė vlerė tė lartė yndyre, pėrpiquni t’i konsumoni ato nė trajtė zgarė, tė ziera, tė pjekura nė furrė.
- le tė konsumojmė nė ēdo vakt sallatė apo zarzavate me vlerė tė ulėt tė indeksit glicemik.

2. Mos e anashkaloni mėngjesin

Fillojeni ditėn me mėngjes tė shėndetshėm kudo qė tė jeni, nė shtėpi apo jashtė. Personi i cili ha mėngjesin ėshtė mė energjik gjatė ditės dhe ka njė nivel tė stabilizuar sheqeri nė gjak. Mėngjesi ėshtė rregulli i artė i dietės suaj tė dobėsimit, nėse nuk e bėni e keni edhe mė tė vėshtirė tė dobėsoheni.

3. Ēfarė tė hani nė drekė dhe darkė

Konsumimi i ushqimeve tė pasura me proteinė nė mes tė ditės edhe do tė ngopė ndjenjėn e urisė edhe do t’ju ndihmojė nė pėrshpejtimin e procesit tė djegies sė yndyrave. Po sigurisht qė ėshtė shumė e rėndėsishme se ēfarė hani pranė tyre.
Sallata e stinės ėshtė zgjedhja mė e mirė. Darka ėshtė koha ku kaloni kohėn mė tė madhe me familjen tuaj dhe ku merren mė shumė kalori. Le tė mundohemi ta hamė darken nė tė njėjtin orar.
Nė vend tė mishit tė kuq mund tė hamė peshk, mish pule me sallatė, pranė gjellės me zarzavate mund tė hamė bukė me drithėra nė vend tė pilafit dhe makaronave.

4. Kujdes 5 rregullat e gatimit

- pakėsoni sasinė e kripės, vajit dhe sheqerit.
- mos pėrdorni krem nė ushqime, supėra dhe nėse do ta pėrdorni mos shtoni yndyrė.
- nėse pėrdorni mish nė gjellėt me zarzavate pakėsoni sasinė e tij.
- preferoni grupin light tė qumėshtit dhe kosit sepse nė kėtė mėnyrė do tė merrni mė pak yndyrė.
- pėrdorni teknika tė shėndetshme gatimi, mos konsumoni gjėra tė skuqura.

5. Llastojeni veten ndonjėherė

Ėmbėlsira, makaronat, pilafi, pica e tė tjera janė ushqime nga tė cilat nuk mund tė heqim dorė por nėse i konsumojmė nė mėnyrė tė kontrolluar nuk na dėmtojnė. Por nuk duhet tė harrojmė se ēdo porcion i konsumuar do t’ju kthehet mbrapsht. Pėr kėtė arsye ju mund tė llastoni pak veten duke konsumuar brumėra apo ėmbėlsirė njė ose 2 herė nė javė. Pas ngrėnies sė tyre gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė tė pini qumėsht, kos apo dhallė nė mėnyrė qė niveli i sheqerit tė mos ngrihet shpejt. Nėse ju hahet ėmbėlsira atėherė preferoni ato me qumėsht.

6. Frutat

Nėse i konsumoni shumė duhet ta dini se krijojnė tė njėjtin efekt me bakllavėn dhe nė kėtė mėnyrė rritet IG. Mos i konsumoni frutat pas buke por mes vakteve dhe nga 1 porcion.

7. Kujdes lėngjet

Pijet me acid janė lėngje me njė indeks tė lartė glicemik. Nė vend tė tyre mund tė pimė ujė, dhallė apo limonadė me pak sheqer ose aspak, ēaj me akull etj.

8. Dobėsohuni nėn kontrollin e dietologut

Ndoshta mund t’ju duhet njė program i ri ushqyerjeje pėr t’u dobėsuar, flisni me dietologun tuaj dhe pėrcaktoni njė program tė ri. Aplikimi i tė njėjtit program mund tė ngadalėsojė dobėsimin.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė