Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-11, 08:19   #11
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dy herė brenda natės tentohet tė digjet xhamia nė Gjakovė!

Eshte vertete per keqardhje ky lajm, por pse nuk i presim organet e hetuesise te thone fjalen e vet para se ne te thojm tonen ? Nese do te diskutojme per dyshimet e mundshme , atehre ndaj mendimin qe kjo eshte bere nga grupet (sektet) rivale islame.
Pse e tham kete: 2 here ishte sulmuar edhe profesori i respektuar Xhabir Hamiti dhe me ne fund eshte larguar nga te gjitha funkcionet bile bile iu mor e drejta edhe per mesimdhenje fetare...
Ne vazhdim lajmi ndaj tij (per tia freskuar memorjen dikujt, diikujt).






Dhunohet Kryetari i Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Xhabir Hamiti


E rrahėn nė emėr tė kujt?




Pesė persona gjysmė tė maskuar e kanė rrahur me grushta dhe shqelma Kryetarin e Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Xhabir Hamitin. Ai mendon se sulmi kundėr tij ėshtė bėrė prej grupeve radikale islamike, qė janė tė pakėnaqur me predikimet e tij rreth Islamit. Fton shtetin qė tė ndėrhyjė. Nė tė kundėrtėn, sipas tij, toleranca fetare do tė shkatėrrohet.

Nga Jeton Musliu mė 01.12.2008 20:28 CET

Fytyrėn ende e ka me plagė, ndėrkohė qė miqtė vazhdojnė ta thėrrasin dhe ta vizitojnė ēdo pesė minuta. Ky ėshtė Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės (BIK). Zyrtari i lartė i kėsaj bashkėsie fetare nė Kosovė ėshtė rrahur rėndė tė dielėn nė mbrėmje. Pesė persona tė maskuar e kanė sulmuar doktorin e shkencave dhe ligjėruesin e Fakultetit tė Studimeve Islame nė garazhin e veturės sė tij, e cila ndodhet nė oborr tė shtėpisė. Ai betohet se nuk i ka bėrė askujt asgjė, edhe pse dyshon se akti mund tė jetė kryer pėr shkak tė prononcimeve tė tij nė media qė islami nė Kosovė tė jetė ai tradicionali dhe jo tė importohet nga vende tė ndryshme tė botės. Pėr herė tė parė pėr Express, hapur, njė zyrtar i lartė i BIK-ut flet pėr futjen nė Kosovė tė elementeve ekstremistė, tė cilėt mundohen qė fenė ta pėrdorin pėr qėllime tė tjera.

Express: Si ndodhi?

Xhabir Hamiti: Kjo ka ndodhur mbrėmė (e diel) kur jam sulmuar nė shtėpi nga persona tė panjohur me pretekst se kanė pasur diēka ndaj meje pėr shkak tė qėndrimeve tė mia tė kohės ndaj islamit.

Express: Ju kanė sulmuar brenda nė shtėpi?

Xhabir Hamiti: Jo, jam sulmuar nė garazh, por edhe ajo ėshtė pjesė e shtėpisė.

Express: Nė orėn?

Xhabir Hamiti: Ka qenė ora 18:45 minuta.

Express: Sa veta ju kanė sulmuar?

Xhabir Hamiti: Kanė qenė pesė veta dhe kanė hyrė nė mėnyrė tė befasishme, derisa unė kam dalė nga garazhi. Ata nuk mė kanė lėnė mundėsi tė dal dhe unė me forcėn qė kam pasur kam arritur ta shpėrthej njė ‘korridor’ nė mes tyre dhe me forca tė mia tė dal jashtė, sepse ata kanė pasur qėllim qė ta kryejnė rrahjen brenda garazhit qė mos t’i shikojė dikush. Edhe pse jam munduar, ata kanė qenė pesė veta, qė mė kanė rrėzuar dhe mė kanė rrahur edhe me shqelma. E fundit qė kanė dashur tė bėjnė ka qenė momenti kur kanė dashur tė mė vendosin para veturės nė rrugėn kryesore. Atėherė unė mblodha forcėn time dhe u ngrita nė kėmbė dhe aty kam bėrtitur. Duket se nė atė moment ata kanė pasur frikė dhe kanė ikur.

Express: Pa maska apo me maska?

Xhabir Hamiti: Kanė qenė me gjysmė maska. Vetėm mė kanė pyetur nėse mund tė tė pyes diēka. Gjysmėn e fytyrės, poshtė nga goja e kanė pasur fytyrėn e mbuluar.

Express: Kanė thėnė diēka?

Xhabir Hamiti: Vetėm nė fillim mė kanė thėnė ‘a mund tė tė pyes diēka’ dhe mė kanė sulmuar.

Express: E keni lajmėruar rastin nė polici?

Xhabir Hamiti: Po, ata kanė marrė tė dhėnat e tyre, informacionet dhe rasti vazhdon tė jetė nėn hetime.

Express: Mendoni se ka ndonjė arsye pėrse ju kanė sulmuar?

Xhabir Hamiti: Unė askujt nuk i kam pasur borxh, e as nuk i kam pasur. Me askėnd nuk kam pasur asnjė tė keqe. Por unė dyshoj nė personat e kėtyre grupeve qė kanė qėndrime ekstreme, tė qarqeve tė caktuara, tė cilėt i kanė shtyrė tė ndėrmarrin njė hap tė tillė.

Express: Pse ndaj jush?

Xhabir Hamiti: Unė kam pasur disa prononcime tė mia nė televizione dhe gazeta, ku gjithmonė kam kėrkuar qė nė vendin tonė duhet njė islam autokton, tė shpjegohet nga ne shqiptarėt dhe tė mos jemi tė influencuar nga tė tjerėt. Ta zhvillojmė njė islam tradicional qė e kemi zhvilluar qė 500 vjet. Dhe, nė tė njėjtėn kohė kam dashur tė bėj dallimin ndėrmjet islamit dhe kulturės. Islami ėshtė diēka tjetėr, e kultura diēka tjetėr. Unė nuk kam dashur njė kulturė tė huaj dhe unė punoj dhe e kam dashur dhe e dua njė islam dhe punoj pėr njė islam autokton tonin, ashtu siē e kemi zhvilluar qė 500 vjet.

Express: Pra, mendoni se kėto deklarime tuaja janė keqkuptuar?

Xhabir Hamiti: Unė mendoj se janė keqkuptuar. Asnjė njėri nuk guxon qė nė emėr tė islamit ta dhunojė dikė, sepse unė kėtė e cilėsoj si akt vrasjeje ngase ata kanė dashur tė kryejnė vrasje. Islami nuk toleron gjėra tė tilla, sepse decidivisht nė vetė librin e shenjtė nuk lejohet vrasja e njeriut pa arsye, vetėm nė luftė apo nė raste tė tjera.

Express: Por mos ndoshta nė kėtė rast ata kanė menduar se kanė njė arsye qė tė bėjnė njė gjė tė tillė ndaj jush?

Xhabir Hamiti: Arsyeja e vetme ka qenė qėndrimi im i moderuar pėr islamin tonė autokton.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė