T`um falni per nderhymjen, po rastesisht tu kapercy sokakut, e njeva ni za;
"Moj e mira n`halabak
qasi tuli a ma jep pak
qasi tuli s`ka kerkun
as ne sheher e as n`katun"
Ish kon pi Rushiti, dal n oborr e bertitke n kupe t`krese. Nuk e di qysh i shkojke menja kah tuli, kur hala kish dhimte prej brinit t`lopes.
Nejse. Mu dhimt ky njeri, mos t`nxofte taksirati menova vetmeveti.
Vazhdova une udhen tem, nuk po i grahi bicikletes as 3 dakika, kur po e nij ni za t`holle femne, gati si za shtrige;
"Zemėr zemėr a je tranu
qeni kofshėn ma ka kafshu
kohnat e mira ne spital
une perjete s`kam me i harru."
Belivallha, kurreshtja nuk m`la rahat. Po thashe me dit qe n`burg shkoj, pa u nal , e me zbulu a osht qikjo Maria nuk kom me lan.
Po nalna, kishe u lodha tu i grah bicikletes, edhe po e kthej kryt kadale tu u ru a po m`sheh kush, kur qka me nxunen syte;
-Ni qike t`re , shtatgjate ,floke t`zeza , ftyre t`zbehte si laknori para se me u pjek , do sy t`mrehte, do dhom t`bardhe edhe ni t`keshne qe nuk i kish hije hiq.
Pasha forumin menova, cok qikjo duhet me kan. Ajo tu knu qashtu edhe tu kesh palidhje, une e ungja kryt e po due me ik, kur t`um ka pa.
E t`mu gjue;
A ki ti tru t`insanit? Pse e ban ate tru per s`rani?
Prej tash ta deshiroj vdekjen.
-T`um falsh qika e mire i thashe, une veq t`niva tuj knue me ate za bilbili e thashe te kqyri nihere kit talent t`lindun.
-Kurgjo nuk knoj , me m`pa ti tu kcye, pa men edhe pa fiqir jet- u zbut pak.
-Po muj me t`paramenue- i thashe, u tuta s`ki rren, se kur i qiti qata dhomt e rralle e t`mdhej, thashe mos ia ka marr qenit..
-Alahile?- mu ngermue.
-O pashe ni Zot falum, se nuk i bie mo knej hiq kurr- menxi i thashe , edhe sa tu mujt tu ik.
-Hajt tulqeta- m`tha edhe ma ktheu shpinen e ia nisi me knue...
Une tu lshova n`teposhteze, oo 100 n`ore shkojsha pej tute.
Ps; Mos gaboni me menue qe personazhet jane nejkush t forumit
Nashta vazhdon...