Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:43   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PUSHTETI DHE UDHĖHEQJA MBI ARABĖT

P

asi qė duhet tė flasim pėr gjendjen e arabėve para Islamit, ven­dosėm tė japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė historikut Arab, shtetit tė tyre dhe besimit tė tyre, nė mėnyrė qė mė lehtė t'i kuptojmė ngjarjet dhe ndodhitė e jashtėzakonshme nė kohėn e paraqit­jes sė Islamit.
Gjatė kohės sė paraqitjes sė Islamit, nė Gadishullin Arabik mbretė­ronin dy shtresa shoqėrore:
a). Mbretėrit e kurorėzuar, tė cilėt nuk kanė gėzuar pavarėsi, dhe
b). Paria dhe udhėheqja e fiseve, tė cilėt kanė gėzuar tė gjitha privilegjet sikurse edhe vetė mbretėrit, qoftė nė pushtet qoftė nė post, pėr dallim qė shumica prej tyre kanė qenė tė pavarur. Rrallėherė krye­parėt e fiseve i janė nėnshtruar mbretit. Mbretėrit e kurorėzuar kanė qenė sundimtarėt e Jemenit, pastaj sundimtarėt e familjes Gassan dhe sundimtarėt e El-Hajrit. Sundimtarėt tjerė tė Gadishullit Arabik nuk kanė pasur kurorė.
Pushteti nė Jemen

Populli mė i vjetėr i Jemenit ėshtė populli Seb'e. Ata i takojnė ara­bėve Arebe. Pėr ta kemi mėsuar mjaft nga gėrmimet arkeologjike tė Evrit nga shekulli XXV para lindjes sė Isait a.s., ose para erės sė re. Shkallėn e lartė tė qytetėrimit e kanė arritur nė shekullin XI p.e.r.
Epokėn e sundimit tė tyre do tė mund ta ndanim nė katėr etapa:
1. Kjo periudhė arrinė tė shėnohet gjer nė vitin 650. p.e.r. Sun­dimtarėt e kėsaj periudhe janė quajtur "Seb'ejėt e Fortė".
Kryeqendra e tyre ka qenė qyteti Sarvah, gėrmadhat e tė cilit gjen­den njė ditė udhėtimi nga qyteti M'areb ose Harib. Nė kohėn e sundim­tarėve seb'eit kishte filluar ndėrtimi i pendės sė famshme, tė njohur me emrin "Seddu Me'reb", e cila ka pasur rėndėsi tė madhe historike pėr Jemenin. Dihet se Seb'ejėt kanė qenė pushtuesė tė mėdhenj, andaj gjatė kohės sė sundimit tė tyre kanė pasur shumė koloni nė Arabi dhe jashtė saj.
2. Periudha e dytė nga viti 650. p.e.r. Nė kėtė periudhė mbretėrit mohuan emrin "Seb'ejėt e Fortė" dhe u quajtėn "Mbretėrit nga Seb'e". Si kryeqytet caktojnė M'arebin nė vend tė Sarvahit, gėrmadhat e tė cilit ekzistojnė gjashtėdhjetė mila larg nga ana lindore e San'it.
3. Periudha e tretė zgjatė prej vitit 115 p.e.r. e gjer nė vitin 300 tė erės sė re. Seb’enė e sundojnė Himjerėt, tė cilėt e pushtojnė qytetin Rejdan, e bėjnė kryeqytet tė vetin dhe e riemėrtojnė me emrin "Dha­ffar". Gėrmadhat e Dhaffarit ekzistojnė nė kodrėn Midver afėr Jeremit.
Qė nga kjo periudhė Seb'ejėt dhe shteti i tyre fillojnė tė dobėsohen dhe tė bien nė dekadencė. E humbin tregun nė veri tė Hixhazit dhe tregtia e tyre shkatėrrohet. Ndėrkohė Bizanti, pasi pushton Egjiptin, Sirinė dhe Sha­min, mbizotėron me tregtinė detare dhe me tregun e Hixhazit verior. Edhe pėrleshjet ndėrfisnore ndikojnė nė shkatėrrimin e rrjetit tregtar tė Seb'ejėve. E tėrė kjo i kontribuoi edhe shpėrnguljes mė tė shpejtė tė familjes Kahtan, tė cilėt filluan tė emigrojnė nė vise tė ndryshme tė Arabisė.
4. Periudha e katėrt zgjatė nga viti 300. i erės sė re e gjer nė pėr­hapjen e Islamit nė Jemen. Kjo periudhė ėshtė e shėnuar me pėrmbysje, konflikte dhe me luftėra qytetare, qė u mundėsuan tė huajve t'i nėn­shtrojnė ata dhe t'i lėnė pa liri.
Nė kėtė kohė Bizanti hyn nė Aden, e me ndihmėn e tyre Abisinasit pushtojnė Jemenin, pėr tė parėn herė nė vitin 340 duke shfrytėzuar pėr­leshjet ndėrmjet fiseve Hemdan dhe Himjer. Pushteti i Abisinasėve zgja­tė gjer nė vitin 378, pastaj Jemeni pėrsėri fiton pavarėsinė.
Ndėrkaq, atėbotė nė pendėn M'areb fillojnė tė paraqiten plasaritje, e sė shpejti ajo shpėrthen dhe shkaktohet pėrmbytje e madhe. Pėr kėtė pėrmbytje na flet Kur'ani a.sh., siē flet edhe pėr pėrmbytjen e qytetit Irem, e cila ka ndodhur nė vitin 450 apo 451. Kjo ka qenė katastrofė e madhe, e cila rrėnon qytetin Amran dhe i detyron banorėt e saj tė arratisen.
Nė vitin 523 udhėheqėsi hebraik, Dhu-Nuvas pėrgatit ushtrinė e vet dhe niset nė njė fushatė tė madhe kundėr tė krishterėve tė Nexhranit dhe orvatet qė me presion t'i kthejė ata nga krishterimi. Pasi qė refu­zojnė ta bėjnė kėtė, ai urdhėron tė hapen hendeqe dhe aty tė hidhen tė krishterėt dhe tė digjen tė gjallė. Pėr kėtė ngjarje flet Kur'ani nė suren "El-Buruxh". All-llahu xh.sh. thotė:
"Mallkuar qofshin ata qė kanė hapur hendeqe." (85,4).
Kjo ka qenė periudhė e depėrtimit tė vrullshėm tė krishterimit nė Lindje, e kjo valė pėrfshinė edhe Arabinė, pėrndryshe, kjo ishte peri­udhė e ndritshme e Perandorisė Romake, e cila zgjerohej me tė shpejtė.
Bizantinėt i ngrisin Abisinasit, ua pėrgatisin anijet dhe urdhėrojnė afro shtatėdhjetė mijė luftėtarėve tė zbarkojnė nė Arabinė jugore.
Kėshtu Abisinasit - krishterė zaptojnė Jemenin pėr tė dytėn herė nė vitin 525 nėn udhėheqjen e Orijatit. Orijati mbetet nė Jemen, i kurorė­zuar nga mbreti i Abisinisė, gjersa nuk e zėvendėson Ebrehe, mėkėm­bėsi abisinas nė Jemen, i cili ishte njėri nga komandantėt e Orijatit.
Ky Ebrehe, nė realitet, ėshtė njeriu i cili nisė ushtrinė me elefantin tė rrėnojė Ka'ben. Ky dhe ushtarėt e tij nė histori janė tė njohur me emrin "As'habu-l-fil", ose pronarėt e elefantit. (Pėr ngjarjen me elefan­tin do tė bėhet fjalė mė vonė).
Pas ngjarjes me elefantin Jemenasit kėrkojnė ndihmė nga Persianėt, i mundin Abisinasit dhe i pėrzėnė nga vendi i vet. Atėherė, nė vitin 575 fitojnė pavarėsinė nėn udhėheqjen e Me'ad Jekrebit. Me tė mbetėn disa Abisinas si shėrbėtorė, ose si roje tė Me'adit. Pas vdekjes sė tij pushon sundimi i Jemenasėve. Atėbotė sunduesi Persian, Kisra emėron mė­kėm­bėsin e vet nė San'ae dhe shpallė Jemenin si provincė persiane. Kėshtu nė Jemen ndėrrohen mėkėmbėsit persian njėri pas tjetrit, gjer nė vitin 638 kur Badhani pranon fenė islame. Me kalimin e tij nė Islam nė Jemen pushon sundimi persian.[1]

[1] Pėrkitazi mė kėto ngjarje mė gjerėsisht tė shikohet nė veprėn: "Tefhimu-l-Kur'ani": IV/195-198. si dhe nė "Tarihu erdi-l-Kur'ani: I prej faqes 133 e gjer nė fund tė librit. Shumė autorė tė "Sires" kanė mendime tė ndryshme rreth datajeve tė ndodhive historike, ndėrsa disa orientalistė konsiderojnė se kėto janė vetėm tregime mitologjike.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė