Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:46   #10
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kussaji u kishte caktuar banorėve tė Mekės tatimin vjetor, tė cilin e paguanin tė gjithė nė kohėn e haxhxhit. Nga ky tatim sigurohej ushqi­mi pėr haxhilerėt e varfėr.[1]
Tė gjitha kėto punė i mbikėqyrte apo i kryente vetė Kussaji. Edhe i biri i tij, Abdu Menafi bėhet i famshėm qysh gjatė jetės sė babės sė vet. Kussaji e kishte edhe njė djalė mė tė madh, Abduddarin, por Abdu Me­nafi ishte mė i aftė. Njė herė Kussaji i kishte thėnė Abdu Menafit mė tė ri: "Ty do tė tė dėrgojė nė mesin e popullit, pėrkatėsisht, do tė tė propo­zojė, e nėse ata tė pranojnė e tė zgjedhin, atėherė unė do t'i lė nė amanet punėt me interes pėr kurejshitėt, Mekėn dhe Ka'ben."
Derisa ishte gjallė, kėtij ia besoi udhėheqjen mbi Kėshillin, prote­ktoratin mbi Ka'ben, udhėheqjen ushtarake dhe kujdesin pėr furnizimin e haxhilerėve. Kussaji nuk ka pasur kurrnjė vėrejtje nė kryerjen e kėtyre punėve, ndėrsa i biri ka punuar edhe gjatė jetės edhe pas jetės sė tij.
Pas vdekjes sė Abdu Menafit, punėt e tija i trashėgojnė djemtė e tij. Por, ēdo gjė ka qenė nė rregull, gjersa nuk rebelohen djemtė e Abdud­darit, vėllait mė tė madh tė Kussajit, tė cilėt lakmonin pozitėn dhe push­tetin. Atėherė kurejshitėt ndahen nė dy tabore, dhe pėr pak sa nuk filluan luftėn mes veti. Mirėpo mė nė fund pajtohen dhe e ndajnė push­tetin mes veti, dhe atė, ne mes djemve tė Abdu Menafit dhe Abduddarit.
Furnizimi me ujė dhe ushqim u takon djemve tė Abdu Menafit, kurse Kėshilli dhe ruajtja e Ka'bes, djemve tė Abduddarit. Benu Abdul Menafėt tė gjitha vendimet e rėndėsishme i sillnin sipas zakoneve tradi­cionale tė arabėve, me short apo me tėrheqjen e shigjetėzave. Nė kėtė mėnyrė dėshironin tė siguronin edhe trashėgimin e punėve rreth Ka'bes. Ata me short e zgjodhėn Hisham b. Abdu Menafin, i cili trashėgoi sikajetin dhe refadetin (furnizimin me ujė dhe ushqim), tė cilat i ushtroi gjer nė vdekje. Kur vdiq Hishami, atė e trashėgon vėllai i tij El-Mutta­lib b. Abdu Menafi, e pas kėtij kėtė e trashėgon Abdul Muttalib b. Hi­sham b. Abdu Menafi, gjyshi i Resulull-llahut a.s. Pas tij kėtė e kanė trashėguar dhe i kanė kryer kėto punė gjer tek shpallja e Islamit. Atė­herė kujdesi rreth Ka'bes bie nė duart e Abbas b. Abdul-Muttalibit.[2]
Kurejshitėt kanė pasur edhe funksione tė tjera pėrveē katėr tė pėr­mendurave, e qė i ndanin edhe nė familjet tjera. Ata nė Mekė formojnė qeverinė e ngjashme me qeverinė e shteteve demokratike. Kanė pasur organizimin e qeverisė sikurse disa qeveri tė disa shteteve sot. Kanė pasur kėshillin dhe sesionin e parlamentit. Po japim pasqyrėn e kėtyre funksioneve qeveritare:
1.Qeverisja mbi mejsirin, duke kėrkuar ndihmė nga idhujt.[3] Kėtė punė e udhėhiqnin Benu Xhumhėt;
2.Kujdesi pėr pasurinė dhe dhuratat e dedikuara zotėve - idhujve tė Ka'bes. Nė kėtė shėrbim bėnte pjesė edhe zgjidhja e konflikteve dhe mos­marrėveshjeve, kėtė punė e kryenin Benu Sehmėt;
3. Kėshilli qeveritar, me tė cilin udhėhiqnin Benu Esedėt;
4. Dėmshpėrblimi pėr vrasje, caktimi i dėmshpėrblimit, pėrkatė­sisht, i borxhit pėr viktimėn, e kėtė e bėnin Benu Temimėt;
5. "Ukab"[4] - ruajtja e flamurit nacional - fisnor, qė e mbanin Benu Umejjėt;
6. Kujdesi pėr kubben dhe rregullimin e ēadrave pėr haxhilerė, si dhe kujdesi pėr kalorėsinė. Kėtė detyrė e kryenin Benu Mahzumėt;
7. Kujdesi pėr ceremonitė - ritualet e haxhxhit dhe udhėtimi prej njė vendi nė vendin tjetėr ceremonial. Me kėtė merreshin Benu Adi­jjėt.[5]
Pushteti ēfarė kanė pasur arabėt e tjerė

Mė parė folėm pėr shpėrnguljen e kahtanėve dhe adnanijėve dhe se si ata mes veti i kanė ndarė tokat Arabe. Ato fise qė ndodheshin nė afėrsi tė Hirasė, kanė qenė nėn mbikėqyrjen e mbretit tė Hirasė, ndėrsa ato tė cilat ndodheshin nė shkretėtirėn e Shamit, kanė qenė nėn mbikė­qyerjen e Gassanėve. Kjo mbikėqyrje ka qenė vetėm simbolike sepse fiset kanė pasur lirinė e plotė tė qeverisjes.
Pavarėsinė e plotė e kanė pasur vetėm fiset beduine tė cilat jetonin nė brendinė e shkretėtirės arabike. Ēdo fis ka pasur udhėheqėsin e vet fisnor, kryeparin, kanė pasur qeverisjen e vet tė brendshme, andaj ēdo fis ka qenė si njė shtet i vogėl i pavarur, rregullimi i tė cilave ka qenė besnikėria ndaj fisit, mbrojtja e interesave reciproke, ruajtja dhe mbroj­tja e vendit nga armiku. Kryepari i fisit gėzonte autoritet tė madh. Ka qenė porsi mbret nė shtetin e vet. Fisi e respektonte fjalėn e kryeparit tė vet, qoftė nė paqe apo nė luftė. Pushteti i tij ka qenė i fortė sikurse pushteti i diktatorit mė tė fuqishėm. Nėse ai binte nė konflikt me dikėnd, pas veti kishte me mijėra shpata tė pėrgatitura, i kishte njerėzit qė nuk pyetnin fare pėr shkaqet e konfliktit, e as qė kėrkonin shpjegim pėr kėtė. Verbėrisht zbatonin urdhrat e udhėheqėsit tė vet fisnor. Por ekzistonte edhe konkurrenca familjare pėr pushtet. Kushė­rirėt garonin mes veti nė fisnikėri dhe bujari ndaj mysafirit, nė trimėri, burrėri, nė mbrojtjen e njerėzve, tė cilėve u bėhej padrejtėsi, e tė tėra kėto i bėnin pėr tė fituar autoritet tek njerėzit. Kishin poet tė posaēėm, orator tė fisit. Me kėtė lartėsoheshin mbi rivalėt nė prestigj pėr pushtet.
Arabėt kanė qenė popull tejet elokuent (qė flet bukur). Kanė qenė tė talentuar nė poezi. Poetėt kishin vend tė posaēėm nė shoqėri. Ata e mbro­nin fisin me gjuhė, prandaj, gėzonin autoritet hiq mė pak se push­tetarėt. Kryeparėt dhe magnatėt (zotėrinjtė e mėdhenj) kanė pasur privi­legje tė posaēme nė ndarjen e presė. Ata i gėzonin kėto benifici­one: mirba'a, saffij, neshitah dhe fudul.
Mirba'a, do tė thotė njė e katėrta e presė.
Saffij, ishte tėrė ajo qė merrte personalisht kryepari pėr vete para shpėrndarjes sė presė.
Neshitah, ishte tėrė ajo qė kryepari konfiskonte gjatė kthimit nė fis.
Fudul, ishte mbetja gjatė ndarjes sė presė, e cila nuk mund t'u ndahej luftėtarėve nė pjesė tė barabartė, si p.sh. devetė, kuajt, etj.
Situata politike nė Arabi

Kemi folur pėr pushtetet arabe, e tani tė themi diē nė lidhje me situatėn e pėrgjithshme politike.
Nė situatė tė vėshtirė politike gjendeshin tri krahina arabe, tė cilat kufizoheshin me shtetet e huaja. Ėshtė e pakontestueshme se situata politike ka pasur ndikim tė drejtpėrdrejtė nė situatėn shoqėrore dhe ekonomike. Prandaj, situata nė kėto krahina ka qenė tejet e rėndė dhe nuk hetohej kurrfarė pėrparimi. Populli ishte i ndarė nė klasa. Ekzis­tonin pronarėt dhe skllevėrit, apo shtresa sundimtare dhe ajo e shtypur. Sundimtarėt nė tė gjitha krahinat kryesisht kanė qenė tė huajt. Ata tėrė pasurinė e kishin nė duart e veta, ndėrsa skllevėrit kanė qenė borxhli tė pėrhershėm.
Kjo ka qenė e ngjashme sikur t'i pėrfytyronim skllevėrit tė cilėt i punojnė tokat bujqėsore, nga tė cilat i tėrė fitimi i shkonte pushtetit. Pushteti shfrytėzonte kėtė fitim, e shpenzonte nė zbavitje, qejfe tė ndry­shme, pėr dhurata, pėr mito dhe korrupsion, kurse skllevėrit, nė verbė­rinė e vet, bredhnin nė errėsirė tė pėrhershme nga e cila nuk kėrkonin dalje as qė tentonin tė dalin prej saj. Ata nuk kishin kujt t'i ankoheshin e as qė kishte kush t'i mbronte, sepse nga kjo gjendje nuk kishte rrugė­dalje. Duronin pajtueshėm robėrinė dhe tė gjitha llojet e mundimeve, sepse konsideronin se kėshtu ju ishte caktuar nga Zoti, dhe se pushteti ėshtė parėsor kurse e drejta e tyre dytėsore.
Fiset fqinje tė kėtyre krahinave kanė qenė mjaft tė lėkundshme dhe jostabile. Nuk kanė pasur ndonjė qėllim tė veēant jetėsor. Kohė pas kohe futeshin nė Irak apo nė Sham, duke bredhur pėr ushqim.
Arabėt nė brendėsinė e Arabisė, po ashtu nuk kanė qenė tė lidhur mes veti. Ata kryesisht kanė qenė tė ngarkuar me origjinėn fisnore, me zakone, bestytni etj. Ata nuk kanė pasur njė pushtet tė fuqishėm qen­dror, i cili do t'i mbronte nė rast fatkeqėsie dhe t'i ruante nga e keqja.

[1] Ibni Hisham: I/130.

[2] Ibni Hisham: I/129-132, 137, 142, 178 dhe 179.

[3] Mejsir - lojė hazardere e arabėve tė vjetėr, nė tė cilėn me ndihmėn e shigje­tėzave tė posaēme kanė luajtur bixhoz pėr mishin e kurbanit tė therur tė ndarė nė 10 ose nė 28 pjesė.

[4] Emri i flamurit tė Muhammedit a.s.: "Shqiponja".

[5] "Tarihu erdi-l-Kur'ani": II/104-106.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė