Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-02-08, 17:28   #45
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME*****

Tulipanet - shtepi = une+ tulipanet
Ajo ishte njė shtėpi. Ishte shtėpia ime. Edhe sot ėshtė shtėpi dhe vazhdon tė jetė shtėpia ime. Shtėpi ishte, shtėpi ėshtė, por nuk ėshtė mė ashtu sic ishte. Ka ndryshuar. Edhe unė kam ndryshuar. Nuk e di nėse e ndryshova unė atė, apo ajo mua. Di qė tė dy kemi ndryshuar. Megjithatė, ashtu si dikur, vazhdojmė tė jetojmė tek njėri – tjetri. Unė tek ajo dhe ajo tek unė. Madje nuk e dimė mirė, nėse unė ndėrtova atė, apo ajo mė ndėrtoi mua. Nė kėtė pikė kemi mosmarrėveshje, pėr hir tė sė vėrtetės. Nuk e kemi patur kėtė mosmarrėveshje, por ndoshta e sollėn ndryshimet respektive. Sidoqoftė ėshtė e rėndė tė jetosh nė shtėpinė tėnde, me shtėpinė tėnde dhe tė jesh nė sherr me tė. E pėr mė tepėr shtėpia tė jetojė me ty, e ti me tė dhe tė sherroset me pronarin e saj.
Situatė e ndėrlikuar. Ndėrlikim i kotė. Kotėsi me probleme tė ndėrsjella. Ndėrsjellje e egoizmit tė shtėpisė qė tė mban brėnda vetes dhe, vetes qė i jep jetė shtėpisė. Pikėrisht kjo e fundit e rėndon akoma mė shumė mosmarrėveshjen. Unė kėmbėngul se i jap jetė dhe shtėpia kėmbėngul nga ana e saj, se ėshtė ajo qė mė jep jetė. Ta pėrzė? Nuk e pėrzė dot se shtėpia nuk ka kėmbė, por themele. Tė mė pėrzėrė? Nuk mundet, se nuk ka duar tė mė flakė jashtė. Tė largohem, e ta braktis? Nuk mundem. E provova njėherė. U largova pėr ca kohė, por malli mė riktheu njė ditė sa pėr ti hedhur njė sy. Mė pllakosi dhimbja. Ishte nė grahmat e fundit. Po vdiste. Hyra brėnda. Kudo nėpėr mure dukeshin lotėt e saj tė derdhur pėr mua. Ishte rrėnuar nga braktisja ime. Muret ishin mufatur nga lotėt. E pėrqafova me lotėt qė mė rrodhėn pa mundur tė pėrmbahem. I kėrkova tė falur. Mė pėrqafoi dhe mė kėrkoi tė falur. Nė vazhdim punuam sė bashku nė harmoni tė plotė. Rregulluam gjithshka. Madje ma kėrkoi vetė tė prish njė mur ndarės pėr tė zmadhuar dhomėn e ndenies. Pėr atė mur ndarės kishim vite qė grindeshim. Fillonte bėrtiste e prekur kur i thoja se mė duhej mė tepėr hapsirė dhe duhej prishur ai mur.Por…harmonia nuk shkoi gjatė. Sapo e mori veten dhe u zbukurua si nuse, filloi nga tė vetat.
Me kėto pėrsiatje nė kokė jam ulur nė kolltukun tim tė preferuar. Ėshtė prag muzgu. Diku nga dreka bėmė sherrin e zakonshėm, qė precipitoi nė mė tė madhin gjatė asaj kohe. Ka vendosur tė mos mė flasė mė. Mban mėri. Edhe unė kam vendosur tė mos i flas, nėse nuk mė flet ajo e para. Gjendje e nderė dhe e padurueshme. Mendoj tė ngrihem njė cast e tė dal. Sic bėj gjithmonė, pas sherreve tė mėdha. Kolltuku e ndjeu sakaq dhe mu lut me zė tė pėrvajshėm, tė mos largohesha. Nuk kishte faj. Sa herė dilja shtėpia merrej me tė dhe i hakėrrehej. E shante, e pėshtynte, e ofendonte me fjalėt mė tė ulėta, vetėm e vetėm se kolltuku i gjorė mbante anėn time.
Nė kėtė pikė duhet tė jap edhe disa sqarime tė tjera pėr raportet ndėrmjet meje dhe shtėpisė. Si njė intrigante e vėrtetė, (gjatė kohės qė nuk ndodhesha nė shtėpi) ajo konspironte ndaj meje. Pėr tė mos i rėnė gjatė, gjithshka qė ndodhej brėnda mureve tė saj( nga orenditė dhe deri tek zbukurimet mė tė thjeshta) i kishte bėrė pėr vete me lajka dhe ankesa . Ishte mjeshtre e vėrtetė pėr tu viktimizuar, ankimtaz pėr cdo veprim qė kryeja , qoftė edhe mė tė voglin. I kishte mbushur mėndjen cdo sendi, nga mė i madhi dhe deri tek mė i vogli, qė unė vetėm i pėrdorja, pėr interesat e mia. Madje edhe tavlla e cigareve ndjehej e pėrdorur qė shuaja cigaren nė tė. Tualeti akoma mė keq, qė kryeja nevojat e mia fiziologjike. Pėr tė mos pėrmėndur krevatin dhe dyshekun, qė vuanin me lot nė sy, peshėn e trupit tim.
Tė tėra kėto nuk i dija pėr njė kohė tė gjatė, deri ditėn qė kolltuku shpėrtheu dhe mi tha me lot nė sy. Teksa kolltuku fliste, shtėpia filloi tė ulėrasė dhe nė sytė e mi e quajti gėnjeshtar dhe nuk donte ta linte tė fliste. Qė tė arrij ti mbyll gojėn shtėpisė (pėr ta lėnė tė flaės kolltukun) i vura flakėn njė peshqiri dhe e kėrcėnova qė do ti vė zjarrin nėse nuk mbyll gojėn.
Dhe kjo ditė ishte dhe ėshtė, sot. Pikėrisht sebepi i sherrit tė madh sot, ishte hapja e zemrės sė kolltukut.
Cdo gjė e mendoja se mund tė ndodhte me shtėpinė time, por deri kėtu jo. Nuk arrija tė kuptoja se cfarė donte nga unė dhe pse ma bėnte tė gjithė kėtė. Filloi njė ligjėrim tė gjatė, pa fund e krye. Herė pas here ndalonte dhe kėrkonte mbėshtetje nga orenditė, tė cilat me gjysėm zėri pa mė parė nė sy aprovonin me kokė, fjalėt e saj. Me aq sa arrita tė marr vesh, ankimi i saj dhe i gjithshkaje brėnda saj konsistonte, nė faktin qė tregohesha mėndjemadh me to. Sipas tyre i pėrdorja dhe nuk i quaja pjesė timen.

* * *
Dėgjova lutjet e kolltukut pėr tė mos dalė, e pėr tu qetėsuar disi nga ai sherr i madh me shtėpinė. Jo shumė i bindur gjithsesi. Por …papritmas dy vazo lulesh tė vogla i dolėn nė krah dhe vėrtetuan fjalėt e kolltukmjerit. Nė tėrė atė mori sendesh nė barkun e shtėpisė, dy lule tė vogla, folėn. Mesa duket shtėpia nuk i kishte llogaritur aspak, pėr ti futur brėnda konspiracionit. Edhe unė i pashė i habitur. Ishin dy tulipanė.
Prej kohėsh kisha mbjellė zhardhokėt e tyre, me shumė dashuri dhe kujdes. Lastarėt kishin mbirė , por sythi i tyre i tulipantė nuk celte dhe kjo mė kishte detyruar ti lija disi pas dore i zhgėnjyer. Sic dukej, cdo gjė qė mė zhgėnjente, nuk ishte nė qėndėr tė vėmėndjes sė shtėpisė pėr tė punuar me tė, qė ta fuste nė konspiracion. Kjo i kishte shpėtuar tulipanėt. Nė heshtjen e tyre tė nėndheshme dhe tė mbidheshme tė lastartė, kishin vėrejtur gjatė tėrė kohės gjithshka ndodhte, tė pandikuar nga unė dhe shtėpia.
Sot…shpėrthyen petalet e tyre tė mrekullueshme dhe folėn. Kolltuku shfryu i lehtėsuar nga e papritura. Shtėpia u ngėrdhesh pa ditur se si tė reagojė. Unė u ngrita nga kolltuku dhe u afrova pranė tyre. I kundroja i mrekulluar. Petalet e njoma shėndrisnin shtėpinė dhe shpirtin tim, me tė kuqen all. Harrova grindjen. Harrova gjithshka dhe buzėt vura ngadalė nė petalet e tyre, duke i fshikur me ndrojė se mos i thaja.
I mora vazot nė dorė dhe u ula nė kolltuk. I mbėshteta mbi cdonjėrėn kofshė. Nė sytė e tyre tė petalta ndjeva gėzimin e adhurimit qė kisha pėrcjellė nga gjaku i kuq i zemrės time, qė ishte i njėjtė me ngjyrėn e tyre. Kaloi kohė e pacaktuar. Vetėm perdja e mbrėmjes, zbutja e vėshtrimit tė egėr tė sendeve dhe…kėrcitja e trarėve tė shtėpisė, mė pėrmėndėn dhe shkėputėn nga tulipanėt e mi.
Ngrita kokėn ngadalė. Nuk kishte mė mllef nė zemrėn time pėr shtėpinė. Nuk kishte mė konspiracion. Thjesht e ftova ta ndanim atė gėzim sė bashku. Thjesht e ftova qė tė mos llogarisnim mė nė kandarin e mėrive, se kush e rėndoi mė shumė dhe kush mė pak. E ftova tė gjenim motiv tek ata dy tulipanė, pėr tė shuar mėrinė dhe luftėn e kotė mes nesh. Tek e fundit, ata dy tulipanė tė mahnitshėm nuk ishin vetėm tė mitė, por edhe tė saj. Ishin tonėt. Vėrtet kishim kaluar shumė peripeci, duke mbajtur njėri – tjetrin ndėrtimtaz, por kishim harruar se lulet na mungonin nė shpirtrat tanė. E tashmė lulet i kishim. Madje ishin dy tulipanė, tė kuq e tė freskėt, qė donin kujdes tė madh pėr tė lulėzuar.
Pas fjalėve tė mia shtėpia ndaloi kėrcitjen e trarėve. U ndrydh nė heshtje tė thellė, pa pėrgjigje. Ndoshta u prek edhe ajo nga tulipanėt, e u fut nė meditime. Prisja qė tė vepronte ndryshe. Tė linte edhe ajo pas krahėve nė cast gjithshka dhe tė bashkohej me mua dhe tulipanėt. Gjithsesi nuk e paragjykova, pavarėsisht dėshirės time. Pavarėsisht se nė brėndėsi ndjeja se ishte e pamundur tė rezistoje pėrpara mrekullisė sė atyre tulipanėve. Kjo nisur nga fakti se sado tė mėdha tė ishin grindjet tona, isha i bindur qė mė donte.
U ngrita sėrish. I mbėshteta tulipanėt mbi parvazin e dritares. I mbulova me kujdes me njė cohė. Nuk doja tė shihnin dhe tė dėgjonin bisedėn qė do bėja me shtėpinė. Boll kishin dėgjuar deri ditėn qė celėn.
U ula nė kolltuk. Me zė tė ndjerė ftova shtėpinė tė flisnim qetė. Tulipanėt ma kishin ngritur ndjeshmėrinė deri nė stratosferė. Truri mė punonte me intensitet aq tė madh, sa cdo gabim me shtėpinė e shihja qartė dhe e ndjeja me dhimbje deri nė vetgjykim. U desh celja e dy tulipanėve qė tė kuptoj se dhe unė kisha gabimet e mia nė raport me shtėpinė. Ajo mė dėgjoi nė heshtje, pa reaguar. U futa edhe unė nė heshtjen time, nė pritje tė reagimit tė saj. Nuk mund ta gjykoja. Gabimet e mia kėrkonin kohėn e tyre pėr tė precipituar nė shpirtin e saj dhe tė nxirrnin prej andej gabimet e ndėrsjella. Nuk ka sesi tė ketė gabime tė njėanshme, sado tė mėdha. Qoftė edhe nga njėra anė. Ka pranim tė dyanshėm gabimesh, pa kandar. Pranimi i gabimeve tė dyanshme me sinqeritet, rrėzon kandarin. Zhduk kandarin e ngritur mbi egon respektive. Nė vazhdimėsi, mė i rėnduar ėshtė ai qė ka patur mė shumė gabime, por nė falje ėshtė mė i nderuar kush ka mė pak gabime.
Kėto pėrsiasja me veten, teksa prisja shpalosjen e gabimeve tė shtėpisė ndaj meje. Uroja tė ishin mė tė pakta se tė miat. Sidoqoftė edhe po tė ishin mė tė mėdha, asgjė nuk do tė ndryshonte. Nėse tė miat rezultonin mė tė mėdha do tė lumturohesha nga falja e saj dhe nėse tė sajat ishin mė tė mėdha se tė miat, do tė lumturohesha pafundėsisht nga falja ime. Gjithsesi edhe falja ishte asgjė nė raport me motivin. Me dy tulipanėt.

* * *
Koha sakaq kalonte. Heshtja e shtėpisė vazhdonte. Tulipanėt e mbuluar me cohė mė mundonin vuajtshėm. I fola shtėpisė. Psherėtiu. U ngroha. Prita. Nuk foli. I fola sėrish. Shfryu. Nuk e pyeta pse shfryn. Ju luta tė mos shfryjė, por tė flasė. Foli. Lėshoi njė batare akuzash nė formė predhash shpėrthyese. Orenditė u drodhėn. Cikėrrimat zbukuruese qė i kishim zgjedhur sė bashku nė ditėt e lumtura, u futėn poshtė orendive. Kolltuku u thye dhe… dha shpirt. Ndjeva nė brinjė dhimbje therrėse. Vdekja e papritur e kolltukut mė kishte pėrplasur nė tokė dhe i kishte thyer; njė, dy , tre, prej tyre. E mbėshtolla kolltukun pėrqafimtaz. Nuk doja tė mė ikte. Nuk doja tė vdiste. Ai dhe dy tulipanėt e mi ishin gjithshka qė mė mbante nė atė shtėpi.
“ Tė ka parė si mbijetesė dhe jo si dashuri…mbijetesėn e fitoi dhe dashurinė e ka gjetur diku tjetėr” – tha fjalėt e fundit dhe shpirti i kolltukut tim tė mirė fluturoi nė qiell.
Me lot nė sy i dėrrmuar u ngrita nė gjunjė. Duart drejt trarėve hapa me lutje. Trarėve tė asaj shtėpie qė ma dinin vuajtjen dhe mundin pėr ti ngritur aq lart, aty ku ishin, pėr tė mbajtur atė cati. Mė kėrcėnuan paturpėsisht, se do tė rrėzoheshin mbi tulipanėt e mi. Nė gjunjė duart shtriva poshtė. Themeleve ju luta. Gur, pas guri me gjak i kisha lidhur. Tė trishtuar nė lot gjaku u mbytėn.
“Tokė mocalore gjete tė na hedhėsh, e lidhėsh” – thanė e shpirt vidhistaz dhanė.
Nė kėmbė u ngrita. Shtėpisė ju luta me pėrgjėrim, me duar nė shpirt. Njė tra mė lėshoi. Nė gjunjė urdhėr mė dha tė bie sėrish. Dritaren, e dritės pėr tulipanėt me tulla e mbuloi.
Nė gjunjė rashė papritmas i mundur. Nė kėmbė vriktas u ngrita sakaq. Dy tulipanėt e mbuluar, nė krahė mbėshtolla. Jashtė shtėpisė dola. Nė tokė i mbėshteta tė sigurtė. Nė shtėpi sėrish hyra. Me benzinėn miken e ngushtė tė shtėpisė, shtėpinė spėrkata. I qetė dola ngadalė. Njė fije shkrepėseje tė hutuar ju luta tė ndizej. U ndez pėrgjumtaz. Flaka e vogėl mė foli e tmerruar.
“Mos e bė kėtė”
E pashė me pyetje nė sy flakėzėn e vogėl.
“Mos i lėr tulipanėt pa shtėpi”- mė tha dhe u fik.
Kutia e shkrepėses ishte e mbushur me fije tė pėrgjumura.
(adrian dule)
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė