Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-02-09, 10:22   #1
AbdylHabib
 
Anėtarėsuar: 19-02-09
Postime: 80
AbdylHabib me shokė shumeAbdylHabib me shokė shume
Gabim Dita e kijametit!

Dita e kijametit!

Shkruan,Sabri Selmani

Falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili ka krijuar ēdo gjė; ka krijuar kėtė botė dhe botėn tjetėr, falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili ka krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin, falėnderojmė Allahun xh.sh. qė kėtė dynja e ka lėnė tė pėrkohshme dhe jo tė pėrhershme, falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili ka premtuar se do t’iu hakmerret tė gjithė zullumqarėve dhe premtimi i tij ėshtė hak, falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar se do tė na jep hakun nė Ditėn e Kijametit dhe falėnderojmė Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar njė shpėrblim tė madh nėse ne e ndjekim rrugėn e pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke iu nėnshtruar urdhėrave dhe duke iu larguar ndalesave. Ne jemi popull qė urdhėrojmė pėr tė mirė dhe ndalojmė nga e keqja, e duam dhe i dėrgojmė salavate dhe selame pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) - robit mė tė mirė dhe mė tė devotshėm tė Allahut xh.sh. i cili vėrtet e njohu dhe e adhuroi Allahun me plotkuptimin e fjalės.

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk u kėnaq kurrė nė dynja sepse thoshte: "Si tė kėnaqem unė nė kėtė dynja, kur Israfili ( alejhi selam) surin e ka nė dorė dhe sytė i ka ngritur pėrpjetė nga Allahu xh.sh. duke pritur urdhėrin prej Tij pėr t’i fryrė surit dhe pėr t’u bėrė kijameti." Dhe, nė njė hadith tjetėr Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotė: "Po ta kishit ditur ju atė qė e di unė shumė do tė kishit qajtur e pak do tė kishit qeshur."

Israfili ėshtė i ngarkuar me kėtė mision – fryerjen e surit nė ditėn e kijametit prej se ėshtė krijuar dynjaja dhe prej atėherė ai e mban surin nė dorė rrethi i tė cilit ėshtė sa toka dhe qielli, siē ka treguar i dėrguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nė njė hadith. Ai gjithashtu mban sytė pėrpjetė nga Arshi i Allahut duke pritur urdhėrin pėr t’i fryrė surit. Paramendoni se nesėr jeni tė vdekur kur t’i fryhet surit dhe tė shkatėrrohet ēdo gjė.

Vėllezėr myslimanė, momenti i vdekjes s’ka dyshim se ėshtė i tmerrshėm dhe me dhimbjet e vdekjes njeriut do t’i paraqitet pozita dhe vendi i tij qė do ta ketė pas vdekjes. Dhimbjet e vdekjes janė mė tė mėdha dhe nata e varrit ėshtė mė e tmerrshme pėr jobesimtarin. Nė varr njeriu vazhdon tė kėnaqet me tė mirat e Allahut xh.sh. ose dėnohet me dėnimet e varrit. Pra, varri i tij do tė jetė kopsht prej kopshteve tė Xhenetit ose do tė jetė gropė prej gropave tė Xhehenemit.

Momenti i vdekjes ėshtė i tmerrshėm por vallahi nuk ėshtė kurrgjė nė krahasim me momentin e fryerjes sė surit nga ana e Israfilit a.s. nė Ditėn e Kijametit. Atė ditė tė gjithė njerėzit do tė dalin para madhėrisė sė Allahut xh.sh. tė zhveshur, tė zbathur dhe tė pabėrė synet; atė ditė prej britmės sė madhe tė surit tė gjithė njerėzit e vdekur zgjohen me sytė e pluhurosur para Allahut xh.sh. duke mos ditur se ēka po ndodh me ta dhe kujtoje se edhe ti do tė jesh njėri prej tyre; atė ditė do tė llogariten tė gjitha tė mirat dhe tė kėqijat e njerėzimit nė peshoren e Allahut; atė ditė do tė dalim dhe tė provojmė ta kalojmė siratin i cili ėshtė shumė i mprehtė dhe shumė i hollė dhe atė ditė do tė presim urdhėrin e Allahut pėr nė Xhenet ose pėr nė Xhehenem. Dita e Kijametit ėshtė dita mė e gjatė dhe mė e tmerrshme qė ka ekzistuar dhe do tė ekzistoj ndonjėherė.

Vėllezėr myslimanė, shumė prej njerėzve nuk besojnė se do tė ndodhė Kijameti, se do tė shkatėrrohet dynjaja pasi ata punojnė vetėm pėr dynja, ruhen prej nxehtėsisė sė verės dhe prej tė ftohtit tė dimrit por kurrė nuk punojnė pėr t’u ruajtur prej tė ftohtit tė madh tė Xhehenemit dhe prej vapės sė madhe tė zjarrit tė tij.

Po kėta njerėz, nuk do tė besojnė kur t’iu tregojmė se qenia mė e pėrsosur – njeriu ėshtė krijuar prej pikės sė trashė tė ujit qė del prej vendit intim tė mashkullit. Pra, ai qė nuk e beson krijimin e njeriut nė kėtė mėnyrė nuk e beson as ringjalljen pasi i duket e pamundur. O njeri, mendo se pėr Allahun xh.sh. ėshtė mė e lehtė ringjallja se krijimi i njeriut tė parė prej asgjėje, edhepse, pėr Allahun ēdo punė ėshtė e lehtė. Kėtė ēėshtje e pėrmend Allahu nė Kur’an nė suren Ja’sin:


"A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atė prej njė pike uji (fare), kur qe, ai kundėrshtarė i rreptė. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenė ata tė kalbur? Thuaj: "I ngjall Ai qė i krijoi pėr herė tė parė, e Ai ėshtė shumė i dijshėm pėr ēdo krijim. Ai qė prej drurit tė gjelbėr ju bėri zjarrin, e ju prej tij ndezni. A nuk ėshtė i fuqishėm Ai, qė krijoi qiejt e tokėn, tė krijojė njerėz sikundėr qė i krijoi ata? Po Ai ėshtė krijuesi, i dijshmi. Kur Ai dėshiron ndonjė send, urdhėri i Tij ėshtė vetėm t’i thotė: "Bėhu!" Ai menjėherė bėhet. I lartė ėshtė Ai qė nė dorėn e Tij ėshtė pushteti mbi ēdo send dhe vetėm te Ai ktheheni." (36:77-83)

Duhet tė jemi tė bindur nė ringjallje dhe tė punojmė pėr atė ditė kur do tė dalim para Allahut xh.sh. pėr t’u gjykuar. Kijameti ėshtė ēėshtje e fshehtė e Allahut xh.sh., dhe kohėn kur do tė ndodhė nuk e dinė as melaqet, as pejgamberėt dhe askush tjetėr nė dynja. Mirėpo, pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka treguar se do tė vjen nė ditėn e xhuma: "Dita mė e mirė nė tė cilėn lind dielli ėshtė dita e xhumasė, atė ditė ėshtė krijuar Ademi, atė ditė ėshtė futur nė Xhenet, atė ditė ėshtė nxjerrur prej Xhenetit, atė ditė ka vdekur Ademi, dhe atė ditė do tė bėhet kijameti…", dhe vazhdon nė tė njėjtin hadith: "… dhe nuk ka krijesė tė Allahut (pėrpos njerėzve e xhinėve) tė cilat ēdo ditė tė xhumasė, qė prej para lindjes sė diellit e deri nė perėndimin e tij, tė mos bėrtasin prej frikės se mos po bėhet kijameti atė ditė."

Pra, kijameti do tė bėhet nė ditėn e xhuma ndėrsa kohėn e saktė e din vetėm Allahu. Por, para kijametit do tė vijnė shenjat e vogla dhe tė mėdha tė tij tė cilat na i ka treguar pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), siē janė: ardhja e Dexhallit, zbritja e Isės a.s., mbytja e Dexhallit nga ana e Isės a.s., etj. Prej shenjave tė kijametit ėshtė edhe era e butė dhe e kėndshme e cila me urdhėrin e Allahut xh.sh. ia merr shpirtin ēdo myslimani nė fytyrė tė tokės i cili thotė: La il-lahe il-lAllah dhe ka nė zemrėn e tij njė grimcė iman, qoftė ai edhe brenda nė shpellė. Atė ditė nuk mbetet nė tokė asnjė njeri qė e adhuron Allahun por vetėm jobesimtarėt tė cilėt jetojnė edhe shtatė vite e pas kėsaj vjen momenti i kijametit. Thotė Allahu xh.sh. :

Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe nė tokė, pėrveē atyre qė do All-llahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhėrin e Zotit)".( 39:68)

Kanė thėnė dijetarėt se tė gjitha krijesat do tė vdesin atė ditė pėrpos melaqeve kryesore: Xhebrailit, Mikailit, Israfilit dhe Azrailit (melaqja qė ua merr shpirtėrat njerėzve). Shkatėrrohet ēdo gjė dhe Allahu e pyet melaqen e vdekjes "Kush mbeti?" e Allahu e din mė mirė. Thotė: O Allah, mbete Ti i cili je i gjallė dhe nuk vdes, mbeta unė robi yt i dobėt dhe mbetėn Xhebraili, Israfili dhe Mikaili. Allahu thotė: "Le tė vdesin tė gjithė!". Shkon dhe ua merr shpirtėrat tė gjithėve dhe kthehet prapė te Allahu dhe Allahu e din mė mirė por e pyet "Kush mbeti?" Dhe ky, duke u dridhur, thotė: O Allah, nuk mbeti askush tjetėr vetėm Ti i cili je i gjallė pėrgjithmonė dhe nuk vdes kurrė, dhe mbeta unė- robi yt i dobėt. Allahu i thotė: "A nuk tė kujtohet qė kam thėnė: "Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen, . . ."(21:35) pra shijoje edhe ti vdekjen". Azraili - melaqja e vdekjes thuhet se shkon nė mes tė Xhenetit dhe Xhehenemit, ia nxjerr shpirtin vetes duke e lėshuar njė britmė tė madhe, aq sa nuk do tė mund ta duronin krijesat e Allahut po tė ishin gjallė, dh thotė: "Po ta dija se kaq dhimbje kanė pasur myslimanėt kur ua merrja shpirtin do tė kisha pasur mė shumė mėshirė ndaj tyre." Pas vdekjes sė Israfilit mbetet vetėm Allahu xh.sh. i cili ėshtė i pafillim dhe i pambarim. Atėherė Allahu xh.sh. pyet: "Ku janė zullumqarėt, ku janė mbretėrit, ku janė bijtė e mbretėrve, ku janė mizorėt, ku janė gjakpirėsat, e kujt ėshtė sot pasuria?" Nuk ka kush tė pėrgjigjet pasi tė gjithė kanė vdekur e ėshtė shkatėrruar ēdo gjė pėrveē madhėrisė sė Allahut dhe atėherė i pėrgjigjet vetvetes: "E Allahut ėshtė pasuria dhe ēdo gjė qė ekziston".

Pastaj, qėndrojnė njerėzit ashtu rreth katėrdhjetė ditė dhe pastaj e lėshon Allahu xh.sh. njė shi jo tė zakonshėm, nė formėn e ujit tė mashkullit, i cili e ujit tokėn (e krijuar pas shkatėrrimit tė kėsaj toke qė ėshtė sot) nė tė cilėn janė njerėzit, dhe pastaj (pas 40 ditėsh) Allahu xh.sh. e ringjall Israfilin, melaqen tė cilėn e ka ngarkuar me fryerjen e surit dhe i thotė: "Fryej edhe njėherė kėsaj burie". I fryhet surit edhe njėherė dhe tė gjithė njerėzit, prej atij shiut qė bie, rriten nė varreza nė formėn e tyre tė vėrtetė dhe ngriten nė kėmbė. Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: "Ēdo pjesė e trupit tė njeriut kalbet, ēdo asht, pėrpos bishtit tė njeriut", e qė ėshtė unaza e fundit e trupit, prej asaj, kur bie ai shi, mbihet trupi i njeriut para se me ringjallė Allahu Israfilin dhe para se t’i fryejė ai surit. Kėshtu qė kur t’i fryejė Israfili surit trupave veē iu futet shpirti brenda dhe tė gjithė dalin pėrjashta varrit. Kjo ndodhė edhe te njerėzit qė zhduken, edhe te ata qė i hanė egėrsirat apo digjen e bėhen hi dhe edhe te ata qė fundosen nė det edhepse nuk ju kanė gjetur as eshtrat. Argument pėr kėtė ėshtė fjala e Allahut xh.sh.: "Kudo qė tė jeni Allahu do t’ju ringjallė."

Dita e Gjykimit ėshtė ditė nė tė cilėn do tė dalim para Allahut xh.sh. e qė ėshtė dita mė e gjatė, mė e tmerrshme dhe mė e rėndė, ditė nė tė cilėn thinjet njeriu, kur shtatzėna e hudh fėmijėn e saj, ditė kur fėmija i vogėl plaket prej tmerrit, ditė nėpėr tė cilėn do tė kalojmė gjithsesi me emrin e Allahut xh.sh


Kiel,Gjermani


AbdylHabib Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante