Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-09, 00:45   #61
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

Sprovat Hyjnore

“O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me falje (namaz) se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt. E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e Allahut mos thoni:janė tė vdekur, Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre). Ne do t’ju sprovojmė me diēka prej frikės, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet (fėmijėt), po ti jepju myzhde durimtarėve, tė cilėt kur i godet ndonjė fatkeqėsi thonė: Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi. Tė tillėt janė qė te Zoti i tyre kanė bekime e mėshirė dhe tė tillėt janė ata tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė”. (El Bekare 153-157)

Allahu i plotfuqishėm e krijoi njeriun si krijesėn mė tė pėrsosur dhe ia besoi mėkėmbėsinė mbi sipėrfaqen e Tokės. E dalloi prej tė gjitha krijesave tė tjera me dhuntinė e tė menduarit e tė logjikuarit, duke e lėnė tė lirė nė ēdo veprim tė tij.
Ishte kjo drejtėsia absolute hyjnore qė askujt tė mos i imponojė asgjė, por secili njeri nė bazė tė veprave tė tij ta meritojė o shpėrblimin o ndėshkimin e Tij.
Amanetin dhe barrėn e rėndė tė kėtij misioni kaq tė vėshtirė, tė cilin e refuzuan qiejtė e toka, e mori pėrsipėr njeriu, sepse vėrtet meritoi pėrkujdesjen dhe mėshirėn e Allahut.
Nisur nga kjo, Allahu xh.sh. i dėrgoi njerėzimit, pejgamberė dhe libra tė shenjtė vetėm e vetėm qė njeriu tė mos e humbas rrugėn e udhėzimit hyjnor.
Afrinė dhe mėshirėn e Allahut besimtari i vėrtetė e i sinqertė e has nė ēdo moment kur ėshtė i gėzuar, por edhe kur ėshtė i dėshpėruar. Mu pėr kėtė arsye, Allahu xh.sh. stolisi moralin e muslimanit edhe me njė cilėsi qė njėherit ėshtė edhe atribut i Tij – me sabėr (durim).
Nė jetėn tonė pesimizmi dhe humbja e shpresės nuk kanė vend. Ato janė cilėsi tė shejtanit, i cili u largua nga mėshira e Allahut xh.sh., vetėm pėr shkak tė kryeneqėsisė dhe arrogancės sė shprehur ndaj urdhrave tė tė Lartmadhėrishmit.
S’ka dyshim se jeta janė nė kėtė botė ėshtė njė sprovim i rėndė, sprovim qė duhet tė na kalitė e tė na e forcojė edhe mė tepėr imanin e tė mos na e dobėsojė shpresėn e tė na e thyejė moralin. Mbi tė gjitha besimtari duhet tė gjejė forcė e durim pėr tė pėrballuar ēdo vėshtirėsi a pengesė nė rugėn e gjatė tė realizimit tė shpresave dhe idealeve tė veta.

Koment:
“O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me falje (namaz) se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt”
Ajeti nė fjalė ėshtė njė mesazh i ēiltėr hyjnor drejtuar besimtarėve tė vėrtetė pėr t’i vėnė nė dijeni se zemrat dhe mendjet e tyre duhet t’i kenė gjithmonė tė lidhura te mėshira e pakufishme e Allahut, sepse vetėm Ai e meriton adhurimin e vėrtetė dhe se vetėm prej Tij kėrkohet ndihma pėr tė pėrballuar ēdo tė papritur a fatkeqėsi. Nė Kur’an thuhet:
“Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje kėrkojmė ndihmė !” (El Fatiha, 4)
Ai qė u pėrmbahet kėtyre normave do tė jetė i shpėtuar nė kėtė botė dhe i shpėrblyer e i graduar nė botėn tjetėr.
Meqė Allahu i plotfuqishėm e di se sfidat e jetės nė kėtė botė janė tė vėshtira e tė rėnda pėr njeriun, Ai qysh nė fillim i pėrforcon zemrat tona me kėshilla pėrplot mėshirė e dhembsuri, duke na dėftuar se shpėtimi i vetėm ėshtė kėrkimi i ndihmės prej Tij me durim dhe me namaz. Nė durim ka ngadhėnjim, nė namaz ka shpėtim, e kur kėto dy cilėsi e stolisin shpirtin e besimtarit, kjo atėherė shpie deri nė triumfin e vėrtetė ndaj forcave tė errėta djallėzore.
Kjo tregon pėr vlerėn dhe rėndėsinė e tij jetike pėr karakterin e besimtarit, ngase Allahu xh.sh. e di se rruga e udhėzimit hyjnor kėrkon pėrpjekje tė vazhdueshme pėr t’i pėrballuar tė gjitha vėshtirėsitė.
Lufta e vazhdueshme nė mes engjėllores dhe djallėzores njeriun gjatė jetės nė kėtė botė shpeshherė e ballafaqon me sfida tė papritura, tė cilat mund tė pėrballohen vetėm me sabėr tė vėrtetė. Por nėse fatkeqėsitė dhe dėshpėrimet zgjasin, njeriu mund tė humbė ndonjėherė edhe durimin e tė ligėshtohet, nėse nuk e ka pranė vetes edhe njė shtytės tjetėr ndihmės. Mu pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. ia ka bashkangjitur durimit edhe namazin, i cili si ndihmėtar kurrė nuk tė lė nė baltė. Namazi ėshtė elani dhe forca qė ripėrtėrit dhe ēelnikos vullnetin e njeriut, ėshtė njė lidhje qė kurrė nuk mund tė shkėputet-kjo ėshtė lidhj me Allahun xh.sh.- “Urvetul vuthka”. Nė namaz prehet e qetėsohet shpirti, dhe ēdo gjymtyrė e ndien kėtė. Namazi ėshtė sikur pika e vesės qė freskon petalet e lules sė vyshkur, ėshtė njė rilindje e shpresave tė zemrave tė thyera e tė lodhura nga vėshtirėsitė.
Durimi (sabri) si “armė e fortė” e besimtarit ėshtė pėrmendur nė Kur’an nė 70 e ca vende. Sa pėr ilustrim do t’i cekim vetėm disa prej kėtyre ajeteve:
“Ajo qė e keni pranė vetes ėshtė e pėrkohshme, e ajo qė ėshtė te Allahu ėshtė e pėrjetshme. E ne do t’u japim atyre qė ishin tė durueshėm shpėrblimin mė tė mirė tė asaj qė vepruan” - ( En Nahl, 96)
“ O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė Allahut” - (Ali Imran, 200)
Nė kėtė kontekst edhe Pejgamberi a.s. thotė:
“Durimi ėshtė gjysma e besimit”, pastaj, “Durimi ėshtė thesar prej thesarėve tė xhenetit”.
Transmetohet nga Suhejb en Rrumi tė ketė thėnė:
“Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: ”Ėshtė e ēuditshme ēėshtja e besimtarit, ēdo vepėr e tij i sjell mirėsi. Nėse e arrin ndonjė e mirė (kėnaqėsi) e falėnderon Allahun dhe kjo ėshtė gjė e mirė pėr tė, po nėse e godet ndonjė fatkeqėsi, bėn durim (sabėr) dhe po ashtu fiton mirėsi”.
Fjalėt e fundit nė ajet: “...Vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt” do tė thonė se Allahu xh.sh. ėshtė me durimtarėt, i pėrkrah, i pėrforcon, i shoqėron dhe nuk i lė tė kalojnė tė vetmuar nėpėr rrugėn e sprovave tė vėshtira, meqė e di se mundėsitė psiko-fizike tė njeriut janė tė kufizuara.
Ai qė Allahun e ka pranė (me vete), athua kush mund tė jetė kundėr tij? Ai qė e gjen vetėm pranė mėshirės sė Allahut, athua mund tė humbė ndonjėherė ?!. Ai qė pėrballon sfidat dhe tė papriturat, me iman dhe pėrkushtim tė plotė, duke bėrė sabėr dhe duke falur namaz, ai vėrtet i ka tė hapura dyert e mėshirės hyjnore.
Njė thėnie arabe thotė: “Duro ndaj intrigave tė intrigantėve (tė cilėt bėjnė kurtha e dredhi), sepse durimi yt ėshtė vrastar pėr ta. Ndodh qė zjarri nganjėherė ta hajė (djeg) vetveten, po qe se nuk gjen diēka pėrpara qė ta pėrpijė”.
Kėtu shihet se ekziston durimi ndaj kurthave tė intrigantėve, por mund tė ndodhė qė armiku tė jetė dinak dhe durimin e besimtarit ta keqpėrdorė dhe ta konsiderojė si dobėsi, kėshtu qė i vėrsulet dhe e sulmon edhe mė me ashpėrsi.
Pėr kėtė Allahu xh.sh. thotė: “ Edhe ata qė i godet e padrejta, i kundėrvihen” - (Esh Shuura, 39).
Por, qė tė ketė ngadhėnjim tė vėrtetė patjetėr duhet tė ketė edhe flijim, sepse vetėm kėshtu arrihet qėllimi, fitohet liria, plotėsohet imani.
Allahu xh.sh. thotė: “ A mos menduat ju se do tė hyni nė Xhenet, e Allahu pa e ditur (pa u vėrtetuar nė praktikė) se cilėt prej jush kanė luftuar dhe pa e ditur se cilėt prej jush ishin tė durueshėm” - (Ali Imran, 142)
Rruga deri te arritja e sė vėrtetės dhe e kuptimit tė drejtė tė misionit tė njeriut nė kėtė jetė ėshtė e “shtruar” me durim dhe xhihad, ėshtė e stolisur anekėnd me gjakun e shtrenjtė tė dėshmorėve.
Nėse nė durim ka jetė tė shpirtrave, atėherė nė flijim (rėnie dėshmor - shehidllėk) ka jetė tė plotė, ēiltėrsinė, pastėrtinė dhe dlirėsinė e sė cilės nuk mund ta pėrlyejė asgjė.
Pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. nė vazhdim thotė:
“ E pėr ata qė u mbytėn nė rrugėn e Allahut mos thoni: janė tė vdekur, Jo, ata janė tė gjallė, por ju nuk kuptoni (gjallėrinė e tyre)”
Lufta pėr lartėsimin e idealeve islame, pėr lartėsimin e fjalės sė Allahut, kėrkon flijime, e dėshmorėt qė flijohen pėr kėto ideale janė njerėzit mė tė dashur te Allahu. Tė tillėt kurrė nuk vdesin, por janė tė gjallė dhe tė furnizuar prej Zotit fuqiplotė. Ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė ne njerėzit e rėndomtė me kufizime shqisore nuk mund ta ndjejmė kėtė gjallėri tė pėrjetėsisė sė tyre. Kjo ėshtė vetėm nė dijen dhe kompetencėn e Allahut
Pėr shkak se janė tė gjallė te Allahu, dėshmorėt nuk pastrohen siē pastrohen tė vdekurit e rėndomtė. Pastrimi ėshtė vetėm pėr trupat e tė vdekurve, kurse dėshmorėt janė tė pastėr sepse edhe gjaku i tyre ėshtė i pastėr dhe varrosen me ato rroba me tė cilat kanė rėnė shehidė.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante