Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-11, 14:22   #64
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tefsir-(komentim suresh)

KOMENTIMI I SURES ET-TEUBE

Me lejen e Allahut, tė fillojmė me
komentimin e sures Teube, pėr shkak tė rėndėsisė
sė madhe qė ka dhe pėr shkak se rreh tematika
shumė me rėndėsi. Kjo, me siguri, do tė na marrė kohė mė shumė, sepse ėshtė ndėr suret e gjata nė
Kuran, ndaj kėrkojmė qė tė jeni nė pėrcjellje tė
komentimit tė ajeteve tė kėsaj sureje. Surja Teube ėshtė sure medinase dhe pėrmban
gjithsej 129 ajete. Kjo sure ėshtė njė ndėr suret e fundit qė i ka zbritur
tė Dėrguarit tė Allahut. Ndėrsa nė disa transmetime
thuhet qė ėshtė surja e fundit qė i ka zbritur tė
Dėrguarit tė Allahut.[1] Kjo sure pėrfshin dispozita pėrfundimtare nė lidhjet
mes umetit musliman dhe umeteve tė tjera mbi
tokė. Kjo sure pėrfshin, gjithashtu, seleksionimin e
shoqėrisė muslimane. Po ashtu, tregon edhe
gjendjen e ēdo pale tė kėsaj shoqėrie. Nė bazė tė tematikave qė pėrmban kjo sure dhe nė
bazė tė transmetimeve qė tregojnė pėr shkakun e
zbritjes, na bėhet e qartė se kjo sure ka zbritur nė
vitin e 9 hixhrij dhe nuk ka zbritur e tėra pėr njė
moment. Edhe pse nuk kemi njohuri rreth kohės sė
saktė tė zbritjes sė pjesėve tė kėsaj sureje gjatė vitit tė 9-tė, kemi mundėsi tė vėrtetojmė se zbritja e
kėsaj sureje ka kaluar nėpėr tri etapa. Etapa e parė ishte para betejės sė Tebukut nė
muajin Rexheb tė kėtij viti. Etapa e dytė ishte gjatė kohės sė pėrgatitjes pėr
kėtė betejė dhe gjatė betejės. Etapa e tretė ishte pas kthimit nga beteja. Ndėrsa fillimi i kėsaj sure duke filluar prej ajetit tė
parė e deri nė ajetin 28 ka zbritur nė fund tė viti tė 9
hixhrij, pak para kohės sė haxhit, nė muajin
dhulkade apo muajin dhulhixhe. Emrat e kėsaj sureje Transmetohet nga Seid b. Xhubejr, i cili thotė e kam
pyetur Abdullah b. Abasin pėr kėtė sure dhe tha:
“Ajo ėshtė El Fadiha (e cila i ka zbuluar kurthet e hipokritėve) ende vazhdonin tė zbrisnin ajetet “disa prej tyre”, “disa prej tyre” nė kėtė sure sa qė u frikėsuam qė nuk do tė lejė askėnd pa e
pėrmendur.” Po ashtu ėshtė quajtur “Suretul Buhuth” surja e cila kėrkon dhe zbulojė fshehtėsitė e hipokritėve. Kjo sure ėshtė e vetmja nė Kuran e cila nuk fillon me
bismilah. Mendimet e dijetarėve se pse nuk fillon me bismilah
kjo sure janė tė ndryshme: Bismilahi ėshtė mėshirė dhe sigurim, ndėrsa surja
Teube tregon luftėn ndaj jobesimtarėve dhe zbulon
dredhitė e hipokritėve dhe nė tė nuk ka siguri ndaj
jobesimtarėve, tė cilėt e kanė shkelur premtimin
dhe marrėveshjen e tyre. Pėr kėtė arsye nuk ka
filluar me bismilah. Kjo thėnie ėshtė transmetuar nga Aliu dhe Sufjan b. Ujejne. Ka qenė traditė e arabėve kur kanė qenė nė
injorancėn e tyre se nėse kanė pas ndonjė
marrėveshje me ndonjė popull dhe kanė dėshiruar
ta prishin atė marrėveshje, i kanė shkruar letėr
mirėpo nuk e kanė filluar me bismilah. Kur zbriti kjo
sure, e cila i anulon marrėveshjet mes tė Dėrguarit tė Allahut dhe jobesimtarėve, i Dėrguari i Allahut e
dėrgoi Ali b. Ebu Talib qė ta lexojė para
mushrikėve, nė kohėn e Haxhit, dhe nuk e ka
filluar me bismilah, duke pasur parasysh traditėn e
arabėve nė kėtė. Sahabėt kanė rėnė nė mospajtim se a ėshtė surja
Teube dhe ajo Enfal njė sure e vetme apo janė tė
ndara? Disa prej tyre thanė se ėshtė njė sure,
ndėrsa disa tė tjerė thanė se janė dy sure dhe nė
kėtė mėnyrė me lėnien e bismilahit u pajtuan dy
palėt. Lanė nė mes tė kėtyre dy sureve njė hapėsirė dhe me kėtė u pėlqyen ata tė cilat thanė se kėto
janė dy sure tė ndara, ndėrsa e lanė bismilahin, ku
kėtė e pėlqyen ata qė thoshin se ajo ėshtė njė sure. Sureja Teube ka qenė e gjatė gati sa surja Bekare
pastaj ėshtė deroguar njė pjesė nė fillim tė saj dhe
me tė pastaj ka rėnė edhe bismilahi. Kėtė mendim e
transmeton Ibėn Vehbi, Ibnul Kasim, Ibnu Abdul
Hakem nga Maliku, sikur qė e ka pėrmendur imam
Kurtubi. Ka thėnė Kurtubi: “E vėrteta se pse bismilahi nuk ėshtė shkruar nė kėtė sure ėshtė sepse Xhibrili
ashtu ia ka zbritur tė Dėrguarit tė Allahut, pa
bismilah”. Muhamed Emin Shenkiti, autori i librit “Advaul bejan fi idahil Kuran bil Kuran ” ka thėnė: “E vėrteta rreth rėnies sė bismilahit nė kėtė sure, ėshtė ajo qė ia ka
thėnė Uthmani Abdullah b. Abasit. Kėtė tregim e
shėnon Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Imam
Ahmedi, Ibėn Hibani nė “Sahihun” e tij, Hakimi nė “Mustedrekun ” e tij dhe thotė se zinxhiri i kėsaj ėshtė i vėrtetė. Ibėn Abasi thotė se i ka thėnė
Uthmanit: “Ēka ju shtyu qė ta vendosni suren Teube pas sures Enfal dhe qė mos tė shkruani nė tė
bismilahin?” Uthmani tha: “Kur tė Dėrguarit tė Allahu i zbriste diēka i thėrriste disa nga ata qė
shkruanin shpalljen dhe u thoshte: ‘Vendosni kėto nė suren nė tė cilėn ka kėshtu e kėshtu. ’ I zbrisnin atij ajete dhe u thoshte: ‘Vendosni kėto ajete nė suren nė tė cilėn pėrmendet kėshtu e kėshtu. ’ Surja Enfal ishte prej tė parave qė ka zbritur nė Medine,
ndėrsa Teube prej tė fundit qė ka zbritur prej
Kuranit. Tregimi i kėsaj sureje ishte i ngjashėm me
tregimin e sures Enfal. Vdiq i dėrguari i Allahut dhe
nuk na sqaroi ne se a ėshtė surja Teube prej sures
Enfal apo ėshtė e ndarė dhe mendova se ajo ėshtė prej saj. Pėr kėtė kam bashkuar mes atyre dyjave
dhe nuk e kam shkruar nė mes tyre rreshtin e
bismilahit”. Dy vėrejtje : 1. Prej hadithit qė pėrmendėm, merret se renditja a
ajeteve nė Kuran ėshtė bėrė nga ana e Pejgamberit
(teukifije), sikur qė shihet nga ky hadith se edhe
suret janė renditur nga ana e tė Dėrguarit tė Allahut,
pėrveē kėsaj sureje. 2. Ka thėnė Ebu Bekr b. el Arabij el Maliki (Allahu e
mėhsiroftė!): “Ky hadith ėshtė argument pėr pėrdorimin e kijasit (analogjisė) nė fe. A nuk e sheh
se si Uthmani dhe sahabėt e tjerė e pėrdorėn kijasin
nė mungesė tė tekstit. Ata e panė se surja Teube
ėshtė e ngjashme nė tematikė me Suren Enfal dhe
pėr kėtė sollėn menjėherė pas sures Enfal suren
Teube”. Nėse ėshtė fut kijasi nė renditjen e kėsaj sureje, atėherė ēka ta merr mendja pėr dispozitat e
tjera tė fesė? Tematikat qė pėrmban kjo sure nė pėrgjithėsi Para se tė futemi nė komentimin e ajeteve tė kėsaj
sure, dėshirojmė t’i japim njė pasqyrė tė pėrgjithshme kėsaj sureje se cilat janė tematikat tė
cilat i rreh kjo sure nė pėrgjithėsi. Pjesa e parė e kėsaj sureje, duke filluar prej ajetit tė
parė e deri te ajeti i 28, definon lidhjet mes
muslimanve dhe jobesimtarėve, nė pėrgjithėsi nė
gadishullin arab. Ja disa prej shembujve tė kėsaj
pjese. Allahu thotė: “Denoncim nga Allahu dhe i dėrguari i Tij ndaj idhujtarėve me tė cilėt ju patėt
lidhur kontratė (kumtesė pėr shkėputjen e
marrėveshjes). Pra, ju (idhujtarė) qarkulloni nėpėr tokė (lirisht)
katėr muaj, e dijeni se fuqinė e Allahut nuk mund ta
bėni tė paaftė dhe se Allahu mposhtė mohuesit. Dhe (ky ėshtė) njė kumtim nga Allahu dhe i
dėrguari i Tij, drejtuar gjithė njerėzve nė ditėn e
haxhit tė madh, se Allahu ėshtė tėrhequr prej
(marrėveshjes sė) idhujtarėve, e njėkohėsisht edhe
i dėrguari i Tij. Po, nėse pendoheni, do tė jetė mė
mirė pėr ju, e nėse ia ktheni shpinėn (rrugės sė drejtė), ta dini se nuk mund t'i shpėtoni (ndjekjes
sė) Allahut. E, ti pėrgėzoji ata qė mohuan me njė
dėnim tė padurueshėm. Pėrveē atyre idhujtarėve me tė cilėt keni lidhur
marrėveshje, e tė cilėt nuk ju kanė shmangur asgjė
dhe nuk e kanė ndihmuar askėnd kundėr jush,
pra, edhe ju pėrmbushni marrėveshjen e tyre deri
nė afatin e caktuar. S'ka dyshim se Allahu i do tė
devotshmit. E kur tė kalojnė muajt e shenjtė, luftoni idhujtarėt
kudo qė t'i gjeni, robėroni dhe ngujoni ata, u vini
pritė nė ēdo shteg. Nė qoftė se pendohen, e falin
namazin dhe e japin zeqatin, atėherė ua lėshoni
rrugėn, se vėrtet Allahu falė ėshtė
Mėshirues.” (tevbe1-5) Shembulli tjetėr: O ju qė besuat, mos u ofroni miqėsi
(dashuri) prindėrve tuaj, as vėllezėrve tuaj, nėse ata
vlerėsojnė mosbesim kundėr besimit. E kush prej
jush miqėsohet me ta, ata janė mizor. Thuaj (o i dėrguar): "Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė
tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj,
pasuria qė e fituat, tregtia qė frikoheni se do tė
dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur,
(tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-
llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin
e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e
prishur.(tevbe 23-24). Shembulli tjetėr: O ju qė besuat, vėrtetė idhujtarėt
janė tė ndyrė, andaj pas kėtij viti tė mos i afrohen
mė xhamisė sė shenjtė. Nėse i frikėsoheni skamjes
All-llahu me dėshirėn e vet do t'ju pastroj me
mirėsitė e Tij. All-llahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i
urtė. Teube, 28. Pjesa e dytė e kėsaj sureje pėrfshin nė mėnyrė
definitive lidhjet mes shoqėrisė muslimane dhe
ithtarėve tė librit (jehudi dhe tė krishterė) nė
pėrgjithėsi. Gjithashtu, nė kėtė pjesė tregon edhe
pėr devijimin e ēifutėve dhe tė krishterėve nė
ēėshtjet e besimit dhe jetės nė pėrgjithėsi. Ja disa shembuj tė kėsaj pjese: “Luftoni ata qė nuk besojnė Allahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė
ndaluar (haram) atė qė e ndaloi Allahu dhe i
dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre
tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen
nė dorė e duke qenė tė mposhtur.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė