Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-05, 03:09   #39
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Kujdes !!!

ARRITI KLUBI ROTARI NJĖ SHOQATĖ KOMASONE

Realiteti kosovar qė nga pas lufta e deri mė tani, dhe qė vazhdon ende tė jetė si e tillė, tregon se vendi ėshtė shndėrruar tė thuashnė njė fushėveprim tė cilėn e kanė vėrshuar organizatat e mėdha dhe tė vogla, shoqata dhe klube tė llojeve tė ndryshme,
asociacione dhe misionar qė as vetė dreqi mė nuk i njeh dhe as i di, ku secila nga kėto thotė pėr vete se ėshtė e ngarkuar me petkun e misionit humanitar!?!

SHEVKI SH. VOCA

Nė ēdo shoqėri demokratike ėshtė e pranishme liria e integrimit tė qytetarėve. Kjo liri, sigurohet dhe garantohet nga kushtetuta e secilit vend.
Ndėr format mė tė ndryshme tė lirisė sė integrimit tė qytetarėve qė nga politika, ekonomia, kultura, shkenca, feja, sporti dhe tė tjera, ekziston njė dallim qenėsor.
Disa nga kėto organizata apo shoqata janė tė hapur pėr tė gjithė qytetarė, dhe veprojnė nė mėnyrė publike, ndėrsa me disa tė tjerė ėshtė mė ndryshe, sepse, ato janė tė mbyllura, elitiste, dhe pak a
shumė tė fshehta. Shembull i mirė i kėtyre tė fundit janė:
“Organizatat (lozhat) Masonė”; “Klubet Rrotari”; “Lion -ėt”; “Komisioni
Trilateral”; grupi i quajtur “Bilderberg”(sipas emrit tė njė hoteli nė Holandė ku nė vitin 1954 u mbajte tubimi i parė i tyre); “Opus Dei” e Vatikanit e
themeluar nė vitin 1928 nė Spanjė; “Mont Pelerin”, (quhet sipas emrit tė fshatit nė Zvicėr ku u themelua), nė pėrbėrjen e saj janė ekonomist me famė, ekspert tė dalluar tė kėsaj lamie. Por, nė botė ekzistojnė edhe shumė shoqata tė tjera qė hyjnė nė kategorinė e tė vepruarit nga
prapaskena.

Si shkas pėr pėrpilimin e kėtij shkrimi ishte emisioni “Ngjyra Jete” i datės 14. XI. 2005, e cila tash e disa vite pėr ēdo tė hėnė emetohet nga shtėpia mė e madhe informative e Kosovės, RTK-sė. Emisioni nė fjalė, ėshtė ndėr emisionet mė tė shikuara .Udhėheqės i emisionit, sa kam mundur t'i pėrcjellė (emisionet e pa shikuara nuk janė nga lėshimi im, por nė mungesė tė rrymės nga KEK-u) ka qenė vazhdimisht i njėjti, z. Sylejman Shaqiri, i cili me tė vėrtet ėshtė njė moderator qė ka kualitete tė larta me njė sharmė tė veēantė qė e dallon prej tė tjerėve. Mirėpo kėsaj
here dukej sikur emisioni tė kishte ndėrruar imazhin e vet, qoftė prej vet
pėrmbajtjes dhe formės sė saj, qoftė nga struktura, profesioni dhe ideja e
mysafirėve tė ftuar. Nė emision u bisedua pėr “Klubin Rrotari”, anėtarė tė
sė cilės ishin mysafirėt e ftuar nė studio, dhe tė cilėt, sa arrita tė kuptojė ishin edhe pėrfaqėsues tė saj pėr Kosovė.
Rrotarianėt shqiptar tė Kosovės na informuan pėr hapjen e kėtij klubi nė
Pejė, duke na bėrė me dije se sė shpejti do tė degėzohet nė tėrė Kosovėn, qė do tė fillojė nga Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjakova dhe qendra tjera. Me kėtė sikur donin t'i inkurajonin qytetarėt e Kosovės pėr shtrirjen e veprimtarisė sė tyre (fjala ėshtė pėr vėllazėritė Rrotarian nė tėrė botėn) humanitare nė botė dhe tek ne.
Ndihmat pėr fillim nė Kosovė sipas tyre ishin simbolike, me nga 30 euro, dhe me nga njė pako ushqimore (qė ishin dhėnė me rastin e Fitėr Bajramit nė Pejė), kurse nė vende tė ndryshme tė botės, ndihmat
e tyre sillen me qindra milion euro apo dollar.
Meqenėse Kosova ėshtė ende nė fazėn e tranzicionit, synimet e shoqėrisė sė saj janė qė tė arrihet dhe tė vendoset njė Kosovė e pavarur dhe demokratike, tė modelit euro-perėndimor. Mirėpo, ajo sot, me njė kornizė kushtetuese, ku deputetėt e subjekteve tanė politikė tė pėrfaqėsuara nė njė parlament jo tė plotė (pa fajin e tyre sepse dihet kush mungon…) dhe me njė pakicė kompetencash nuk mund t'i bėj ballė furtunave dhe dallgėve qė vijnė nga jashtė, por, as atyre nga brenda.
Realiteti kosovar qė nga pas lufta e deri mė tani, dhe qė vazhdon ende tė jetė si e tillė, tregon se vendi ėshtė shndėrruar tė thuash nė njė fushėveprim tė cilėn e kanė vėrshuar organizatat e mėdha dhe tė
vogla, shoqata dhe klube tė llojeve tė ndryshme, asociacione dhe misionar qė as vetė dreqi mė nuk i njeh dhe as i di, ku secila nga kėto thotė pėr vete se ėshtė e ngarkuar me petkun e misionit humanitar!?! Kėta mysafir (humanist) vijnė gati nga e tėrė bota, me njė fjalė
Kosova ėshtė bėrė njė vend konglomerat nė tė cilėn veprojnė njerėz tė racave, kombeve, besimeve dhe normalisht tė gjuhėve tė ndryshme. Ani, kėsaj po i thonė demokraci, “ėmbėlsinė” e sė cilės po e shijojmė qė nga pas lufta.. Dhashė Zoti qė ėmbėlsira tjetėr, pėr tė cilėn jemi mė tė nevojshėm, ajo e pavarėsisė tė jetė mė e shijshme, mė e kulluar, dhe mė e filtruar, si, dhe, tėrėsisht e pastruar prej zhiblave tė bartura nga erėrat e ndryshme.

Tani i kthehemi “Klubit Rrotari”, duke bėrė njė vėshtrim rreth historisė dhe
zanafillės sė saj, me njė pėrpjekje qė sadopak tė informohet opinioni kosovar pėr kėtė lloj asociacioni qė ėshtė diēka e re nė mesin tonė. Derisa nė Shqipėri ajo ėshtė prezentė qė nga vitet e nėntėdhjeta, (1995).
Klubi i parė Rrotari u themelua nė Ēikago tė SHBA-ne, me 23 shkurt tė vitit 1905, kur edhe u mbajt mbledhja e parė e tyre. Iniciatorėt kryesor pėr themelimin e kėtij klubi ishin: Pol Haris, avokat hebre nga Gjermania; Silvester Skill, pasanik i madh pronar i njė miniere; Gustavus E. Loehr; inxhinier i xehetarisė; dhe, tregtari i tekstilit hebreu, Hiram E. Shorey. Kėta tė katėrt ishin mason me grada tė larta nė hierarkinė e lozhės. Anėtar tė saj mund tė ishin pjesėtarėt e tė gjitha besimeve (nė fillim ishin krishterėt, ēifutėt dhe , budistėt, kurse tash ėshtė krejtėsisht normale qė nė mesin e tyre ka edhe musliman).

burimi:gazeta besa


logoja e masoneve
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė