Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-05, 19:45   #42
Clintoni
 
Anėtarėsuar: 26-11-05
Vendndodhja: All over the World - Washington Prishtina Tirana
Postime: 194
Clintoni e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Clintoni
Gabim

Qe qta e gjeta diku dhe thash tja plotsoje qejfin muntit, lonit dhe krijusit... :lol: :lol: :lol:

Itali, Prokuroria milaneze 22 mandate arresti per rrembimin e imamit Abu Omar


Data e Publikimit: 23/12/2005

Autori i Lajmit:
BW
Prokuroria milanese ka nxjerre 22 mandate arresti per 22 agjente te CIA-s te cilet akuzohen se kane rrembyer ne Milano imamin Abu Omar. Omar, I cili eshte nen hetim nga prokuroria milaneze ne kuader te nje hetimi ndaj militanteve islamike, u rrembye nga strukturat inteligjente te huaja qe kishin si qellim ta nenshtronin ndaj pyetjeve te shumta e me pas t’ia dorezonin autoriteteve egjiptiane. Qeveria italiane shprehet se nuk ka qene kurre e informuar per operacionin e aleateve te saj ne Washington.

Nderkaq ministri italian i drejtesise Roberto Casteli ka kerkuar nje kopje te hetimeve te prokuroreve milaneze rreth rrembimit te Abu Omar qe sipas tyre eshte bere nga 22 agjente te CIA-s, per te cilet jane nxjerre dhe urdher arrestet.

Lidhur me ceshtjen e rrembimit te te dyshuarve per terroriste ne muajin nentor vizitoi Shqiperine prokurori Armando Spataro, i ngarkuari nga drejtesia italiane per te hetuar ceshtjen e rrembimit te nje terroristi te dyshuar nga agjente e CIA-s. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme arsyeja e vizites se tij ishte marrja e informacioneve me te reja per ceshtjen qe prokurori kishte ne ngarkim.

Nderkaq, edhe prokurori i gjykates gjermane te Zweibruecken, Eberhard Bayer ka hapur nje hetim dhe po kerkon agjentet amerikane te CIA-s te cilet ne 17 shkurt te vititt 2003 rrembyen ne Milano te Italise, imamin Abu Omar. Nga hetimet e deritanishme te drejtesise gjermane rezulton se amerikanet, pas mberritjes nga Italia e kane transferuar imamin ne bazen gjermane te Ramstein, nga ku eshte derguar me pas ne Egjipt. Omar ka denoncuar faktin se gjate qendrimit te tij ne Egjipt ai eshte torturuar.

Gjykata italine sipas fakteve te bera publike ne shtyp ne qershor te ketij viti kishte zbuluar prova se Abu Omar ishte kapur nga agjentet amerikane, ndersa po shkonte ne shtepi ne shkurt te 2 viteve me pare. Abu Omar, i cili ishte i martuar me nje grua shqiptare, u mor me nje kamion dhe u dergua ne nje baze amerikane para se te dergohej ne Gjermani e me pas ne Kajro, per t’u marre ne pyetje. Ai u rrembye si pjese e politikes amerikane pas sulmeve te 11 shtatorit.
__________________
[b]Islam is uncompatible with democracy[/b]
Clintoni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė