Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-12-05, 02:11   #44
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim




Xhamia e Madhe e Fierit dhe keqdashja islamofobe ndaj muslimanėve

nga Roald A. Hysa


Pėrpara pak ditėsh, pikėrisht nė njė ditė tė premte tė bekuar nga Zoti i Madhėruar, i gjithė komuniteti i muslimanėve tė Shqipėrisė u gėzua shumė me rastin e pėrurimit tė Xhamisė sė Madhe tė Fierit.
Pas njė zbrazėtire prej disa vjetėsh, nė njė kohė kur tė gjithė muslimanėt tiranas po presin me padurim ndėrtimin e njė xhamie tė pėrmasave tė tilla, apo edhe mė tė mėdha, falė Zotit tė Madhėruar muslimanėt fierakė do tė jenė ata qė do ta gėzojnė njė ndėrtesė kaq madhėshtore.

--------------------------------------------------------------------------------

Kėshtu pas Xhamisė sė Madhe tė Shkodrės, vjen njė tjetėr xhami e mrekullueshme, kjo e Fierit qė pėr nga zgjidhja arkitektonike i ka shoqet e rralla. Njė hapėsirė e vetme, pa shtylla, pa mbėshtetje nė mes, kupola e mbėshtetur mbi muret rrethuese me dy minare tejet tė larta e impozante nė paraqitje qė kur dallohet nga larg. Kjo pra, ėshtė njė nga faltoret e Zotit qė dikush u bė shkak tė ndėrtohet, e dikush tjetėr i nisur thjesht nga dėshira e mirė i dha ato para vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė Lartėsuar. Hapja e kėsaj xhamie shkaktoi gėzimin e muslimanėve, tė cilėt kishin ardhur nga shumė qytete tė Shqipėrisė pėr tė marrė pjesė nė kėtė ngjarje tė gėzuar, jo vetėm pėr ne. Edhe tė krishterė ortodoksė u gėzuan dhe e vlerėsuan faktin qė njė xhami e pėrmasave tė tilla u ndėrtua pikėrisht nė Fierin e tyre dhe tonin. Kėshtu pa pasur asnjė kompleks inferioriteti kėta njerėz na uruan jo vetėm pėr xhaminė e bukur qė ishte ndėrtuar, porse ishim tė mirėseardhur gjithmonė pėr tė kėtilla raste. Nė kėtė ceremoni morėn pjesė tė gjithė dhe siē ndodh zakonisht dyert ishin tė hapur pėr tė gjithė. Morėn pjesė edhe mediat lokale, tė cilat u munduan ta paraqesin sa mė mirė kėtė ngjarje. Pėrpara faljes sė xhumasė foli Bledar Myftari, nėnkryetar i BISH, ndėrsa nė predikimin e sė premtes kryetari i BISH, H. Ing. Selim Muēa, foli rreth vėllazėrisė nė Islam, duke shprehur edhe njė herė tjetėr mesazhin e dashurisė dhe paqes qė pėrfshin nė vetvete Islami si fe hyjnore.
Pse i nėnvizova tė gjitha kėto, pėr mė tepėr faktin qė edhe besimtarė tė thjeshtė ortodoksė jashtė ceremonialit tė zakonshėm na urojnė me ēiltėrsi dhe shprehen sinqerisht rreth kėsaj xhamie madhėshtore!
Normalisht vetė shqiptarėt e kanė gjetur me kohė gjuhėn e tyre, porse janė grupe mediatike tė caktuara dhe posaēėrisht ai “Edisud spa” qė nė vazhdimėsi po mundohet tė denigrojė pjesėn muslimane, duke zbatuar klishe tė caktuara, nė titujt filialeve tė saj si “Gazeta Shqiptare”, “News 24” apo “Balkanweb”. Nė vend qė tė bėnte njoftimin e zakonshėm, tė cilin normalisht i takon ta bėjnė agjencitė serioze tė lajmeve, titullit tė zakonshėm i bashkangjit edhe asosacione tė tilla pėr “hoxhėn e fshatit tė Fierit qė pėrgatiste bomba me celular”. Ēuditėrisht ky grup i prirė nga njė italian fanatik vazhdon tė denigrojė me zell tė gjithė muslimanėt shqiptarė, pa dallim nga jugu apo nga veriu qofshin. Megjithėse Drejtori i Policisė sė Fierit Sokol Kalani deklaron pėr mediat se, e citojmė nga deklarata e bėrė ditėn e premte 29 prill: “Lėnda shpėrthyese qė u mori jetėn dy tė rinjėve, natėn e tė enjtes, nė njė fshat tė Fierit, nuk ka qenė e aktivizuar nga njė aparat telefoni celular”, filialet e Edisudit me Karlo Bolinon vazhdojnė edhe mė tutje me pistėn e terrorizmit islamik. Madje mė datė 1 maj “Gazeta Shqiptare” vazhdon me titullin bombastik “Bomba u pėrgatit pėr njė zyrtar” dhe nė rreshtat e kėtij shkrimi hidhet ideja sipas burimeve shtetėrore se objekt sulmi mund tė ishte njė zyrtar i administratės sė lartė shtetėrore nga ana e dy tė rinjve muslimanė qė gjetėn vdekjen aksidentalisht nga shpėrthimi i tritolit. Vetė autoritetet shtetėrore pohojnė tė kundėrtėn, ndėrsa kėta persona vazhdojnė t’i bien daulles sė terrorizmit dhe tė shohin terroristė edhe kur nuk ka tė tillė. Harmonia dhe toleranca fetare, e cila me punėn dhe me kėmbėnguljen e tė katėr komuniteteve dhe pėrmbi tė gjitha tė vetė besimtarėve tė thjeshtė vazhdon tė ruhet, shohim tė minohet nga drejtues tė pandėrgjegjshėm mediash, pėr hatėr tė shitjes sė lajmit, apo edhe pėr t’u konformuar pėr shkak tė marrėveshjeve tė heshtura. Jo thjesht pėr hakmarrje, por pėr t’i kujtuar tė gjithė lexuesve dhe opinionit publik nė pėrgjithėsi, ėshtė ky grup mediatik qė ėshtė diskredituar publikisht pėr shkak tė lajmeve tė rreme qė ka pėrhapur. 9 janari 2004 do tė ishte njė skandal i turpshėm pėr kėtė grup, i cili u mundua tė fshehi tė vėrtetėn ndėrkohė kur 2 gomone me rreth 40 fatkėqij, shumica e tė cilėve gjetėn vdekjen tė ngrirė nga i ftohti, do tė deklaroheshin prej tyre si korrierė droge. E gjitha kjo u bė gurgule dhe disa prej tyre arritėn tė shpėtojnė vetėm pse arritėn dy telefonata, tė cilat u bėnė nga personat nė vend, u besuan nga gazetarėt dhe u bėnė publike nga dy kanale tė tjera private “Top Channel” dhe “Shijak TV”. Por zullumet e kėtij grupi mediatik “tė pavarur” nuk kanė reshtur, megjithėse drejtuesit e tij edhe pas kėtij shkrimi do tė vazhdojnė tė prononcohen si tė tillė, qė ruajnė ekuilibrin, qė pėrcjellin lajmin, qė nuk pėrzihen nė politikė etj., etj. realiteti tregon tė kundėrtėn.
Ky grup u akuzua jo mė larg se data 22 qershor se po fabrikon gėnjeshtra nga Bordi i Monitorimit tė Medias. Kurse pak ditė mė vonė nga monitorimet e bėra pėrsėri po ky grup i ka kushtuar njė hapėsirė mė tė madhe njėrit krah politik, nė dėm tė tjetrit. Dikush mund tė thotė se kėshtu e ka politika, pėr mė tepėr kur pėrzihen edhe interesat financiare, por ky grup mediatik nuk mund tė vazhdojė tė mbahet me gėnjeshtra dhe pėr mė tepėr nė dėm tė shqiptarėve. Fatkeqėsisht nuk mund tė themi se puna e Karlo Bolinos dhe grupit qė pėrfaqėson janė “bolline di sapone”, sepse ky grup njerėzish qė kėrkojnė tė nxijnė realitetin pėr tė fituar pikė, nuk janė thjesht njerėz qė duan tė shesin lajme.
Nuk po vazhdojmė tė numėrojmė mė tej rastet kur ky grup ka publikuar lajme tė rreme dhe tė dyshimta mė tepėr pėr shkak tė vendit, por po tė jetė e nevojshme edhe do ta bėjmė.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė