Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-01-06, 23:57   #45
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Grua e dytė nė Siri, kunati e qėlloi me thikė nė Tiranė

Martesa e dyfishtė, plagoset pėrpara xhamisė

TIRANE: Janar 4, 2006

Dėshira pėr tė qenė njė mysliman i vėrtetė duke mbajtur njėkohėsisht dy gra, pėr pak sa nuk i kushtoi jetėn, Ilir Halilajt. I vėnė pėrpara presionit tė familjarėve tė gruas sė parė, Ilir vendosi tė ndahej me bashkėshorten e dytė, tė cilėn e kishte njohur nė Siri. Por ky vendim, pėr pak sa nuk u kthye nė njė tragjedi. Ai mori dy plagė tė shkaktuara me thikė nė afėrsi tė zemrės, por fatmirėsisht pas ndėrhyrjes kirurgjikale, nuk pati rrezik pėr jetėn. Autori i plagosjes sė Halilajt, ishte njė tjetėr besimtar mysliman, Festim Avduli, i cili ishte vėllai i gruas sė dytė tė Halilajt.

Ngjarja
Gjithēka ka ndodhur mesditėn e 10 qershorit tė vitit 2004. Pas faljes sė drekės nė xhaminė e Dine Hoxhės, te “Rruga e Kavajės”, Ilir Halilaj ishte ulur nė njė klub pėrballė xhamisė, kur nga kjo e fundit del Festim Avduli, i cili thėrret ish-kunatin e tij. Kanė mjaftuar pak ēaste dhe disa replika tė ashpra, qė fillimisht dy besimtarėt myslimanė, tė goditeshin me grushte. Mė pas, gjakrat u nxehėn edhe mė shumė, kur Avduli ka nxjerrė njė thikė tip biēaku, tė cilėn e mbante me vete dhe e ka qėlluar dy herė Halilajn nė afėrsi tė zemrės. Pas krimit, autori u largua me vrap, ndėrsa kalimtarė tė rastit, dėrguan nė spital tė plagosurin, i cili mori ndihmėn e parė mjekėsore. Tė nesėrmen e ngjarjes, efektivat e Komisariatit nr.3 tė policisė, bėnė tė mundur arrestimin e autorit tė krimit, Festim Avdulit, i cili ishte fshehur nė banesėn e motrės sė tij.

Motivi
Festim Avduli, autori i plagosjes sė Ilir Halilajt, ka deklaruar pėrpara hetuesve se takimin me tė plagosurin e kishte kėrkuar, pasi ky i fundit kishte vendosur tė ndahej me motrėn e tij. Sipas Avdulit, Halilaj kishte ardhur vetė nė shtėpinė e tyre nė vitin 2002 dhe kishte kėrkuar tė martohej me vajzėn e shtėpisė, tė cilėn e kishte njohur nė Siri gjatė studimeve tė vitit tė parė jurisprudencės. Por rreth njė vit mė pas, Halilaj kishte refuzuar martesėn e motrėn e Avdulit, pasi ishte i martuar me njė tjetėr grua dhe njerėzit e kėsaj tė fundit, nuk kishin lejuar qė Halilaj tė mbante dy gra. Ky fakt i paditur mė parė, e detyroi Festim Avdulin qė tė kėrkonte takim me ish-kunatin e tij pėr t’u sqaruar. Por biseda mes tyre u acarua, ashtu sikurse edhe disa biseda tė mėparshme dhe pėrfundoi me plagosjen e Ilir Halilajt.

Dėnimi
Pėr kėtė ngjarje, Festim Avduli u dėnua nga Gjykata e Tiranės me katėr vite burgim nėn akuzėn e vrasjes sė mbetur nė tentativė nė kushtet e mbrojtjes sė nevojshme. Nga hetimet kryera, rezultoi se autori i krimit kishte pėrdorur thikėn qė e kishte me vete pasi ishte goditur disa herė me grushte nga viktima Ilir Halilaj. Kėtė fakt e pohuan edhe dėshmitarėt okularė tė ngjarjes. Edhe nė dėshminė e dhėnė gjatė gjykimit, Avduli ėshtė shprehur se nuk kishte ndėrmend ta vriste Halilajn, por situata erdhi e atillė nė kushtet e vetėmbrojtjes. Kjo ngjarje u shua shpejt edhe nga familjarėt e viktimės dhe autorit, tė cilėt vendosėn tė mos hakmerreshin me anė tė vetėgjyqėsisė duke ia lėnė nė dorė drejtėsisė tė thoshte fjalėn e saj.

Pajtimi
Pas ngjarjes sė ndodhur pėrballė xhamisė sė Dine Hoxhės, besimtarėt e tjerė myslimanė, morėn iniciativėn qė dy familjet tė pajtoheshin, nė mėnyrė qė mos nxitej fenomeni i hakmarrjes. Duke qenė se edhe protagonistėt e ngjarjes ishin besimtarė myslimanė, pajtimi u krye shumė shpejt

Vetėmbrojtja
Pas hetimeve paraprake dhe shqyrtimit gjyqėsor, rezultoi se autori i plagosjes Festim Avduli, e kishte goditur me thikė Ilir Halilajn nė kushtet e vetėmbrojtjes. Provat dhe dėshmitė vėrtetuan se krimi kishte ndodhur, pasi viktima Halilaj kishte goditur me grushte Avdulin
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė