Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:08   #10
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Thirrja haptazi
I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kaloi tre vjet duke bėrė thirrje mė vete dhe gjeti njerėz qė e dėgjonin; njerėz tė mirė brenda fisit Kurejsh dhe jashtė tij. Kėshtu u zgjerua rruga e thirrjes nė Islam dhe u pėrgatit trualli pėr ta bėrė atė haptazi. Atėherė, Allahu i Madhėruar i zbriti tė Dėrguarit tė Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Dhe (paralajmėro) fisin tėnd mė tė afėrt. Dhe shtriji krahėt ndaj besimtarėve qė tė ndoqėn ty. E nėse ata tė kundėrshtojnė, ti thuaj: “Unė jam i pastėr (pa pėrgjegjėsi) nga ajo qė bėni ju.” (26:214,216) Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mblodhi farefisin e vet mė tė afėrt, Benu Hashimėt dhe bashkė me ta edhe njė pjesė tė fisit Benu Muttalib. Falenderoi Allahun dhe dėshmoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe tha: “Vėrtet, nismėtari nuk i gėnjen njerėzit vet. Pėr Allahun, sikur tė gėnjeja tė gjithė njerėzit bashkė, nuk do t’ju gėnjeja ju. Edhe sikur t’i mashtroja tė gjithė njerėzit, nuk do t’ju mashtroja ju. Pėr Allahun, pėrveē tė cilit nuk ka zot tjetėr, unė jam i Dėrguari i Allahut te ju nė veēanti dhe te njerėzit mbarė. Pėr Allahun, ju do tė vdisni ashtu siē flini dhe do tė ringjalleni ashtu siē zgjoheni nga gjumi, do tė jepni llogari pėr atė qė veproni: pėr veprėn e mirė do tė shpėrbleheni me tė mira, pėr tė keqen me tė kėqija. Me tė vėrtetė, Xheneti ėshtė i pėrhershėm dhe Xhehenemi ėshtė i pėrhershėm.” Njerėzit filluan tė flisnin fjalė tė buta, pėrveē xhaxhait tė tij, Ebu Lehebi, i cili i tha: “Kapeni atė pėrpara se tė grumbullohen, sepse po ta dorėzoni tek ata do tė poshtėroheni; e po ta mbroni, ata do t’ju vrasin.” U ngrit Ebu Talibi: “Pėr Allahun, do ta mbrojmė atė (Muhamedin) sa tė jemi gjallė.” Pastaj shtoi: “(O, Muhamed!) Vazhdo me atė qė tė ka urdhėruar Allahu, sepse unė betohem nė Allahun qė sa tė jem gjallė, do tė tė mbroj ty, vetėm se nuk mė pėlqen tė ndahem nga feja e babait tim, Abdul Muttalibit.” Nė malin Safa Fill pas kėsaj bisede, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbriti fjala e Allahut: “Bėje tė njohur atė, pėr tė cilėn urdhėrohesh dhe largohu prej idhujtarėve.” (15:94) Atėherė, njė ditė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė malin Safa, gjeti majėn mė tė lartė tė tij dhe thirri: “O shokėt e mi!” Kjo shprehje ishte si thirrje qė lajmėronte sulmin e ndonjė ushtrie ose kur kishte ndonjė ēėshtje me rėndėsi tė madhe. Pastaj filloi t’u thėrriste barqeve Kurejshe me emėr: “O Beni Fehir! O Beni Adij! O Beni Abdi Menaf! O Beni Abdil Muttalib! “Kush thėrret kėshtu?”,- pyesnin ata. “Ėshtė Muhamedi!”,- thanė. Atėherė, njerėzit nxituan pėr tek ai. Madje, edhe ai qė nuk kishte mundėsi tė shkonte vetė atje, ēonte ndonjė njeri tė vetin qė tė shikonte se ēfarė ka ndodhur. Pasi u tubuan njerėzit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pyeti: “Si mendoni ju, nėse unė ju njoftoj se ka ardhur njė kalorėsi armike nė luginėn e kėtij mali t’ju sulmojė ju, a do tė mė besonit?” “Po! Tek ti nuk kemi provuar kurrė ndonjė gėnjeshtėr.”,- iu pėrgjigjėn ata. “Tek ti kemi provuar gjithmonė tė vėrtetėn.” “Vėrtet,- vijoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), unė po ju paralajmėroj se jeni para njė dėnimi tė fortė! Shembulli im me ju, i ngjan shembullit tė njė burri qė sheh armikun dhe kėrkon ndonjė vend tė lartė pėr njerėzit e vet, qė tė mos i sulmojė armiku dhe pastaj thėrret: “O shokėt e mi!” Pastaj i ftoi qė tė dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. U tregoi, gjithashtu se kjo fjalė ėshtė sunduese nė kėtė botė dhe shpėtuese nė botėn tjetėr. Mė pas, i paralajmėroi ata pėr dėnimin e Allahut, nėse do tė vazhdonin idhujtarinė e tyre e nuk do t’i besonin asaj qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte sjellė nga Zoti i tij dhe se ai, megjithėse i dėrguar, nuk mund t’i shpėtonte nga dėnimi dhe nuk mund tė bėhej ndėrmjetės tek Allahu. Mė pas tha: “O kurejsh! Bėjeni veten tuaj t’ju blejė Allahu dhe shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj as dėm dhe as dobi. Unė nuk mund tė bėhem arsye, qė ju tė pėrfitoni nga Allahu! O bijtė e Ka’b ibn Luejit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj juve as dėm dhe as dobi. O bijtė e Murre ibn Ka’bit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj ju as dėm dhe as dobi. O bijtė e Kusajit! Shpėtojeni veten tuaj nga Zjarri, sepse unė nuk mund t’ju bėj as dėm dhe as dobi. O bijtė e Abdu Shemsit! Shpėtojeni veten tuaj nga zjarri.

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė