Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-02-07, 19:39   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Termat e huaj bastardojnė gjuhėn

Termat e huaj bastardojnė gjuhėn


Kur kemi mundėsi kaq tė mėdha tė zėvendėsimit tė fjalėve tė huaja, tė panevojshme, me fjalė shqipe, pse po veprohet me papėrgjegjėsi ndaj gjuhės sonė tė mirė e tė pasur?!

Isuf FETAHAJ

Kohėve tė fundit po pėrdoret dendur fjala GRANT-i, qė ėshtė fjalė e gjuhės angleze. Kjo do tė duhej tė zėvendėsohet me fjalėt shqipe: dhėnie, dhurim, ofrim, livrim. 1) Njė ndihmesė (kontribut) qė njė njėsi qeveritare ia jep njė njėsie tjetėr po qeveritare. Pėrgjithėsisht jepet pėr tė mbėshtetur njė program qeveritar (arsimim, kulturė, shėndetėsi etj.) 2. Dhėnie fondesh nga njė ent shtetėror tek njė organizatė apo institucion, pėr tė mbėshtetur njė bursė studimi, ndihmė shkollimi, ndihmė kualifikimi etj. 3) Vlerėnotė (paradhėnie) qė pėrfaqėson huamarrje qeveritare afatshkurtėr me interes. I paraprin njė ndihmė falas qė qeveria merr nė tė ardhmen, nga thithje sė cilės shlyhen huan. P.sh. njė qeverie nga njė qeveri tjetėr, B. do t’i vijnė falas 100 mijė tonė grurė. Qeveria A huamerr sot dhe me arkėtimet nga shitja e ardhshme e grurit shlyen huan.

GRANTOR,-I ėshtė fjalė e gjuhės angleze. Zėvendėsohet mė dhėnės, dhurues. Term qė nėnkupton shitėsin e njė pasurie tė patundshme (tokė, ndėrtesė, etj., tė natyrės sė njėjtė). Nė kahun e blerėsit quhet i dhuruari. Nė biznesin e investimeve ėshtė tregtuesi qė shet njė opsion i thėrrit ose vendos njė pėrfitim tė njė fitimi (premiumi). Nė zgjedhjen ose opsionin, thėrrit dhėnėsi, shet tė drejtėn pėr tė blerė njė tė sigurt me njė ēmim tė pėrcaktuar. Nė zgjedhjen apo opsionin vendos, dhėnėsi shet tė drejtėn pėr tė shitur njė tė sigurt me njė ēmim tė caktuar. 3) Dhėnėsi i njė ndihme, besimi, dhurimi, etj. Pėrmbaruesi i njė akti ligjor pėr kalimin e tė drejtės sė pronėsisė. Quhet edhe pėrmbushėsh - besues, dhėnės. Enti ose personi qė pėrmbaron njė dhėnie, njė dhurim, etj., tė lėnė trashėgim (testament). Ndihmė falas (subvencion). Ndihmė qė nė njė vend qeveria qendrore u ofron qeverive vendėse, pėr tė mbėshtetur programe pėrkatėse p.sh. ndėrtim rrugėsh, telekomunikimi, ndėrtim shkollash, spitalesh, etj. (Ilir Hoti, Fjalor enciklopedik… faqe 676; Henrik Lacaj e Filip Fishta, Fjalor latinisht-shqip, faqe 398, 183; Shefkija Buriē, Engleskosrpskohrvatski ekonoski rjeēnik, faqe 658; Ferdinand Leka e Zef Simoni, fjalor italisht-shqip, faqe 293).

Alokim-i, malokoj, alokuar (i, e). Ēerdhe fjalėsh e huazuar nga anglishtja. Zėvendėsohet me fjalėt: ndėrvendos, ndėrshpėrndaj, ventilim. 1) Proces i shpėrndarjes sė shpenzimeve tė pėrgjithshme apo tė nėpėrmjetuara me koston e prodhimeve tė njė subjekti biznesi sipas njė kriteri tė caktuar pėrpjesėtimor, p.sh. sipas peshės specifike qė kostot e drejtpėrdrejta tė produkteve tė veēanta zėnė nė koston e drejtpėrdrejtė gjithsej tė tyre; sipas peshės specifike tė tė ardhurave qė njė produkt i veēantė zė ndaj tė ardhurave gjithsej, apo tė tė gjithė produkteve, etj. 2) Shpėrndarja, pėrhapja e kostove jo tė drejtpėrdrejta (tė ndėrmjetuara), sipas njė mėnyre pėrkatėse nėpėr produktet pėrkatėse ku vlerėsohet se japin ndihmesė (kontribuojnė). P. sh. Shpėrndarja e kostos sigurimeve kundėr djegies sipas raporteve tė prodhimit nė njė subjekt biznesi, kundrejt pjesėmarrjes nė sigurime tė ēdo reparti (sektori) etj. Kosto rishpėrndarės, kosto e ndėrshpėrndarė (Allocated Cost). Kosto e njė tė mirė apo shėrbimi e rishpėrndarė pėrpjesėtimisht nėpėr kategoritė e ndryshme tė kostos sė produkteve pėr nxjerrjen e tė cilave ka dhėnė ndihmesė (kontribuar) e mira a shėrbimi nė fjalė. Kosto themelore e ndėrvendosur (allocated Fixed Cost). Ėshtė shuma e kostove themelore tė shpėrndara, ndėrvendosura nė kosto individuale tė produkteve qė nxirren nga mjetet themelore qė shėrbejnė. Kosto fikse ku pėrfshihen shpenzime nė mjete themelore, makineri, pajisje, linja, etj., qė u shėrbejnė shumė ciklesh prodhimi
dhe nxjerrjes sė disa produkteve. Klasifikohen nė shpenzime jo tė drejtpėrdrejta (tė ndėrmjetuara) dhe janė tė pandryshueshme, pavarėsisht nėse subjekti i biznesit nė fjalė funksionon me kapacitet tė plotė apo jo tė plotė (tė paplotė).
Kontratė me zgjidhje, optim (ang. Optio). 1) Kontratė, nė bazė tė sė cilės njėra palė rezervon tė drejtėn (por jo detyrimin) qė kundrejt pagesės sė njė shpėrblimi tė quajtur prim, tė pėrmbarojė kontratėn brenda njė ndėrkohe (intervali kohe) derisa detyrimi tė bėhet i kėrkueshėm (deri nė maturim). Bėhet fjalė qė njėra palė mund tė pėrmbarojė blerjen ose shitjen (ose tė heqė dorė nga marrėveshja (transaksioni) deri nė njė datė tė pėrmendur nė marrėveshje dhe me njė ēmim tė caktuar (specifikuar) qė quhet ēmimi i ushtrimit ose ēmimi i goditjes, pėrkatėsisht ēmimi i marrėveshjes (Ilir Hoti: fjalor enciklopedik… faqe 937; FSHS, faqe 761; Henrik Lacaj e Filip Fishta: fjalor latinishtshqip, f.. 259; Bratolub Klaiē: Rjeēnik stranih rijeēi, f. 570; Ferdinad Leka e Zef Simoni: fjalor italisht- shqip, fq. 383, 437; Shefkije Buriē: Englesko-srpskohrvatski ekonomski rjeēnik f. 495).

ANGAZHIM, -I, ANGAZHOJ, ANGQAZHOHEM, I ANGAZHUAR.
Ēerdhe fjalėsh tė huazuara nga frėngjishtja. Mund tė zėvendėsohen me fjalėt shqipe: Zotim, zotohem, p.sh. U zotuan para zgjedhėsve. Zė, zė qė mė parė, p.sh. Zė njė veturė (shtėpi, sallė, stadium, etj.) mė qira. Premtoj, marr pėrsipėr, jap fjalėn, p.sh. Morėn pėrsipėr pėrmbushjen e detyrave tė ditės. Vunė nė jetė premtimet. E mbajti fjalėn e dhėnė. Detyrohem, p.sh. Hyj nė borxhe. Hyj dorėzon; usht. Hyj nė luftė; hyj nė punė; merrem ngultas me diēka, p.sh. U morėn nė punė njėzet punėtorė. Hynė nė betejė me armikun. I kushtohem, jepem pas diēkaje p.sh. I ėshtė kushtuar futbollit. Ėshtė dhėnė pas mėsimeve. Kur jemi nė praninė e mundėsive kaq tė mėdha tė zėvendėsimit tė fjalėve tė huaja, tė panevojshme, me fjalė shqipe, pse po veprohet kėshtu e me papėrgjegjėsi ndaj gjuhės sonė tė mirė e tė pasur?!


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante