Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-02-12, 17:20   #20
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Asgjė tjetėr tė mos kishte bėrė, do tė ishte mjaft



Shkruan : Ilir DEMALIA


72 vjet mbas vdekjes sė Poetit Kombėtar At Gjergj Fishta, akoma nuk ndalon makineria e baltės qė duan tė hedhin ish shėrbėtorėt e historisė dhe letėrsisė, letėrsisė sė real-socializmit mbi figurėn mė tė madhe kombėtare. Drejtimin e kėtij misioni ashtu si dhe dje, e ka marrė pseudo historiani, qė normalisht duhet tė ishte i ulur nė karrigen e drejtėsisė, jo vetėm pėr zhbėrjen e historisė, por pėr krime konkrete me jetė njerėzish. Arben Puto ironikisht nė vitin 1991 bėhet dhe kryetari i Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut. Pra qė nė zanafillėn e saj, plurkatilizmi shqiptar tregon shumė…! Arben Puto dhe gjithė taborri i hosana- lėpirėsve tė diktaturės dje dhe demo(n)kracisė sot, bėjnė mirė tė heshtin. Tė jenė tė sigurtė, se At Fishta do tė jetojė edhe sikur e gjithė Shqipėria tė fiket, pėr vlerat e tij. Nė vitin 1900, kur Bismarku tha se, “Shqipėria ėshtė njė shprehje gjeografike” ku nėnkuptonte se, shqiptarėt nuk kishin as gjuhė (tė shkruar), Fishta u bė iniciatori, ideatori, realizuesi pėr realizimin e alfabetit shqip. Si kryetar i Komisijes sė Kongresit tė Manastirit ishte ai dhe vetėm ai, qė nguli kėmbė e vendosi pėr alfabetin latin. Ishte ideja e tij dhe fuqia e tij, qė vendosi bashkimin e dy gėrmave pėr tė hequr ciriliket (aq tė dashura pėr sh. Puto) dhe tallavanė turke tė shkrimit. Ishte ai dhe vetėm ai. Sikur asgjė tjetėr tė mos kishte bėrė ky meshtar, i betuar pėr Zot, Komb, e Gjuhė tė veten, do tė ishte mjaft pėr tė qenė monumenti mė i madh i shqiptarėve.Puto e akuzon si fashist…?! Sh. Puto, ta bėje nga padija dhe mund tė tė falej, por ti qė ke hapur arkivat si ke dashur, e di mirė si ėshtė historia…! Duke marrė dy rreshta dhe vendosur jashtė kontekstit, ti vazhdon atė qė ke bėrė gjithė jetėn tėnde, shėrbimin nė favor tė armiqve tė Shqipėrisė. Sot vazhdon po e njėjta histori, nuk hapen arkivat …?! Kujt i intereson mos dihet e vėrteta?! Sigurisht vazhdojmė Kongresin e Vazhdimėsisė…! Turpi nuk ėshtė vetėm tek ju sh. Puto, por edhe tek ajo media qė ju lė tė llomotisni si tė doni, tė vazhdoni tė keqinformoni brezin e ri, pa njė oponencė nė studio. Normale, ajo media ėshtė pjellė e juaja. Ty sh. Puto dhe gjithė takėmit tėnd po tė ēoj tė fala me njė varg tė Viganit tė Veriut: O Perėndi a ndjeve / Tradhtarėt na lanė pa Atdhé / E Ti rrin e gjuen me rrfé / Lisat n’pėr male kot ! Tani pėr sqarim…
1- Nuk ka njeri qė tė ketė punuar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė kohėn qė Shqipėria ishte nė pragun e shpėrbėrjes mė shumė se Meshtari At Fishta. Veprat e tij janė tė panumėrta nė kėtė drejtim.
2- Nuk mund tė kuptohet historia e formimit tė gjuhės shqipe, shtetit shqiptar, letėrsisė shqipe pa At Gjergj Fishtėn. Fjalimi i tij (ashtu si gjithė vepra e tij pėr gjuhėn, kombin, letėrsinė) nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė 1919 mbajtur nga imzot Bumēi, janė perla tė luftės dhe pėrpjekjeve tė kėtij kollozi pėr tė drejtat e Shqiptarėve.
3- Kur Italia fashiste i dha dekoratėn mė tė lartė, Frati ju pėrgjigj: Kjo dekoratė nuk asht pėr mue.
4- Mbas refuzimit tė dekoratės sė qeverisė fashiste, Akademia Italiane e bėri anėtare tė saj. Nė fjalėn e tij nė kinema Rozafa Fishta tha ”
“ … rezistenca qi romakėt hasėn ndėr fiset dhe mbretėnitė ilire, tė gjitha ndodhėn sepse ilirėt e panė menjiherė se trupat romake po bijshin robnķnė nė vźnd tė lirisė …”. Ky vigan, nė vargjet e tij kur Shqipėria 1 vit pas shpalljes shtet ishte nė rrezik tė mos ekzistonte, do tė shkruante: Qe mue tek m’keni, merrni e m’bāni flķ / Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ mizore / Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė / E nami i sajė pėr jetė u trashigoftė! Nė shtratin e vdekjes do tė thoshte fjalėt e fundit: Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjith’ atje kena me shkue, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqypni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja”. Ja se si shkruajnė albanologė dhe studiues me prestigj pėr Viganin e Veriut si, Lamberci&Elsie. Albanologu Maksimilijan Lambertz-i (i cili e ka pėrkthyer “Lahutėn e Malcis” nė gjermanisht) thotė: “Lahuta āsht shprehja mā e kjarta e dokeve tė fshatarėve, banorė tė Maleve tė Veriut. E prejse doket e lashta tė fiseve malore janė gjykue tė zhduken nga tallazet e forta tė civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i nesėrm kanė pėr t’ia dijtė pėr nder nė dhetė a qindvjetėt e ardhshėm Poetit i cili nė Lahutė tė Malsisė na la nji ritrat (portret) tė shqiptarit, tė pėrshkruem nga goja e dėshmitarėve njikohsorė, ashtu si kėta e gjetėn nė agimin e shekullit tė XX-tė, me atė ndryshim tė vogėl qė shqiptari pėsoi ē’prej kohėve tė largėta tė iliro-thrakėve”. Gjithashtu, arbėreshin albanolog dhe njeriun me rreth tė gjerė ndikimi nė Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bėrė aq pėr vete sa qė ai shprehej: “Fishta ėshtė ndėr tė parėt e ndėr mė tė mėdhenj atdhetarė, tė cilėt nė kohė mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr ta mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmisė dhelpėrake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė shtrohej ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjendej aty pranė, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e tij tė gjallė, zgjonte nga gjumi mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė”. Kurse albanologu bashkėkohės Robert Elsie, duke e bėrė “Lahutėn e Malcis” tė kėndojė edhe anglisht, shprehet gjithė respekt pėr veprėn e Patėr Gjergjit se “Tashti u plotėsua Eposi Europian!”. E gjejmė Patėr Gjergjin flamurtar tė ēėshtjes shqiptare mė 1930 nė Konferencėn Ballkanike tė Athinės e fill mbas saj gjatė vitit 1931 nė konferencėn e Stambollit. Mė 1932 shkon nė Bukuresht, ku me pathos tė lartė mbron sėrish ēėshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhėtimet atėhere nuk bėheshin me avionė Boeing, por zgjasnin me javė tė tėra dhe angazhonin edhe lodhje jo tė papėrfillshme fizike. Kudo qė shkonte At Gjergji, njė ide fikse kishte: Tė propagandonte pėr ēėshtjen tonė kombėtare si edhe ta rriste rrethin e miqve tė Shqipėrisė. Tituj tė At Fishtės, nga Austria “Ritterkreuz” mė 1912, ose nga Turqia “Mearif” po mė 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” mė 1925, nga Greqia “Phoenix” mė 1931, etj., etj., si kandidat i propozuar pėr ēmimin Nobel! Jo nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė siē ndodh sot pėr ndonjė qė lutet natė e ditė pėr Ēmimin NOBEL, por Vigani u propozua nga akademitė Evropiane pėr veprėn e tij. Nė fund por jo e fundit, ju shoku Puto dhe tė gjithė ata qė u bėnė portavoēe tė deformimit tė Historisė sė Shqipėrisė, tė shkatėrrimit tė saj deri nė kriminalitet me real -socializmin bėni mirė, sė paku sot, nė demo(n)kraci tė heshtni.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė