Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-11-06, 02:10   #3
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Nė Vazhdim POROSI DJALIT NGA El-Hafidh Ibnul-Xhevzi

Kini frikė Allahun, Ai ju mėson

Shih djali im, ki kujdes kufijtė e Allahut dhe ki kujdes si do ti ruash kufijtė e Allahut, ngase ai qė ruan ruhet, kurse ai qė kėtė e lė pas dore, lihet pas dore. Dua tė t’i pėrkujtoj disa periudha qė i kam kaluar, ndoshta do tė shoshė mundin tim dhe do tė bėsh dua pėr mua, sepse begati qė mė janė dhėnė nuk kanė qenė nga mundi im, por dhunti e Allahut mbi mua.
Mė kujtohet vetvetja. Mė kujtohet se kam qenė shumė ambicioz, kėshtu qė kam shkuar nė bibliotekė kur kisha vetėm gjashtė vjet dhe i kam shoqėruar nė kėtė moshė tė mėdhenjtė. Mė ėshtė dhuruar tru i madh nė vegjėli, aq sa kam qenė me inteligjent se tė mėdhenjtė. Nuk mė kujtohet se kam luajtur ndonjėherė me fėmijėt nė rrugė, e as qė kam qeshur me tė madhe.
Kur mbusha shtatė vjet fillova tė prezantoj ligjėratat nė xhami. Nuk jam munduar ti gjej magjistarėt, por kėrkova muhadith (dijetar tė hadithit), i cili flet pėr biografinė e Pejgamberit s.a.v.s dhe kėshtu gjithė atė qė mėsoja nė xhami, e mėsoja pėrmendėsh dhe kur vija nė shtėpi e shkruaja.
Kam marrė mėsim nga shejhu (mėsuesi) im Ebul-Fadl ibn Nasir rahimehull-llah. Me tė shkonim edhe te dijetarėt tė tjerė pėr tė marrė dituri prej tyre. Nė praninė e tij kam lexuar “Musenedin” e Imam Ahmedit rahimehull-llah dhe libra tė tjerė tė mėdhenj. Pasi i mėsoja, ai korrigjonte mėsimet e mia. Nga ky shejh (dijetar) kam mėsuar deri sa vdiq. Allahu e mėshiroftė. Nga ai mėsova diturinė e hadithit dhe transmetimit.
Nė kėtė kohė fėmijėt zbritnin nė breg tė lumit Tigris dhe shikonin urėn, kurse unė merrja njė vėllim tė ndonjė libri dhe ulesha i ndarė prej njerėzve, pranė Rakes (Raka ėshtė vend nė Irak), duke kėrkuar dituri, duke lexuar. Pastaj fillova tė agjėroj shumė, tė ha pak, tė bėj sabėr shumė dhe pandėrprerė, saqė fillova tė mbetem deri vonė nė mbrėmje. Nuk jam ndalur tė mėsoj vetėm njė degė, por dėgjoja fikh, vaaz, hadith, shkoja me asketėt, pastaj mėsova edhe gjuhė.
Nuk kam lėnė askėnd qė transmeton ose kėshillon pa qenė edhe unė tek ai e as qė ka ardhur ndonjė i huaj e unė tė mos isha i pranishėm. Kam zgjedh veprat e mira. Nėse mė afroheshin dy gjėra, nė tė shumtėn e rasteve i jepja pėrparėsi obligimit ndaj Allahut xh.sh.
Mė edukoi mirė dhe mė mėsoi tė marr atė qė ėshtė mė e mirė dhe mė mbrojti nga armiqtė, ziliqarėt dhe shpikėsit. Mi ofroi kushtet e diturisė. Mė mundėsoi arritjen deri te librat nė mėnyrė qė nuk mbajta llogari. Mė dhuroi kuptim dhe tė mbajtur mend bukurshkrim dhe shkrim tė mirė tė librave. Nuk mė la mangėt asnjė gjė prej dynjasė, mė ofroi rrizk (furnizim) tė mjaftueshėm. Mė mundėsoi qė fjala tė jetė e pranuar te njerėzit, ashtu qė njerėzit nuk dyshojnė nė atė qė them. Nė tubimet e mia janė penduar me mia njerėz. Shkoja nėpėr mėsues qė tė dėgjoja prej tyre hadithe. Mė ndalej fryma nga tė ecurit shpejt, nga dėshira qė tė jem i pari. Nė mėngjes s’kisha ē’tė haja dhe nė mbrėmje s’kisha ē’tė haja. Megjithatė nuk mė pėruli Allahu i Lartėsuar para asnjė krijese, por mė ofronte rrizkun pėr tė mbajtur veten. Po qe se dėshiroj tė jap sqarime pėr jetėn time kjo punė do tė zgjaste shumė. Ja po sheh se nė ēfarė gjendje jam. Ta pėrmbledh ty kėtė nė njė fjalė: “Kijeni frikė Allahun dhe Allahu ju dhuron dituri” (Bekare: 282)

Shfrytėzo kohėn

Biri im, ki kujdes vetveten tėnde. Pendohu pėr mungesėn tėnde gjatė kohės qė ka kaluar. Ujite drurin pėrderisa ka lagėshti. Kujtoji orėt e humbura, tė mjafton kėshilla. Ėshtė harruar kėnaqėsia e pėrtacisė dhe kanė kaluar gradat e veprave tė mira.
Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) kanė dėshiruar ti pėrmbledhin tė gjitha veprat e mira dhe kanė qenė prej atij lloji qė nėse u kalonte ndonjė e mirė janė dėshpėruar.
Ibrahim ibn Edhemi thotė: “Hymė te njė ibadetxhi i sėmurė. Atė e gjetėm duke shikuar kėmbėt dhe duke qarė. I thamė: “Pse po qan?” Tha “Qaj kėto kėmbė qė nuk janė pluhurosur nė rrugė tė Allahut.” Qau njė tjetėr. I thamė atij: “Pse po qan?” Tha: “Po qaj filan ditėn, tė cilėn nuk e kam agjėruar dhe filan natėn nė tė cilėn nuk kam falur namaz”.
Biri im, dije se ditėn e pėrbėjnė orėt dhe orėt i pėrbėjnė frymėmarrjet, kurse ēdo frymėmarrje ėshtė magazė. Ki kujdes se mos tė shkon ndonjė frymėmarrje kot dhe nė Ditėn e Kijametit ke pėr tė parė magazėn tė zbrazėt dhe do tė pendohesh. Njė person i ka thėnė Amr ibn Abdul-Kajsit: “Ndalu tė t’i them disa fjalė.” Ia ktheu: “Ndale diellin.”
Njė ditė janė ulur disa njerė te Ma’rufi rahimehullah, e ky u tha: “Pash Allahun xh.sh. a nuk doni tė shkoni? Shkoni ngase Pronari i diellit e lėviz atė, nuk e ndal.”
Nė hadith qėndron: “Kush thotė: Subhanall-llahil-adhi ve bihamdihi (I lavdėruar qoftė Allahu i madh dhe i falėnderuar) i mbillet me kėtė thėnie njė dru hurme nė xhennet.” Pra, shiko sa drunj hurmash tė xhennetit i humb kur e humb kohėn kot. Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) janė kujdesur qė asnjė sekondė mos ta kalojnė kot. Pėr kėtė e kemi Kehmesiunmin i cili ka bėrė hatme Kur'anin tri herė nė ditė. Dyzet persona prej selefus-salihut e kanė falur namazin, e sabahut me abdest tė jacisė.
Rabiatul-Adevija gjithė natėn falte namaz, pastaj para mėngjesit flinte pak, ndėrsa kur ngrihej i thoshte vetes: “Gjumi nė varr ėshtė i gjatė”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga AlbaPoweR : 23-11-06 nė 02:13
AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė