Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-03-09, 19:39   #21
dani 1
 
Anėtarėsuar: 24-02-09
Postime: 57
dani 1 i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Shembelltyrat Biblike

Duke luftuar varfėrinė bėhet e mundshme paqja nė botė: kėshtu tha Papa nė audiencės me anėtar tė dy shoqatave bamirėse

Ta hapim zemrėn ndaj atyre njerėzve qė janė nevojtarė e bujarisht luftojnė kundėr varfėrisė, sepse njė i krishterė nuk mund tė rri pa lėvizur “kur njerėzve u mungon buka nė sofrėn ”. Kjo ėshtė thirrja qė Benedikti XVI i drejtoi anėtarėve tė dy Shoqatave bamirėse – “Pro Petri Sede” dhe “Etrenne pontifikales” – tė cilėt i priti sot nė audiencė dhe falėnderoi me pėrzemėrsi pėr nismat e veprat humanitare bamirėse qė kanė zhvilluar nėpėr Vende tė Beneluxit, nė emėr tė ndihmės bamirėse tė Papės.

Vizita nė Romė e 50 personave pėr t’ sjell Papės nė Vatikan frytet e dy lėmoshave, pra ndihmat financiare qė janė mbledhur nga bamirėsit e ndryshėm nė Belgjikė, Luksemburg e Holandė, ėshtė shprehje e njė tradite tė lashtė tė gazetarėve katolikė belgė, tė cilėt Ati i Shenjtė Racinger i pėrshėndeti duke u pėrqendruar tek vlera e dashurisė dhe bamirėsisė sipas frymės sė Ungjillit. Duke kujtuar, nė Vitin e Shėn Palit, mėsimet e Apostullit tė popujve mbi bashkimin e Korpit mistik tė Krishtit, gjymtyrėt e tė cilit janė tė bashkuara e kujdesshme mes tyre, Papa ripohon kėtė parim:

“Tė ushqyer nga e njėjta bukė Eukaristike, tė pagėzuarit nuk mund tė rrijnė indiferent kur ka njerėz tė cilėve u mungon buka nė sofėr. Sivjet, keni vendosur ta dėgjoni thirrjen e ta hapni zemrėn tuaj ndaj kėrkesave tė njerėzve qė janė nė gjendje tė vėshtirė jetese, nė mėnyrė qė anėtarėt e Korpit tė Krishtit, tė goditur nga varfėria tė jenė tė pėrkrahur e tė bėhen dėshmitarė mė tė fortė e tė lirė tė Lajmit tė Mirė, Ungjillit”.

“Duke ia besuar frytin e kursimeve tuaja Pasardhėsit tė Pjetrit, – tha Benedikti XVI me mirėnjohje – ju i mundėsoni Papės tė ushtron rolin aktiv e konkret tė dashurisė sė krishterė qė ėshtė shenjė e pėrkujdesit tė tij pėr tė gjitha Kishat, pėr ēdo tė pagėzuar e pėr secilin person”:

“Ju falėnderoj shumė nė emėr tė gjithė atyre njerėzve qė bujaria juaj do t’i mbėshtesė nė luftėn kundėr tė kėqijave qė kėrcėnojnė dinjitetin njerėzor. Duke e luftuar varfėrinė, ne i japim mundėsi mė tė mėdha paqes tė realizohet e tė rrėnjoset nė zemra tė njerėzve”.
dani 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė