Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-12-12, 13:17   #1579
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Me tradhtoi, tani kerkon te kthehet tek une--
NJE HSITORI E NDJESHME DHE ENIGMATIKE INTRESANTE PER LEXUESIT PER ANALIZE PUBLIKE

“Histori dashurie”.
Kam dėshirė qė tė botoj historinė time dhe pse jo tė marr edhe ndonjė kėshillė
nga lexuesit tuaj.

Jam nė dilemė dhe nuk di ēfarė tė bėj. Ndihem shumė e lėnduar dhe konfuze dhe uroj qė asnjė femėr tjetėr mos t’i ndodhi kjo qė mė ka ndodhur mua, megjithėse jam e sigurt qė shumė vajza tė tjera e kanė provuar se ēfarė do tė thotė tė ndihesh e tradhtuar. Ai ishte betuar se nuk do ta bėnte kurrė diēka tė tillė, por ja qė atė premtim nuk e mbajti, ndėrsa tani mė kėrkon falje. Mė e tmerrshmja e tradhtisė sė tij ėshtė qė e ka bėrė me njė femėr qė unė e njoh personalisht. Ajo ėshtė kolegia e tij, me tė cilėn ka rreth 3 vjet qė punon. Ma ka prezantuar si njė mikeshė tė mirė, e cila e ndihmon nė punė dhe e nxjerr nga situata kur ai ėshtė keq me punėn. Kemi dalė pėr darkė me kolegen e tij dhe mė kanė treguar dhjetėra histori dhe ngjarje qė iu ndodhin nė punė. Mu duk tip argėtues dhe krijova pėrshtypje tė mira pėr tė, ishte vajzė e mirė dhe pata besim se e vetmja femėr qė nuk ishte rrezik pėr mua ishte pikėrisht ajo. Por isha gabuar. Atė darkė ka qenė gjithēka teatėr dhe mes tyre flirti kishte kohė qė kishte nisur. Ai mė ka thėnė se nė atė kohė nuk kishte ndodhur asgjė, por unė nuk arrij ta besoj. Tani qė di tė vėrtetėn iu jap shpjegim shumė sjelljeve tė dyshimta tė asaj dhe tė atij njėkohėsisht. Sipas tij gjithēka ka ndodhur ditėn qė unė kam qenė tek prindėrit e mi njė muaj mė parė. ata kishin dalė bashkė nė darkė dhe e kishin tepruar paksa me alkoolin. Pas darkės ishin nisur pėr nė shtėpi dhe ajo ishte ndjerė keq. Pėr tu qetėsuar pak mė shumė ata kishin qėndruar nė makinė, pasi dhe i dashuri im kishte qenė pak i dehur dhe nuk mund tė ngiste makinėn nė atė gjendje. Aty ishin puthur dhe mė pas kishin pėrfunduar nė shtrat. I dashuri im mė betohet se ajo ka qenė e vetmja herė qė ka ndodhur dhe ishte njė gabim i madh nga ana e tė dyve. Ai ia hedh tė gjithė fajin alkoolit, madje mė ka bėrė edhe mua qė tė ndihem fajtore duke mė thėnė se nėse unė nuk do kisha ikur, ajo gjė nuk do kishte ndodhur kurrė. Gjithsesi unė mendoj se pėrderisa ka ndodhur, mundėsia qė ta bėnte kėtė gjė ishte e pranishme dhe ishte thjesht ēėshtje kohe. Ky veprim mė ka bėrė tė mendoj se ai nuk mė ka dashur ndonjėherė, ose qė nuk mė do mė tani. E ndėrsa dyshoj pėr dashurinė e tij vendosa qė t’i jap fund lidhjes. Nė fund tė fundit i kisha thėnė qė tradhtinė nuk e falja kurrė. Ai nuk duhet ta bėnte, ai nuk duhet tė mė tradhtonte. Jo vetėm qė tani nuk kam besim tek ai, por ndihem tmerrėsisht e lėnduar dhe e zhgėnjyer. Tė gjithėn kėtė ai e bėn mė tė vėshtirė, duke mė kėrkuar falje. Mė lutet vazhdimisht ta fal me pretendimin se ishte njė gabim, se mes tyre nuk ka ndodhur kurrė mė parė diēka dhe ai as e ka pasur ndėrmend njė gjė tė tillė. Mė thotė se mė do vetėm mua dhe se nuk do qė tė mė humbasi pėr shkak tė kėtij gabimi idiot, pėr tė cilin ėshtė penduar dhe do pendohet gjithė jetėn. Mė thotė se pėr hir tė viteve qė kemi bashkė dhe kėsaj dashurie duhet t’i jap njė mundėsi tė dytė. Unė nuk di ēfarė tė bėj, pasi isha e papėrgatitur dhe nuk e mendoja kurrė qė gjėrat do vinin kėshtu. Ndihem mirė pran tij dhe e dua mė shumė se jetėn time, por kėtė nuk mund ta faj, e kam tė pamundur qė ta fal. Nuk di si mund ta kaloj kėtė situatė dhe nėse duhet ta pėrtyp kėtė tradhti apo jo, pėr hir tė ndjenjave qė kam pėr tė. Atė nuk e besoj, nuk e di nėse vazhdon tė mė dojė akoma, por personalisht jam shumė e pėrfshirė dhe e dashuruar. Ju lutem mė thoni ēfarė tė bėj, ai duket shumė i penduar.-

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 16-12-12 nė 13:18
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė