Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-06, 17:49   #39
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Depresioni dhe sėmundjet e zemrės; Miqėsia e ngushtė nė rėnie
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
04-07-2006

“A ndihmon qėndrimi pozitiv nė zgjatjen e jetės? Apo e kundėrta, a ndikon gjendja e nderė shpirtėrore nė prekjen nga sėmundjet?”
Kėtyre pyetjeve pėrpiqet t’u pėrgjigjet mjekja Mari Hulli e qėndrės mjekėsore tė veteranėve, pranė universitetit tė Kalifornisė nė San Francisko. Ajo ėshtė autore e studimit mbi lidhjet e depresionit me sėmundjet e zemrės.
“Shumica e studimeve kanė arritur nė pėrfundimin se depresioni pasohet nga rreziku nė rritje i sulmeve nė zemėr. Kjo do tė thotė se depresioni afekton jo vetėm mendjen por edhe trupin”.
Nė fakt, mjekja Hulli vuri re gjatė studimit se njė nė ēdo 3 pacientė me sėmundje tė zemrės vuante nga depresioni. Njė lidhje e tillė midis gjendjes mendore e fizike nuk e befason pacientin Uilli Kouan, i cili ka patur probleme me shėndetin, pėrfshi dy raste tė hemoragjisė cerebrale dhe njė operacion bajpas nė zemėr.
“Problemet e zemrės lindėn pak vjet mė parė, por pėr shumė vite unė kam vuajtur nga depresioni”, thotė ai.
Shtrohet pyetja, pėrse depresioni ndikon nė shėndetin e zemrės?
“Duket se tek pacientėt me depresion, niveli i hormoneve tė stresit rritet dhe kjo mund tė dėmtojė zemrėn. Ose mund tė jetė mėnyra e sjelljes. Pėr shembull personi me depression nuk ka dėshirė e vullnet tė marrė rregullisht ilaēet ose nuk pėrdor ushqime tė shėndetėshme ose nuk kryen fizkulturė. Tė gjitha kėto janė me pasoja nė zemėr”, thotė mjekja Hulli.
Ajo shton se mjekėt dhe pacientėt duhet tė kenė parasysh depresionin kur trajtojnė sėmundjet fizike.
“Trajtimi i depresionit qė nė fillim tė shfaqjes sė tij mund t’i ndihmojnė pacienttėt tė shėrohen mė mirė e mė shpejt nga sėmundje tė tjera.” , thotė autorja e studimit.
Pėr trajtimin e depresionit ka shumė mėnyra qė janė treguar tė efektėshme. Ndėr simptomat e depresionit janė lodhja dhe qėndrimi shpėrfillės ose pa interes ndaj gjėrave qė mė parė shikoheshin si tė pėlqyeshme. “Nė raste tė tilla. njė visitė tek mjeku do tė ishte e kėshillueshme”, thotė studiuesja.

Miqėsia e ngushtė nė rėnie

“Nė se rrethi juaj shoqėror ėshtė zvogėluar, pėr kėtė mos u shqetėsoni. Ju nuk jeni vetėm”. Kėshtu thuhet nė studimin e kryer nga njė grup sociologėsh amerikanė.
Sipas studimit, numri i miqėsive tė ngushta mes amerikanėve ka rėnė 33 pėrqind gjatė dy dekadave tė fundit. Pra, ēdo person ka tani njė shok, shoqe, apo mik tė ngushtė mė pak sesa mė parė. Ndėrsa numri i atyre qė thanė se nuk kishin asnjė shok a shoqe tė ngushtė pėr tė folur rreth gjėrave tė rendėsishme apo pėr tė qarė hallet, u dyfishua.
Por studimi ka edhe njė anė positive. Nė tė thuhet se ndryshe nga 20 vjet mė pare, sot shumė amerikanė thonė se njerėzit mė tė besueshėm pėr ta janė bashkėshortėt ose partnerėt e tyre.
Ekspertėt thonė se pakėsimi i miqėsive tė ngushta mes amerikanėve duket se shkaktohet nga ndryshimet nė shoqėri. Njerėzit sot punojnė mė shumė orė nė ditė dhe pėrdorin mė shpesh teknologjinė kompjuterike si pėrshembull postėn elektronike pėr tė komunikuar me njėri tjetrin.
Nė studim thuhet se mungesa e njė rrethi tė ngushtė shoqėror mund ta bėjė njeriun tė ndjehet i vetmuar dhe mund tė afektojė shėndetin mendor e fizik duke ndikuar nė rritjen e tensionit tė gjakut e shtimin e depresionit.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė