Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-06, 19:27   #43
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Studim mbi diabetin; Sjellja ndaj fėmijėve pėrcakton karakterin e tyre.

Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
15-08-2006

Studim mbi diabetin
Njė studim i kohėve tė fundit tregon se analiza pėr matjen e nivelit tė sheqerit nė gjak pas ngrėnies sė ushqimit, mund tė jetė mė e efektėshme pėr pėrcaktimin e rrezikut nga sėmundjet e zemrės tek pacientėt qė vuajnė nga diabeti.
Dihet se parametrat bazė pėr pėrcaktimin e shėndetit janė pesha trupore, tensioni i gjakut dhe temperatura e trupit. Por pėr personat me diabet, ėshtė kontrolli i sheqerit nė gjak ai qė pėrcakton shėndetin dhe tani disa specialistė tė mjekėsisė thonė se analiza e gjakut pėr matjen e nivelit tė sheqerit mund tė jetė mė e efektėshme pas ushqimit.
Pėr njerėzit me diabet, gjithmonė ėshtė rekomanduar qė kėto analiza tė bėhen para ushqimit, por studimet e reja vėnė nė dukje se analiza e gjakut pas marrjes sė ushqimit ėshtė gjithashtu mjaft e rendėsishme pėr pėrcaktimin e rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės.
Studimi me pjesmarrjen e pacientėve me diabet tregoi se rreth 60 pėrqind e tyre rrallė i pėrdorin rezultatet e analizave tė sheqerit nė gjak pėr tė pėrcaktuar masėn e racioneve tė ushqimit, ndėrsa rreth 50 pėrqind e tyre i pėrdorin rregullisht kėto rezultate pėr tė zgjedhur llojin e ushqimit. Gjithashtu, vetėm 33 pėrqind e kėtyre pacientėve e masin nivelin e sheqerit nė gjak pasi kanė ngrėnė ushqim. Pacientja Grace Govia thotė se matja e nivelit tė sheqerit nė gjak pas ushqimit e ndihmon atė tė pėrcaktojė masėn e racionit, pėrzgjedhjen e ushqimit dhe llojin e ilaēeve pėr tė kontrolluar diabetin.
Pėr tė ndihmuar pacientėt qė tė shohin lidhjen midis ushqimit dhe sheqerit nė gjak, ekziston njė pajisje e quajtur OneTouch Ultra 2, e cila mbikqyr glukozėn nė gjak

Sjellja ndaj fėmijėve
Pėr tė ditur se ēfarė t’u thuash fėmijėve dhe si t’ua thuash atė ėshtė njė sfidė e pėrherėshme prindėrore. Fatkeqėsisht, disa fjalė qoftė edhe nga mėnyra sesi thuhen mund tė shkaktojnė dhimbje emocionale qė lėnė gjurmė gjatė gjithė jetės.
Studimi i ri tregon se komentet negative rreth peshės trupore, pamjes sė jashtme ose ndaj mėnyrės sė tė ngrėnit qė bėhen nga prindėrit apo pjestarė tė familjes mund tė prekin rėndė vetbesimin e njė fėmije. Kjo dukuri vihet re mė shumė tek vajzat sesa tek djemtė, thuhet nė studim.
Autorėt e studimit intervistuan 450 vajza qė kishin probleme me pamjen e jashtme, pra ishin pak tė shėndosha apo hanin ose flisnin shumė. Rezultatet treguan se 80 pėrqind e tyre thane se kur kishin qėnė tė vogla, ato ishin pėrballur me komente negative rreth pamjes sė jashtme, ose kishin provuar fjalė fyese si dembele, e shėmtuar apo budallaqe. Ekspertėt thonė se komente tė tilla janė tepėr tė dėmshme dhe i bėjnė fėmijėt tė ndjehen tė keqtrajtuar emocionalisht, dhe krijojnė ērregullime nė oreksin e tyre.
Studimi arriti nė pėrfundimin se ndikimi i kritikave, veēanėrisht ndaj mbipeshės apo pamjes sė jashtėme tė fėmijės ishte akoma mė i keq kur komentet bėheshin nga nėna mė shumė sesa nga pjestarėt e tjerė tė familjes.
Ndjenja e vetbesimit ėshtė njė karakteristikė qė krijohet me vėshtirėsi, thuhet nė studim, prandaj njė koment apo kritikė pa fakt, njė fjalė fyese pa qėllim, sjellin pasoja afatgjate nė jetėn e fėmijėve.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė