Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-12, 07:20   #334
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: POEZI NGA GURI SYLAJ

VARGJE MALLI !

Nen hijen e fjales rri edhe pushoj
qe lojes ne enderr t'i uroj rrugetimin,
peshen e te pa thenes sa here e takoj
si gurgullime kroni -peshe e qon kujtimin!!

Marre vargun per dore e ne heshtje ecim
filloj te qendisi, si ne gjergjef per paje,
zgjedhim rruge e fjale me kusht te mos ngecim,
te marrim hjeshine e lulekuqeve ne grunaje!

Ky vargu i im eshte paksa i rende
ndodhe qe edhe te mos kuptohet dot,
eshte varg mergimi ,vjen nga dhe i huaj;
cdo shkronje ne vete ka nga nje pike lot!!

Eshte gjuhe shpirti- thelle nga zemra del,
qe ike nga vetevetja ne nje dite te bardhe,
dhe tere melodin e vare ne nje tel ,
ne rrugen e kthimit, per tek Ti me ardhe.

Do te vije bashk me mallin qe e barte me vete,
me prite para portes ku u ndame atehere,
Lotet si kristale n'a rane permbi bore ,
imazh qe nga une nuk ike asnjehere!

Me prite ne rrugicat qe n'a donin shume
ku vdekjen me sy e shihnim cdo dite ,
nga ketu ,per Ty, do te sjelle nje lule
qe me Ere Kosove per Ty e kam rrite!

Me prite para kulles dua t'a shoh ballin
si dielli mengjeseve kur del permbi mal
me prit tek oxhaku ku do t'a djege mallin,
gjithecka qe me ka mbete Ty due me t'i fale!!

Te bredhim arave tona bukatore
ne freskin e mbrejeve te diteve ne vere,
me gaz t'i mbylle rrudhat qe jan qendise moti
doren tende mbi floke t'a ndiej dhe nje here!!

Me kete gjuhen e shpirtit qe te flas cdohere,
melodi e zemres te hyj ne kengen tone.
T'a njoha buzeqeshjen kur dole ne dere
shume vite i humbem ,kjo eshte dita e jone!

Shume vera kaluan qe lule nuk pashe,
dimrat mi ngrinin edhe fjalet ne varg .
I mblodha kujtimet , trup e trup ju rashe,
te shihnja veq ne enderr se ishe shume larg!

Ne kete madheshti me plot bereqete
qe e solli vera e motit ne vazhdim
ne gryken e bjeshkes -melodi e fyellit
mi trazon kujtimet me mbushe permallim!

Do te ngjitemi Sybregut e t'a shohim fushen
Ti shohim shtepit e bera me gure,
nje pergdhelje syri ,nje lot mallengjimi
edhe pse shumecka nuk eshte si dikure!!

Te zbresim posht grykes per t'a fresku ballin
me ujein e bjeshkes te ftofet sikur bore,
te trokasim dere me dere per me e hjeke mallin
si dikure te shetisim kapun dore per dore!!
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė