Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-07, 17:39   #136
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kur'ani mrekulli e vazhdueshme

Kur'ani ėshtė universal, ai nuk ėshtė i kufizuar dhe nuk favorizon ndonjė popull. Ai afron zgjidhje pėr problemet esenciale tė gjithėsisė. Ai ėshtė i qartė dhe pėrplot pėrputhshmėri dhe harmoni tė plotė me trurin e njeriut si nė kohėn kur ai zbriti ashtu edhe me tė gjitha gjeneratat e tjera qė pasuan. Kur'ani i jep njohuri ēdo gjenerate aq sa ėshtė e gatshme ta pranojė ajo.

Ėshtė e domosdoshme qė ēdo i dėrguar i Allahut tė ketė me vete mrekullinė pėr tė vėrtetuar besnikėrinė, pėrcjelljen dhe informacionin e Allahut tė Lartmadhėruar.
Mrekullia nuk i nėnshtrohet rregullave tė logjikės sė njeriut. Mrekullia ėshtė prishje e proceseve natyrore ose ligjeve tė gjithėsisė tė cilėn Allahu i Lartmadhėruar ia ka dhuruar tė dėrguarit tė Tij si dhe shpalos programin hyjnor.
Mrekullia e Kur'anit ndryshon dukshėm nga mrekullitė e pejgamberėve tė mėparshėm. Mrekullitė e pejgamberėve tė mėparshėm ishin mrekulli qė shfaqeshin nė moment. Ato shfaqeshin nė prezencėn e popullit, pėr tė bindur popullin se ata janė tė dėrguarit e Allahut.

Mrekullia e Kur'anit shpeshherė ėshtė e padukshme, ajo do tė zbulohet atėherė kur tė ndodhin zbulimet shkencore, ose jep udhėzime pėr njė tė ardhme e cila do tė zbulohet mė vonė nga njerėzimi.
Kur'ani ėshtė universal dhe nuk ndryshon. Ėshtė burim kryesor i fesė pėr tė gjitha gjeneratat. Ai ėshtė i pashterur dhe prodhon gjithmonė. Ai do t'i jep njė gjenerate atė ēka nuk i ka dhėnė tjetrės dhe ēudia ndodhė tė jetė nė tė njėjtin ajet. Kjo ka tė bėjė me ajetet tė cilat kanė tė bėjnė me krijimin dhe shkencėn tė cilat nė kohėn e zbritjes sė Kur'anit, njerėzit nuk ishin nė gjendje t'i kuptonin plotėsisht.P.sh.: thėnia se globi tokėsor ėshtė nė formė elipsoide, pastaj thėniet e Kur'anit rreth shkencės sė embriologjisė, rotacionit dhe revolucionit tė tokės. Ajetet e tilla nuk u shpjeguan me qėllim, kėto u lanė tė kuptohen me kalimin e kohės.

Secili pejgamber kishte mrekullinė dhe programin e vet.
Musai a.s. si mrekulli kishte shkopin, kurse pėr program kishte Tevratin.
Mrekullia e Isait a.s. ishte mjekėsia, kurse programi i tij ishte Inxhili.
Kurse, mrekullia e Muhamedit s.a.v.s. ishte edhe vetė programi i tij. Kjo bėri qė mrekullia ta ruaj programin dhe programi ta ruaj mrekullinė.
Allahu thotė nė Kur'an: "Vėrtet ne e zbritėm Kur'anin dhe Ne do ta ruajmė atė."
Si dėshmi kemi faktin se sado tė zvogėlohet numri i hafizave do tė rritet tirazhi i Kur'anit nė botė sepse njerėzit janė ngarkuar nė praktikimin e tij kurse Allahu nė ruajtjen e tij.

Kur'ani pėrcaktoi bazėn e diturisė sė njerėzimit dhe na transmetoi se si mėsoi njeriu. Allahu thotė nė Kur'an: "Dhe ia mėsoi Ademit tė gjitha emrat."
Kėshtu, kur duam ta mėsojmė foshnjen tė flasė, fillojmė t'ia mėsojmė emrat e nuk fillojmė t'ia mėsojmė ndodhitė.
Nga vet logjika do tė kuptohet se pėrderisa Kur'ani ėshtė fjalė e Allahut, ai do tė jetė me njė alegori dhe retorikė tė pashembullt dhe do tė mbetet mrekulli. Kur'ani kur pėrshkruan njė gjė ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė, si pėr tė pasurin ashtu edhe pėr tė varfėrin, si pėr tė mėrziturin ashtu edhe pėr tė gėzuarin.
Pra, mrekulli e Kur'anit ėshtė retorika e tij. Ai ėshtė i kuptueshėm pėr tė gjithė, edhe pse njerėzit janė tė ndryshėm dhe tė shumėllojshėm, rrjedhin nga shumė popuj dhe shumė kultura, nga shumė gjuhė dhe rrethe tė ndryshme.
Dėshira e Allahut tė Lartėsuar ishte qė mrekullia dhe retorika e Kur'anit mos tė jetė nė atė qė nuk ishte e njohur pėr njerėzimin. Allahu pėrdori shkronjat e njėjta tė cilat i pėrdornin edhe njerėzit. Mrekullia e Kur'anit shtrihet edhe nė pėrmbajtjet e fjalisė e cila ėshtė shumė precize dhe nga kjo mrekulli njerėzit mbesin tė magjepsur.
Mrekullitė e Kur'anit janė tė shumta e ato do tė zbulohen. Ato nuk zbulohen pa e lexuar Kur'anin me vėmendje tė madhe dhe mrekullitė e tij do tė zbulohen me kalimin e kohės.

Kur'ani nuk ėshtė libėr shkencor qė tė ketė nevojė pėr ta vėrtetuar shkenca. Ai ėshtė libėr adhurimi, me program dhe sistem jete. Zbulimet e vėrtetuara i japin kurajo njerėzimit tė thonė se njeriu e vėrtetoi atė qė thoshte Kur'ani.
Kur'ani ėshtė mė i pėrsosur se ēdo shkencė nė botė. Shkenca ėshtė dituri e njeriut, kurse Kur'ani, ėshtė dituri e Allahut tė Lartėsuar.
Vet pėrmirėsimi i ndodhive tė cilat ishin shtrembėruar nga librat e shenjta tė mėhershme, konsiderohen mrekulli. Kur'ani tregoi sekretet mė precize tė feve qiellore dhe i pėrmirėsoi ato. Sqaroi se cila ėshtė e devijuar e cila ėshtė e fshehur dhe njėkohėsisht kėrkoi nga ata qė nėse munden le ta pėrgėnjeshtrojnė atė, nėse kanė fakte. Kėshtu, Allahu ju tha: "Ai ishte Isai i biri i Merjemes, thėnie e vėrtetė pėr tė cilėn manipulojnė." (19: 34)

Mrekullia e Kur'anit manifestohet nė shumė sfera; si nė shpalljen e tij, nė ligjėrimin e tij, nė nxėnien e tij, nė ruajtjen e tij, nė vlerat e tij sublime: fetare e shpirtėrore, morale e humanitare, ekonmike e sociale, materiale e shkencore.
Kur'ani ėshtė njė libėr qė prin nė dituri e shkencė dhe sfidon mbarė dituritė njerėzore. Ai ėshtė i tėri mrekulli.

Vlerat e Kur'anit dhe mrekullitė e tij janė tė pėrjetshme.
Kur'ani pėrmban nė vete argumente, fakte, fshehtėsi dhe mrekulli tė shumta, me zbulimin e tė cilave nė vazhdimėsi do tė binden njerėzit se vėrtet ai ėshtė i shpallur nga Zoti i Madhėrishėm dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Zotit.
Kur'ani ėshtė njė mrekulli e pėrhershme, shumėdimensionale, pėrmbajtja e tė cilit ka mahnitur si arabin beduin tė shekullit tė shtatė, ashtu dhe shkencėtarin evropian tė shekullit tonė.
Kur'ani ėshtė mrekullia e pėrsosur, si pėr nga stili gjuhėsor, ashtu edhe pėr nga pėrmbajtja shkencore e tij. Ndėr mrekullitė e rėndėsishme tė Kur'anit, qė ka vėrtetuar shkenca mė vonė, ėshtė pohimi i tij se tė gjithė trupat qiellorė, pėrfshirė edhe Tokėn, e cila ka formė tė rrumbullakėt, sillen-ecin rrugėve tė tyre nė hapėsirėn e gjithėsisė.
"Edhe dielli udhėton pėr nė kufirin e vet (nė cakun pėrfundimtar). Ai ėshtė (udhėtim) pėrcaktim i Ngadhnjyesit, tė Dijshmit. Edhe hėnės i kemi caktuar (pozicionet) derisa tė kthehet nė trajtėn e harkut (rrem i hurmės sė tharė).
As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata para ditės po secila noton nė njė galaksion." (Kur'an, 38: 40)

Mrekullia e Kur'anit nuk shterrohet dhe nuk mbaron. Ajo vazhdon.
Koha e zbritjes sė Kur'anit ishte diēka mė shumė se mrekulli. Ai shpaloi tre sekretet:
1. Shpaloi domethėnien e kohės sė kaluar duke na treguar hollėsirat e historisė sė pejgamberėve dhe ngjarjet e disa popujve tė mėhershėm.
2. Shpaloi mendimet e disa njerėzve tė asaj kohe, tė pa thėna nga ata dhe ata nuk qenė nė gjendje ta pėrgėnjeshtrojnė atė pėr tė cilėn kishin planifikuar.
3. Ai shpaloi edhe perdet e kohės sė ardhshme tė afėrt, e cila do tė ndodhė pas disa muajve, pas disa vitesh duke i sfiduar ata.
4. Ai shpaloi edhe perdet e ardhmėrisė sė largėt pėr t'ju dhėnė gjeneratave tė tjera mrekullitė e tij, pėr ta besuar atė, pėr t'i rėnė nė sexhde paralajmėruesit tė kėtij libri, e ai ėshtė Allahu xhele shanuhu.
www.pertymoter.net
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante