Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:14   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim “Kosova e Re”

Kosova e Re nis mė 2013






Punimet pėr ndėrtimin e termocentralit “Kosova e Re”, pritet tė fillojnė nė vitin 2013, bėjnė tė ditur zyrtarė tė qeverise. Sipas tyre, pėr ndėrtimin e kėtij projekti, nė garė gjenden katėr konsorciume ndėrkombėtare. Por, ekspertė tė energjetikės, dyshojnė nė kualitetin e kompanive tė para - kualifikuar, madje i rekomandojnė ekzekutivit qė tė pėrsėritin tenderin pėr para - kualifikim.


Nė muajin shtator tė kėtij viti, pritet qė tė shpallet tenderi pėr ndėrtimin e termocentrali “Kosova e Re”, ndėrsa nė muajin mars tė vitit 2012 pritet qė tė shpallet kompania fituese pėr realizimin e kėtij projekti, bėjnė tė ditur zyrtarė tė Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik.

Lorik Haxhiu, menaxher i projektit, thotė se deri nė fund tė vitit tė ardhshėm do tė pėrfundojė i tėrė procesi, ndėrsa punimet nė terren pėr ndėrtimin e termocentralit, sipas tij, do tė nisin nė fillim tė vitit 2013. “Tenderi pėr Termocentralin Kosova e Re ėshtė nė finalizim, pritet qė tė merren disa vendime nga Komiteti Drejtues i Projektit, nė mėnyrė qė tenderi tė shpallet rreth muajit shtator tė kėtij viti. Pas kėsaj, pritet qė ofertat tė pranohen nė muajin shkurt tė vitit tė ardhshėm, ndėrsa fituesi pėr ndėrtimin e kėtij termocentrali tė shpallet nė muajin mars 2012”, theksoi Haxhiu.

Ndryshe, katėr konsorciume ndėrkombėtare, nga gjashtė sa kishin aplikuar pėr kėtė projekt, i kanė pėrmbushur kriteret pėr ndėrtimin e termocentralit, transmeton Radio Evropa e Lirė.

Konsorciumi Adani Power/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, konsorciumi AES Electric lid/ Demir Export A.S nga SHBA-tė dhe Turqia, Park Holding nga Turqia dhe konsorciumi PPC Contour Global LLP nga Greqia dhe Britania, janė ofertuesit e kualifikuar pėr ndėrtimin e Termocentralit “Kosova e re”.

Por, ekspertė tė energjetikės, vlerėsojnė se autoritete kompetente duhet tė rishpallin tenderin pėr para - kualifikim.

Eksperti Agron Dida, dyshon nė kualitetin e kompanive qė tashme janė nė garė, pasi sipas tij, asnjėra nga kėto nuk janė kompetente pėr tė ndėrtuar ndonjė termocentral. “Do tė jetė njė rrezik i madh qė ato do tė fillojnė eventualisht dhe do tė lėnė projektin nė gjysmė. Ky projekt ėshtė shumė serioz, kurse kompanitė asnjėra, sipas meje, nuk janė kompetentet pėr tė ndėrtuar njė termocentral tė tillė” thekson Dida.

Sidoqoftė, termocentrali Kosova e Re, parashihet t’i ketė fillimisht 300 megavat, me mundėsi tė shtimit edhe tė 300 megavateve tė tjera, zhvillimin e minierės se Sibovcit dhe rehabilitimin e termocentralit Kosova B.

Termocentrali Kosova e Re llogaritet tė jetė njė ndėr projektet mė tė mėdha nė vend, ndėrsa kostoja pėr ndėrtimin e tij, vlerėsohet tė jetė 1.5 miliard euro.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante