Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-09-11, 17:18   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: “Kosova e Re”

Hiqet monopoli


KOSTT`i ka pėrpiluar modelin e ri tė tregut tė energjisė elektrike nė Kosovė. Propozon qė tė hiqet monopoli, duke u mundėsuar mė shumė kompanive tjera tė tregtojnė energji elektrike. Kjo planifikohet tė ndodhė pas privatizimit tė KEK`ut. Projekti ėshtė dėrguar pėr miratim nė ZRRE.






Nga Albulena Maloku mė 18 shtator 2011 nė ora 08:15
Pas privatizimit tė Korporatės Energjetike, kosovarėt do tė kenė mundėsi tė furnizohen me rrymė edhe nga kompani tė tjera. Kjo parashihet me modelin e tregut tė energjisė elektrike, i hartuar nga operatori i tregut - KOSTT.

Mė saktėsisht, dizajni i modelit tė hartuar nga KOSTT parasheh njė treg bilateral, tė mbėshtetur nė njė mekanizėm balancues.

Nė kėtė dizajnim janė specifikuar rolet dhe pėrgjegjėsitė e gjithė pjesėmarrėsve nė tregun e energjisė nė Kosovė.

Krejt kjo ėshtė bėrė me qėllim qė nė vend tė sigurohet tregtimi i energjisė elektrike me rregulla jo diskriminuese. Ky model, i cili ėshtė pėrfunduar gjatė muajit gusht, tash po e pret lejen e Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė.

Zėdhėnėsja e KOSTT’it, Zana Rama, tregon pėr Express se hartimi i dizajnit tė tregut tė energjisė elektrike tė Kosovės ka pėrfunduar dhe nė gusht tė kėtij viti ėshtė dorėzuar nė ZRRE pėr aprovim.

Rama tregon se KOSTT, pėrmes kėtij modeli, ka paraparė njė treg bilateral nė vend.
“Dizajni i tregut tė energjisė elektrike parasheh qė nė Kosovė do tė jetė njė treg bilateral i mbėshtetur me njė mekanizėm balancues”, thotė zėdhėnėsja Rama.

Nė dizajnin e tregut, ajo thotė se janė specifikuar rolet dhe pėrgjegjėsitė e pjesėmarrėseve tė tregut, janė pėrcaktuar relacionet kontraktuale, relacionet financiare dhe rrjedhat e informatave ndėrmjet pjesėmarrėsve duke krijuar kėshtu njė model tė pėrshtatshėm dhe tė dakorduar tė tregut.
Qėllimi i dizajnimit tė kėtij tregu, sipas saj, ėshtė bėrė pėr tė siguruar tregtim tė energjisė elektrike nė Kosovė duke zbatuar rregulla jo diskriminuese nė tregun e energjisė.

Pas aprovimit tė dizajnit tė tregut nga ZRrE, Rama thotė se KOSTT do tė modifikojė rregullat e tregut bazuar nė dizajnin e tregut tė energjisė elektrike nė mėnyrė qė tė mundėsojė zbatimin e tij.
Zėdhėnėsja e ZRRE’sė, Adelina Murtezi, thotė se tashmė ky dokument ėshtė nė proces tė shqyrtimit dhe tė analizimit nga ekspertėt e brendshėm.

“Tashmė ky model qė ėshtė njė dokument shumė i rėndėsishėm, ėshtė nė proces tė adaptimit tė legjislacionit sekondar dhe marrjes sė informatave shtesė dhe pastaj pritet tė dalė nė aprovim”, thotė Murtezi.
Njohėsi i energjetikės, Et’hem Ēeku, thotė se ideja ka qenė qė tė krijohen sa mė shumė mundėsi pėr blerjen e energjisė nė periudha mė afatgjate.

Sipas tij, ėshtė dashtė tė krijohet mundėsia qė nė tregun kosovar tė hyjnė edhe kompani tė tjera pėr tė furnizuar me energji elektrike.

“Qytetarėt prapė do tė kenė njė operator, por si furnizues tė jashtėm do tė kenė edhe kompani tė tjera. Pra, do tė paraqitet mundėsia e furnizimit mė lirė me energji elektrike”, tha ai. Qytetarėt, sipas tij, do tė kenė mundėsinė qė nė rast tė rėnies qė blloqeve nga sistemi, tė kyēen drejtpėrdrejt nė ndonjė kompani tjetėr.

“Kjo do tė varet varėsisht prej marrėveshjes qė ZRRE i ka me kompanitė tjera qė shesin energjinė elektrike”, tha Ceku.

Menaxherja pėr privatizimin e rrjetit nė KEK, Fllanza Hoxha, tregon pėr Express se pėr kėtė proces ZRRE’ja ka filluar edhe pėrpilimin e legjislacionit sekondar si pjesė e tė cilės ėshtė edhe metodologjia e tarifave-rregullt pėr vėnien e ēmimeve.
“Ky dokument i rėndėsishėm ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė diskutimeve publike, por ende nuk ėshtė aprovuar pėrfundimisht”, thotė Hoxha.

Procesi i privatizimit tė KEK’ut, sipas saj, ėshtė duke shkuar sipas agjendės sė paraparė. Kompanitė e parakualifikuara, Elsewedy, Ēalik, Limak dhe TAIB Bank thotė se janė duke i marrė kėto dokumente dhe tė dhėnat pėr sektorin e distribucionit dhe furnizimit tė KEK, nėpėrmes Dhomės sė tė Dhėnave.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė