Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 15:56   #1
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sakramentet e Kishės

Sakramentet, mjetet e shelbimit


Per shelbimin e botes mbare Krishti themeloi Kishen e shenjte. Vete Kisha eshte nje sakrament i madh i shelbimit per tere boten. Mirepo, ajo ka shume rruge, shkalle dhe mjete te posacme te shelbimit per secilin besimtar, nder te cilat me te rendesishmet jane shtate sakramentet, qe i themeloi vete Jezu Krishti.
Kisha eshte si nje qytet i madh me shtate burime uji te gjalle, qe krijojne nje lum te vetem prej te cilit pine dhe jeton secili qytetar, secili i krishtere. Keshtu edhe shtate sakramentet e Kishes e permbushin me hirin e Zotit tere jeten e te krishtereve - prej lindjes deri ne vdekje.

Ne kete teme shpeshhere do te permendet fjala "hiri". Prandaj po e percaktojme: Hiri (ose "hiresia") eshte dhurate mbinatyrore e Zotit, e pameritueshme per njeriun, te cilen Zoti na e jep per shkak te meritave te Jezu Krishtit, qe te mund te bejme mire, t'i shmangemi te keqes dhe ta fitojme shelbimin-jeten e amshuar ne lumturi.


Cka eshte sakramenti?

Fjala Sakrament vjen prej fjales latine "sacramentum", e cila ne kohen e romakeve kishte disa kuptime te ndryshme. "Sacramentum" ishte: pengu i se vertetes ne gjyq, betimi i ushtarit ne besnikeri ndaj shtetit, fshehtesi e shenjte ndersa ne greqishten antike quhet mysterion.
Ne Kishen katolike sakramenti percaktohet si shenje e dukshme dhe vepruese, e themeluar prej Krishtit, e cila shenon dhe realizon shenjterimin e njerezve. Sakramenti eshte mjet neper te cilin Zoti na e jep hirin e vet per shelbimin tone.
Sakramenti eshte shenje e dukshme - si cdo shenje tjeter. Secili sakramente ka ndonje send ose gje te dukshme, qe quhet: "materia" e sakramentit. Ka edhe fjale qe i shqipton ndaresi. Ato quhen "forma" e sakramentit. P.sh. materia e kungimit jane buka dhe vera, ndersa forma jane fjalet e shugurimit. Vetem materia dhe forma se bashku e bejne nje sakrament, shenje qe shihet dhe ndihet, qe me siguri na sjell hirin e Zotit, i cili perndryshe eshte i padukshem.
Sakramenti eshte shenje vepruese. D.m.th. se nuk eshte sikur shenjat e tjera: natyrore dhe konvercionale, qe me te vertete i shenojne sendet, por nuk i prodhojne. Tymi eshte shenje se dicka digjet, por nuk e ben zjarrin. Flamuri shenon shtetin, shkronjat shenojne tingujt, por nuk i prodhojne.
Sakramentet jane shenja te posacme, qe edhe e realizojne, prodhojne, ate cka shenojne: realizojne hirin e Zotit dhe shenjterimin e njeriut.



Numri dhe veprimi i sakramenteve

Ne Kishen e Krishtit ka shume fshehtesi te shenjta dhe shenja te dukshme, te cilat e ndihmojne shelbimin e njeriut, por percaktimit, qe e kemi dhene me pare, i pershtaten vetem shtate fshehtesi te tilla: pagezimi, perforcimi (krezmimi), kungimi, rrefimi, vajimi, urdheri i shenjte dhe kurora e marteses. Sakramentet, pra, jane shtate. As me pak, as me shume.
Punet e tjera te shenjta, sic jane sakramentoret, lutjet, bekimet, kushtimet dhe shugurimet e ndryshme, nuk mund te quhen sakramente, pasi nuk jane themeluar drejtperdrejt prej Krishtit, por prej Kishes. Per kete arsye dallohet edhe veprimi i ketyre sakramenteve prej veprimit te sakramenteve.
Pasi vepruesi kryesor, edhe pse i padukshem, i sakramenteve eshte vete Krishti, i cili themeloi, veprimi i tyre nuk varet prej shenjterise se ndaresit te dukshem. Sakramentet gjithmone prodhojne dhe japin hirin e Zotit, pa marre parasysh se kush i ndan.

P.sh.: nese nje mekatar i madh pagezon, me qellim qe te beje ate cka ben Kisha, njeriu i pagezuar (qofte i rritur, qofte femije) - pa kurrfare dyshimi - krejtesisht lirohet prej te gjitha mekateve, dhe nese ne ate moment vdes ne mekatin e vet, shkon ne ferr. Njesoj eshte edhe me rrefimin: pa marre parasysh kush na rrefen, ne me siguri lirohemi prej mekateve, sepse Zoti nuk na fal mekatet per shkak te meshtarit qe na rrefen, por per merita te Krishtit, i cili themeloi rrefimin, dhe i cili eshte ndaresi kryesor i sakramenteve, ndersa meshtari eshte vetem mjet ne duar te Krishtit.

Nderkaq, veprimi i sakramenteve varet edhe prej shenjterise se ndaresit, pasi ato i themeloi Kisha, njeri - e jo drejtperdrejt Zoti.
Prandaj, teologet thone se sakramentet veprojne "ex opere operato", pavaresisht prej ndaresit, ndersa sakramentoret veprojne "ex opere operantis" qe d.m.th. se rezultati varet prej lutjes, pershpirterise dhe shenjterise se ndaresit.
Kuptohet se as sakramentet dhe as sakramentoret nuk mund te veprojne ne marresin nese ekziston ndonje pengese e madhe: nese i mungon feja ose disponimi i nevojshem. P.sh. kush nuk beson, nuk mund te marre asnje sakrament. Kush nuk pendohet, nuk mund t'i falet mekati ne rrefim. Kush nuk eshte i lire per martese, nuk mund te marre sakramentin e kurorezimit.
Pra, sakramentet nuk veprojne ne menyre magjike, sepse Zoti gjithmone e respekton lirine e njeriut. Ky fakt eshte shume me rendesi per secilin njeri, qe ta dije se asnje fe, e cila merret me vepra magjike, nuk eshte prej Zotit, d.m.th. se nuk eshte fe e vertete, pasi Zoti kurre nuk vepron kunder lirise sone!
D.m.th.: te gjitha sakramentet e Kishes gjithmone jane te suksesshme - ne qofte se ai qe i pranon e ka fene e gjalle dhe disponimin e duhur.



Ndarja e sakramenteve

Sakramentet mund te ndahen ne menyra te ndryshme.
Nga pikepamja e qellimit, ato ndahen ne sakramente personale (per shelbimin e e njeriut individ: pagezimi, perforcimi, kungimi, rrefimi dhe vajimi) dhe shoqerore (per themelimin, rritjen dhe drejtimin e shoqerise: urdheri i shenjte dhe kurora e marteses).
Nga pikepamja e gjendjes se shpirtit jane "sakramentet e te vdekurve" dhe "sakramentet e te gjalleve". Kuptohet se sakramentet mund t'i marrin vetem njerezit fisikisht te gjalle. Mirepo, me shpirt jane te vdekur ata qe jane ne mekat te rende - pa hir te Zotit. Te tillet mund te marrin vetem "sakramentin e te vdekurve": pagezimin dhe rrefimin - me kusht qe te pendohen per mekate. Per te gjitha sakramentet te tjera duhet te jemi "te gjalle" me shpirt, d.m.th. me hirin shenjterues.
Kemi sakramente qe mund dhe qe s'mund te perseriten. Nuk mund te perseriten ato sakramente qe lene "vulen" e pashlyeshme: pagezimi, perforcimi (krezmimi) dhe urdheri i shenjte. D.m.th. nese njeriu i pagezuar e braktis fene e vet dhe behet ateist ose anetar i ndonje religjioni tjeter, dhe deshiron te kthehet ne fene katolike, ai nuk duhet as nuk mund te pagezohet perseri, pasi e ka "vulen" e pagezimit. Njesoj eshte edhe me perforcimin dhe urdherin e shenjte.
As kurorezimi nuk mund te perseritet derisa bashkeshorti-ja eshte gjalle. Perndryshe, pas vdekjes se njerit, pala tjeter mund te martohet perseri. Nuk perseritet as vajimi i te semureve derisa zgjatet ajo semundje ne te cilen vajimi eshte dhene. Nese i semuari sherohet dhe rishtas semuret, vajimi mund te perseritet.



Marresi dhe ndaresi i sakramenteve

Njeriu qe merr cilindo sakrament duhet qe para se gjithash te besoj ne Hyjin dhe ne Jezu Krishtin Shelbues, Zot dhe Njeri.
Duhet te kete qellimin e mire, te kete shprese se do te shelbohet. Plot me dashuri ndaj Zotit duhet te jete i gatshem ta pranoje dhe ta zbatoje vullnetin e tij. Ta kete hirin shenjterues (per sakramentet e te "gjalleve"), ose se paku t'i largoje pengesat - te pendohet per mekate (per sakramentet e te "vdekurve"). Duhet te jete i gatshem ta adhuroje Zotin dhe ta falenderoje per shelbim. Edhe nje kusht: pagezimi eshte sakramenti i pare dhe kryesor. Pa pagezim s'mund te mirret asnje sakrament tjeter.
Sa per ndaresin, ai duhet te jete anetar i Kishes, te jete ne hirin shenjterues (edhe pse kjo nuk eshte kusht i domosdoshem per vleren e sakramentit), duhet ta kete qellimin te sherbeje si mjet ne duar e Krishtit, ta kete mandatin (fuqine e plote, autorizimin) prej Kishes dhe t'i permbahet ritit te caktuar.
Vetem sakramentin e pagezimit ne nevoje mund ta jape secili njeri - nese ka qellim te bej cka ben Kisha e Krishtit. Perndryshe per secilin sakrament ndaresi duhet ta kete urdherin e shenjte. Diakoni mund te jape pagezimin, kungimin, vajimin dhe ta bekoje kuroren e marteses. (Sakramentet e kurorezimit ia japin te fejuarit njeri-tjetrit, por nen kushte, te cilit i ka caktuar Kisha). Per meshen shenjte, per rrefim dhe per krezmim ne rast te nevojes, lypset se paku urdheri i meshtarise, ndersa per ndarjen e urdherit te shenjte dhe krezmim ne situate normale lypset urdheri ipeshkvor.

Sa per sakramentet ne pergjithesi, keto jane te dhenat kryesore, qe duhet t'i njohin te gjithe besimtaret.
Dhashte Zoti, do te vazhdojme edhe me shpjegimin e secilit sakrament vecanerisht.

Shkurtimisht:

Shtatė Sakramentet

Sakramentet e Kishės janė shtatė:
1. Pagėzimi
2. Krezmimi (ose Pėrforcimi)
3. Kungimi
4. Rrėfimi
5. Vajimi
6. Urdhri shenjt
7. Kurora e martesės

Pagėzimi ėshtė sakrament nė tė cilin na falet mėkati i rrjedhshėm dhe tė gjitha mėkatet personale. Me pagėzim bėhemi fėmijė tė Zotit dhe anėtarė tė Kishės. Fitojmė hirin shenjtėrues dhe tė drejtėn pėr tė marrė sakramente tjera.

Krezmimi (ose Pėrforcimi) ėshtė sakrament, nė tė cilin marrim Shpirtin Shenjt, qė fenė tonė tė krishterė tė mund ta jetojmė dhe ta dėshmojmė.

Kungimi ėshtė sakrament, nė tė cilin marrim Krishtin nė zemėr.

Rrėfimi ėshtė sakrament i pajtimit tonė me Zotin. Nė rrėfim Zoti nėpėrmjet meshtarit na i fal mėkatet qė i kemi bėrė pas pagėzimit.

Vajimi ėshtė sakramenti i tė sėmurėve, pėr tė mirėn e shpirtit dhe tė trupit tė tyre.

Urdhri shenjt ėshtė sakrament i meshtarisė. Janė tri shkallė tė urdhrit shenjt: diakonati, prezbiterati (apo meshtaria) dhe episkopati (apo shėrbesa ipeshkvore).

Kurora e martesės ėshtė sakrament me anė tė cilit dy njerėz, vetėm njė burrė dhe vetėm njė grua, lidhen nė jetė bashkėshortore deri nė vdekje.


Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante