Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:03   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pagėzimi

1) Falja e mėkateve, shlyerja e mėkatit tė rrjedhshėm dhe mėkatet e tjera tek tė rriturit. Kėtė tė vėrtetė e gjejmė tek besojma ku thuhet besoj nė mjė pagėzim tė vetėm, pėr faljen e mėkateve. Falja e mėkateve bazohet nė vuajtjen, vdekjen dhe ngjalljen e Jezu Krishtit se «Pėr njerėzit e pėr shpėtimin tonė zbriti prej qiellit e u mishėrua». Nga falja e mėkateve rrjell efekti i dytė qė ėshtė:

2) Rilindja pėr jetė tė re. Shkrimet e B.R. bėjnė fjalė pėr kthim pėr jetė tė re, e kjo jetė jepet nė pagėzim. Kjo jetė ėshtė fitorja mbi mėkatin mbi vdekjen. Kjo jetė e re na jepet me pagėzim ku ngjallemi me Krishtin e kjo ngjallje ėshtė fitore mbi mėkatin, mbi vdekjen. Nė kėtė dritė duhet tė shikojmė paralelizmin Adami – Krishti, njeriu i vjerėr e njeriu i ri. Pagėzimi na ndėrmjetson hirin me tė cilin bėhemi bijė tė Zotit, banesė e Zotit, realizohet ajo qė thotė Sh. Pali. « ju jeni tempulli i Zotit». Realizohet ajo qė mbajnė me vete emrin e krishterė apo kristian qė do tė thote jemi tė Krishtit. Fryti i tretė i pagėzimit ėshtė:

3) Shenja apo vula e pashlyeshme. Kjo vulė nė tė njėjtėn kohė ėshtė shenjė e njoftimit apo ngjasimi se i takojnė njė bashkėsie tė Zotit, shenjė e cila nuk shlyhet, nuk zhduket dhe atėherė kur ndokush largohet prej Kishe. Nėse i larguari nga Kisha pas sa kohe kthehet kjo shenjė e pagėzimit ja mundėson ringjalljen dhe nuk ka nevojė tė pagėzohet pėrsėri. Karakteri i kėsaj shenje tė pashlyeshme tė pagėzimit paraqitet si mundėsi dhe aftėsi pėr shėbesė Hyjnore, aftėsi pėr tė shfaqė fenė. Nėpėrmjet vulės sė pagėzimit krijohet marrdhėnje e me Kishėn e cila duhet tė shihet e kėtu qėndron dallimi mes tė paėzuarve. Kjo vulė e pashlueshme ėshtė themel i thirrjes nė shenjtėrim, i thirrjes tė bėheni apostuj dhe kjo ėshtė pikėnisja pėr jetėn shpirtėrore dhe njėherit themel pėr pranimin e sakramenteve tė tjera. Pagėzimi nuk ėshtė vetėm rit, por ndolli e cila hynė thellė nė jetė e krijon njė jetė tė re, marrdhėnje tė reja nė Krishtin dhe nė Kishėn.


Pagėzimi i tė rriturve:

Koha mė e pėrshtatshme pėr ndarjen e sakramenteve tė pagėzimit pėr tė rritur ėshtė koha e pashkėve, por edhe nėse pagėzimi ndahet jashta kėsaj kohe merret liturgjia e pashkėve. Vetė riti i pagėzimit fillon pas shėrbesės sė fjalės e pėrbėhet nė:

1) Bekimi i ujit i cili duke i pėrmendur veprat e Zotit gjatė historisė sė shėlbimit e thirrjes sė Shpirtit Shenjtė tregon se edhe nė kėtė moment tė pagėzimit kjo histori ėshtė njė vepėr para bekimit tė ujit kėndohen litanitė e gjithė shenjtėrve.

2) Mohimi i djallit dhe dėshmia e fesė. Nė kėtė moment njėriu i largon tė gjitha ato qė i kundėrtojnė Krishtit dhe e pranon vetė Krishtin.

3) Bėhet lyerja me vaj tė Kakumematit. Nėse ajo nuk i ėsthė bėrė mė parė me kėtė shėnohet dhe lutet fuqia e Zotit mbi tė zgjedhurin e cila kjo fuqi ėshtė e nevojshme. Pas mohimit tė djallit e dėshmisė sė fesė vjen gjeja kryesore dhe riti i pagėzimit i cili bėhet me zhytje ose rrjedhje tė ujit, realizon pjesmarrjen tonė nė vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit.


Riti plotėsues:

Ky rit vazhdon me;
1) Lyerja me vaj tė Krezmit (kjo bėhet vetėm atėherė kur pėr shkak tė arsyeshėm shtyhet ndarja e Krezmimit) e shėnon meshtarinė mbretėrore, numėrimin e tyre nė bashkėsinė e popullit tė Zotit.

2) Ndahet petku i bardhė qė ėshtė simbol i pastrisė shpirtėrore dhe dinjitetit tė ri tė tyre.

3) Jepet qiri i ndezur si simbol ose shenjė e dritės, tė jenė dritė e Krishtit nė botė. Nėse i pagėzuari ėshtė i pėrgatitur edhe pėr Sakramentin e Krezmimit atėherė lihet anash pjesa plotėsuese dhe ndahet Sakramenti i pėrforcimit i cili fillon me fjalinė e udheheqėsit. Ai shpjegon domethėnjen e kėtij sakramenti, vazhdon lutjen nė heshtje dhe i shtrin duart mbi atė qė do tė krezmohet. Pas kėsaj rrjedh vetė riti i lyerjes me krezėm tuj thanė kėto fjalė: Prano vulėn e Shpirtit Shenjtė. Amen: Paqa me ty dhe me Shpirtin tėnd. Pėrgjigjet kandidati.


Kremtimi i Eukaristisė:

Kremtimi i Eukaristisė ėshtė kulminacioni i injicimit apo i hyrjes nė jetė.


Pagėzimi i tė vegjėlve:

Nė pagėzimin e tė vegjėlve kėrkohet feja e prindit, nunit.
Pse?
Sepse nuk mund tė pagėzohet njė foshnje nėse prindi i tij ėshtė ateist, apo i njė besimi tjeter, as femijet e te krishtereve qe nuk jetojne si te krishtere, qe nuk e zbatojne ligjin e Zotit ose te Kishes. Sepse si mund t'i edukoje femijet e vet ne fene katolike ai qe vete nuk jeton si katolik? Nuk ka kush e edukon nė fe dhe prindėrit duhet tė jenė nė pagėzimin e foshnjes se ai ka detyra:

1) Prindi duhet ta kėrkojė vetė pagėzimin.
2) Prindi pas meshtarit duhet dhe ai ti bėjė shenjėn e kryqit.
3) Prindi e mohon djallin dhe e jep dėshminė e fesė.
4) Prindi e dėrgon foshnjėn deri tė burimi i pagėzimit.
5) Prindi duhet tė mbajė qirin e ndezur.
6) Prindi merr bekimin e pasaēėm prej meshtarit.
7) Prindi duhet ta rrisė e ta edukojė nė frymėn e fesė.


Kush mund te pagezohet?

Mund dhe duhet te pagezohet cdo njeri dhe vetem njeri i gjalle, qe beson ne Krishtin dhe qe ende nuk eshte pagezuar.
Cdo njeri, d.m.th.: mashkull dhe femer, pa dallim race, kombesie, gjuhe, prejardhjeje shoqerore, politike, fetare... Te gjithe pagezohen ne nje Kishe te vetme dhe behen vellezer dhe motra me fe ne nje te vetmin Krishtin ZOT.


Njeriu i vdekur s'mund te marre asnje sakrament, prandaj as sakramentin e pagezimit!


Kush dhe si pagezon?[/i]

Ne situate normale rregullisht pagezojne ata qe e kane urdherin shenjt: diakonet, meshtaret dhe ipeshkvijte. Mirepo, pasi pagezimi eshte i nevojshem per shelbim te gjithkujt, ne nevoje, ne rrezik vdekjeje - ku s'ka meshtar ose s'ka kohe te shkojme tek ai - pagezuesi i jashtezakonshem mund te jete cdo njeri - mashkull dhe femer, qe ka qellim te beje ate cka ben Kisha.

Pagezimi behet keshtu: femija, ose njeriu i rritur qe ende nuk eshte pagezuar, por beson ne Krishtin dhe deshiron te pagezohet, lahet me uje - rregullisht me uje te bekuar, por mundet edhe me uje te thjeshte. Uji derdhet tri here ne shenje te kryqit mbi koken e njeriut, duke thene: "E., (i permendet emri...), une po te pagezoj ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt".Pas pagezimit ne nevoje, nese femija shpeton, duhet ta cojme te meshtari, qe ta plotesoje ritin e pagezimit. Por vete pagezimi eshte i vlefshem dhe nuk perseritet, pa marre parasysh se kush ishte pagezues.



Kumbara dhe ndrikulla:

Qe prej koheve me te lashta ne Kishe eshte njohur kumbaria. Cdo njeri ne pagezim duhet ta kete kumbaren ose ndrikullen (nunin, nuneshen). Ata jane per famullin e vet zevendes te prinderve dhe shembull i jetes se krishtere. Kujdesohen sidomos per jeten e shpirterore te tij. Duhet t'ia mesojme se paku themelet e fese dhe te moralit te krishtere, dhe ta perkrahin qe te jete i qendrueshem ne fe.

Per kete arsye kumbara ose ndrikulla duhet te jete njeri i rritur - se paku 16 vjecar! - dhe i vetedijshem se cfare detyre pranon. Te jete katolik shembullor, vete i pagezuar dhe i krezmuar. Jo mekatnor, ose jo anetar i Kishes. Nese vete nuk eshte besimtar i mire, si mund t'ia deshmoje fene e vet famullit dhe t'i edukoje te tjeret ne fe?

Kumbaria pra, ka rendesi te madhe ne fene e krishtere. Prandaj duhet te kujdesohemi mire se ke do ta zgjedhim per kumbare!


Emri i te pagezuarit:

Ne pagezim femijeve u ngjitet emri. Emri i njeriut duhet te tregoje se kush eshte ai. Prandaj i krishteri ėshtė mire ta kete emrin e krishtere, mund te jete edhe kombetar, por me nje domethenie te mire.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė