Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:06   #5
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kungimi

Kungimi



Cka eshte kungimi apo Eukaristia?

Kungimin rregullisht e percaktojme si nje prej shtate sakramenteve qe i themeloi Jezu Krishti, ne te cilin ne trajten e bukes dhe te veres e marrim Korpin dhe Gjakun e Krishtit ne shpirterat tane.

Krishti e themeloi kungimin ne Darken e mbrame kur mori buken, e theu dhe ua dha apostujve te vet duke thene ato fjale qe perseriten ne cdo meshe: “Merrni dhe hani te gjithe prej tij, ky eshte Korpi im qe do te flijohet per ju”. Poashtu pas darkes mori edhe goten plot me vere dhe tha: “Merrni dhe pini te gjithe prej tij: ky eshte kelku i Gjakut tim, i Beselidhjes se Re e te amshuar qe do te derdhet per ju dhe per te gjithe njerezit”. Dhe vazhdoi: “Beni kete ne perkujtimin tim”. Jezus Krishti Urdheroi pra, qe te hame te gjithe dhe te pime te githe.Ndresa pse duhet te hame dhe te pime, na tregoi pasi i ushqeu 5000 vete me pese buke dhe dy peshq:
“Une jam buka e gjalle qe zbriti prej qiellit: nese ndokush e ha kete buke, do te jetoje per amshim. E buka qe une do ta jap eshte korpi im per jeten e botes... Nese nuk e hani korpin e Birit te njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jete ne vetvete. Kush ushqehet me korpin tim dhe e pi gjakun tim, ka jeten e pasosur. Une do ta ringjalli ne diten e fundit” (Gjn 6, 51.53-54). [/i]


Shume nxenes thane se ky mesim eshte i pakuptueshem dhe u larguan prej tij, por Krishti nuk nderroi vendimin: kush beson ne te, ai edhe do te jetoje prej tij.

Kisha seriozisht e kupton dhe vazhdimisht e zbaton kete urdher. Cdo besimtar e ka per detyre qe te kungohet se paku nje here ne vit – per Pashke, por jo vetem nje here! Kisha na nxit te kungohemi sa me shpesh: me mundesi cdo dite. Nese kemi marre pjese ne dy meshe per nje dite, ne te dy meshet mund te kungohemi. Sidomos secili i krishtere ka obligim te kungohet ne rrezik vdekjeje.

Eukaristia ėshtė pra nė themel njė mister bashkimi me Krishtin Jezus. Shėn Pali shkruan:
“Kelku i bekimit qė ne e marrim nuk ėshtė vallė bashkim me gjakun e Krishtit? Dhe buka qė ne ndajmė nuk ėshtė vallė bashkim me korpin e Krishtit?” .
“Pasi ėshtė njė bukė e vetme, ne, edhe pse shumė, jemi njė trup i vetėm: pse tė gjithė jemi pjesėtarė tė njė buke tė vetme”. (1 Kor 10, 16-17)

Eukaristi-a si fjalė vjen nga gjuha greqishte dhe do tė thotė «Falenderim». Me «Falenderim» nėnkuptohet kėtu dhurimi mbi Kryq i Jezusit ndaj Atit PĖR NE, PĖR BOTĖN.

Eukaristia ėshtė zemra dhe kulmi i jetės sė Krishterė dhe i vetė kishės pasi nė atė pranojmė vetė Krishtin si sakrificėn e vėrtetė nė tė cilėn Jezu Krishti i afroi Atit njėherė e pėrgjithmonė nė kryq. Mė ndėrmjetėsinė e kėsaj sakritice apo flije Jezusi shpraz hiret e shpėtimit mbi trupin e vet mistik qė quhet kishė.

Eukaristia ėshtė pėrkujtim i Pashkėve tė Krishtit tė veprės sė shėlbimit, e pėrbėrė nga jeta, vdekja dhe ringjallja e Krishtit ėshtė vepra qė bėhet prezente nga liturgjija, flija e Kryqit apo e Eukaristisė. Qartė duhet tė thuhet se Krishti vetveten ia paraqiti Atit si fli shenjte e cila i pėrqeu qė ashtu tė pėrmirėsojė gabimet, fajet tona.«Ai na deshti e pėr ne Ai flijoj vetveten. Hyjit porsi kusht e fli qė jep erė tė mirė.» (Ef 5, 2).

Flija e kryqit nė kishėn e Zotit pėrjetohet nė flijen Eukaristisė. Nė kėtė fli Krishti meshtar kryqėzon vetveten ia paraqet Atit me shugurimin e dhuratės qė realizohet prej meshtarit sė cilė dhuratė, bashkangjiten besimtarėt. Kur ėshtė flija e kryqit dhe festa e Ringjalljes flijimi i dhuratės plotsohet me kungim. me tė cilėn flija e paraqitur Zotit merret si ushqim ku besimtari bashkohet me Jezusin dhe hidhet nė dashuri reciproke. Nė darkėn e mbrame Jezusi e bėri tė pranishėm flijen e kryėit. Ky ishte akt profetik, akt pėrkujtimi i bėrė pėrpara. Kėtė akt profetik e bėn tė pranishėm nė pėrmjet shenjave. Buka e ndarė paraqet Trupin e Krishtit, kurse vera nė gorė paraqet Gjakun e Krishtit tė dredhur pėr ne. Kėshtu Jezusi e themeloi flijen Eukaristike tė Trupit e tė Gjakut tė vet qė gjatė shekujve deri tek ardhja e dytė e Tij tė jetė e pramishme flija e Kryqit dhe pėrherė ku kisha kėtė e pėrsėrit bėhet e pranishme e vetmja fli e Jezusit. Dėshira e njerėzve pėr tė paraqiti flinė dėshirė e cila ekzistonte prej Abelit, kėtu nė meshė fiton mundėsi qė Zotit ti paraqitet flia tė cilės njerzit nuk do ti turpėroheshin. Nėpėrmjet kėsaj flije miqėsia ne me Atit e njeriut ėshtė e vendosur thellė dhe ėshtė njė miqėsi e re apo besėlidhje e re. BR ishte vetėm pėrkujtim i njė farė miqėsie. Kur pėrkujtojmė miqėsinė e re ajo ėshtė e pranishme nė mesin tonė dhe ashur na ėshtė e mundshme tė marim pjesė nė flijen denifinitive tė njerzimit e cila mė nuk ėshtė kafsha, por biri i njėlindur Jezu Krishti. T’u iu bashkangjitė kremtimit tė meshės d.m.th. marrim pkjesė nė flijen e Jezusit nėpėrmes sė cilės lidhet marrėdhėnia mes Zotit e popullit tė Tij. E kjo ndodh mes gėzimit, mes festės nė tė cilėn janė tė thirrur tė gjithė besimtarėt. Nė kėtė tė kremte tė Eukaristisė Krishti vetveten e bėn tė pranishėm, nėpėrmjet flisė tė cilėn nė mėnyrė tė papėrgjakur ia kushton Atit pėr shėlbimin e botės nėpėrmjet shėrbeses qė e paraqesin meshtarėt, e besimtarėt bashkohen me meshtarin qė nėpėrmjet tij e bashkė me tė njėrherit tė bashkuar me Krishtin ta paraqesin flinė e falenderjes, flijėn e shpėrblyese dhe lutjen enderimit. Tė gjithė tė pranishmit i dhurojnė vetveten. Paraqitja e flisė e cila paraqet flijen e Krishtit ndodh nė lutjen Eukaristike me fjalėt qė i ka thėnė vetė Krishti nė darkėn e Mbrame:«Merrni e hani tė gjithė prej kėtij, ky ėshtė korpi im. Merrni e pini tė gjithė prej kėtij, ky ėshtė Gjaku im. Bėni kėtė nė pėrkujtimin tim.»


Prania e vėrtetė dhe shndėrrimi Eukaristik

Ėshtė e duhur tė theksohet se pas shugurimit tė bukės dhe tė verės nė Elter ėshtė i pranishėm Trupi dhe Gjaku i vetė Krishtit dhe se ky Trup dhe Gjak pranohet nė mėnyrė Sakramentale nė kungimin e Shenjt. Ata tė cilėt me bindje i afrohen kėsaj tryeze hyjnore, tė pėrtrihen shpirtėrisht.

Duhet tė dimė se buka dhe vera pas fjalėve tė shugurimit shndėrrohen nė Korpin dhe Gjakun e Krishtit, edhe pse me bukė dhe nė verė mbetet shija, pamja e bukės dhe e verės nė mėnyrė krejt tė fshehtė fshehet vetė Krishti nė vehten njerėzore dhe hyjnore.

Pas shndėrrimit tė mrekullueshėm trajta e bukės dhe e verės e cila nė vete pėrban dhe tregon vetė Krishtin si burim dashurie ku Krishti i flijuar dhe i Ringjallur bashkohet me ne.

Gjatė jetės tokėsore tė Jezusit, kur apostujt rrinin me tė rreth tryezės, Ai ishte i dukshėm edhe me trup para tyre. Pas vdekjes dhe Ringjalljes kur nxėnėsit mblidheshin pėr tė treguar dashurinė ndaj Jezusit, prapė i lidhte dashuria e Jezusit dhe pėrkjtimi nė tė i cili i mbante tė bashkuar. Jezusi nė mėnyrė misterioze ishtė nė mesin e tyre nėpėrmjet ndarjes sė bukės ata pėrjtonin bashkimin me Krishtin. Nxėnėsit ishin tė vetėdijshėm pėr detyrėn qė Jezusi ka lan, por ka pėrkujtuar flijimin e Tij, duke marrė bukėn dhe verėn e duke thėnė fjalėt qė i tha nė darkėn e mbrame. Apostujt e kanė ditur se duke bėrė kėtė e pranojnė Krishtin si ushqim tė shpirtit. Ajo bukė qė ishte para tyre nuk ishte ma bukė e thjeshtė, por ishte Korpi i Krishtit, tė cilėn gjithkush mund ta pranoj, mund ti afrohet vetėm nėse ėshtė i denjė.

Nė pėrkujtimin e darkės sė mbrame e cila nuk ėshtė ndėrpre kurrė nė kishat katolike, prania e Krishtit ėshtė hiri i Shenjt Eukaristik. Pėr kėtė arsye ajo qė gjendet nė Elter, pasi qė i janė thėnė fjalėt Krishtit edhe pse me shije tė jashtme mbetet bukė dhe verė, substanca ajo qė mban brenda ėshtė Korpi dhe Gjaku i Krishtit, ushqim ky qė i ushqen shpirtat tonė. Ėshtė bukė e jetės e cila na dhurohet, ky ushqimi Shenjt na jepet qė nė fe dhe dashuri tė rritet bashkimi nė Krishtin me Zotin dhe Hyjin dhe me Shpirtin Shenjt i cili banon nė ne. Pra pranija e Krishtit nė Eukaristi ėshtė e padukshme, por ėshtė e vėrtetė pėr tė cilėn dėshmon feja jonė. Zoti ėshtė i pranishėm nė besimtarin edhe para Kungimit, por nė mėnyrė tė posaēme ėshtė i pranishėm nė flinė Eukaristike.


Liturgjia e sakramentit tė Kungimit

Gjatė historisė hasim disa emra pėr kėtė sakrament: thyerja e bukės, Eukaristia, Flia e Pashkėve etj. Nė darkėn e mrame Krishti u dha apostujve Korpin e Gjakun e si pėrkujtim dhe si prani e vėrtetė e Krishtit nė mesin e tyre. Me kėtė e bashkoi pashkėn hebreje me pashkėn e Krishtit, ku pashka hebreje pėrkujton lirinė e popullit tė Izraelit nga robėria egjyptiane, kurse pashka e Krishtit Jezus paraqet lirinė e njerėzve nga robėria e mėkatit. Me themelimin e ritit tė ri Jezus Krishti dėshiron ta amshojė Pashkėn, ku kuptimi i Pashkės nuk ėshtė mė lirimi nga mėkati Egjipti dhe Besėlidhja e Sinait, por lirimi nga mėkati nuk ėshtė mė gjaku i kafshėve i cili qe vetėm shenjė, por Gjaku i vetė ndėrmjetėsit dhe meshtarit qė ėshtė vetė Jezusi i cili njėkohesisht shėnon dhe realizon lirimin dhe Besėlidhjen; Lk. 22.20. E mori gjithashtu dhe Kelkun, pasi u krye darka e tha:“Ky Kelk ėshtė besėlidhja e re nė Gjakun tim qė derdhet pėr ju” Mt 26,28 sepse ky ėshtė Gjaku im, Gjaku i Besėlidhjes qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkatėve. Mk 14,24 ...

Nė darkėn e mbrame shohim se Krishti Jezusi i shndėrron Pashkėn hebreje me Pashkėn e Krishterė. Me kėtė Ai nuk deshi vetėm ta themelojė ritin e ri me tė cilin tė krishterėt do tė dallohen nga hebrejtė, por dėshron ta plotėsojė atė simbol qė paraqet pashka hebreje e kjo ėshtė lirimi nga mėkati dhe besėlidhja e shkruar nė zemėr.

Shėn Justini thotė: bukėn Eukaristike mund ta marrė vetėm ai i cili beson se ėshtė e vėrtetė i cili ėshtė i larė nga mėkatet dhe qė jeton kėshtu siē e caktoi vetė Krishti, sepse nė Kungim nuk marrim bukė e pije tė thjeshtė, por e marrim Korpin dhe Gjakun e vetė Krishtit.


Ndėrrimi i Eukaristisė jashtė meshė

Konēili i II i Vatikanit nė numrin 3 jep parime themelore pėr nderimin e Eukaristisė. Vihet nė dukje flija si pėrkujtim i vdekjes dhe ngjalljes sė Jezu Krishtit dhe si kremtim i Pashkėve. Flija eukaristike ėshtė burim i liturgjisė shejte, tė kishės dhe i jetės sė krishterė nė pėrgjithėsi. Kuse kremtimi i Eukaristisė brenda flisė sė meshė ėshtė burim dhe qėllim i nderimit tė eukaristisė jashtė meshe. Trajtat shenjte qė mbesin pas meshe ruhen nė vėnd tė posaēėm pėr qėllim qė besimtari qė nuk mund tė marrin pjesė nė meshė tė mund tė bashkohen me Krishtin duke e marrė Kungimin Shenjt dhe nė njė mėnyrė tė bashkohen me flinė e atij e cila kremtohet nė meshė. Ēdo Kungim ėshtė i lidhur me flinė Eukaristike. Pjesėmarrja nė darkėn e Zotit pėrherė ėshtė bashkim me Krishtin i cili vetveten e kushtoi si fli. Trajtat shenjte gjithmonė janė Korpi i Krishtit qė jepet pėr ne dhe Gjak i Krishtit, i cili derdhet pėr ne, Kur Kungimi ndahet jashtė meshet porositet qė tė bėhet sherbesa e fjalės qė besimtarėt e pėrgatitur tė pranojnė Kungimin me njė pėrshpitėri tė Elterit duhet ta kuptojmė se prania e Krishtit nė sakrament rrjedh nga flia dhe ėshtė drejtuar ka pranimi i Kungimit shpirtėrisht. Nėse adhurimi nuk na nxit nga pjesėmarrja e plotė nė misterin e Pashkėve atėherė adhurimi nuk ėshtė drejtuar mirė.


Si Sakrament

Eukaristia u themelua nga Jezusi nė Darkėn e Mbrame, nė momentin kur AI u dha Apostujve bukėn dhe verėn, moment ky qė pėrfondon me fjalėt: «Bėjeni kėtė nė pėrkujtimin tim» (Luka 22, 19). Njė shprehje e tillė vlen njėkohėsisht si “urdhėr” dhe si “detyrė” qė u besohet Apostujve pėr tė tejēuar dhurimin hyjnor si Aktualizim tė Shpėtimit nga ana e Jezusit.

Njeriu mund ta gjejė burimin, plotesimin dhe domethėnjen e ekzistencės sė tij vetėm nė dhurimin vetjak te Krishtit. Dhurimi i jetės sė Jezusit ėshtė themeli i jetės sė botės. Kisha e vėn Eukaristinė nė qendėr tė qenjes sė saj sepse Ajo ėshtė e themeluar pikėrisht nė kėtė vetėdhurim tė Birit dhe vazhdon tė jetojė JO PĖR MERITAT E NJERĖZVE QĖ E PĖRBĖJNĖ KISHĖN, por VETĖM nė sajė tė vetėdhurimit Eukaristik e tė pėrditshėm tė Birit.

Eukaristia ėshtė vendi i takimit dhe i njėsimit mes Hyjnores dhe njerėzores, mes qiellit dhe tokės.

Eukaristia ėshtė Prania e vazhdueshme e Hyjit nė dinamicitetin e historisė sė njeriut.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė