Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:07   #6
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sakramenti I Rrefimit apo i Pajtimit

Sakramenti I Rrefimit apo i Pajtimit

Rrefimi eshte sakramenti i pajtimit tone me Zotin dhe me Kishen. Vepruesi kryesor, edhe pse i padukshem, i tė gjitha sakramenteve eshte vete Krishti, i cili themeloi, veprimi i tyre nuk varet prej shenjterise se ndaresit te dukshem. Sakramentet gjithmone prodhojne dhe japin hirin e Zotit, pa marre parasysh se kush i ndan. Ne rrefim Zoti nepermjet meshtarit na i fal mekatet qe i kemi bere pas pagezimit.

Ky sakrament I rrefimit ka edhe emra tjere, qe e plotesojne dhe tejkalojne domethenien e kesaj fjale. Rrefimi quhet edhe sakrament i kthimit (metanoia), sakrament i pendeses, sakrament i meshires se Hyjit. Sipas domethenies se vet shprehja me e pershtatshme per kete realitet eshte: sakrament i pajtimit.

Pajtimi eshte nje proces i gjate. Njeriu me se pari duhet ta kuptoje dhe ta pranoje gabimin e vet, pastaj te pendohet dhe te vendoset per nderrim jete. Mandej duhet te lype falje dhe t’i plotesoje kushtet per falje. Vetem atehere mund te realizohet pajtimi. Per kete arsye fjala pajtim me mire e tregon ate cka behet ne mes te Zotit dhe njeriut mekatar.



Rrefimi – dhurate e Zotit besimtareve te krishtere

Kur flasim per rrefim, supozohet se e njohim dhe e kuptojme seriozisht realitetin e mekateve, qe – si e keqja me e madhe qe ekziston – e fyen Zotin dhe e demton njeriun mekatar, si edhe mbare Kishen dhe shoqerine njerezore. Prej roberise se mekatit Krishti e liroi boten me vdekjen dhe ringjalljen e vet. Mirepo, qe secili njeri te behet pjesetar i ketij clirimi dhe shperblimi, secili duhet te besoje dhe te pagezohet. Ne pagezim na falen te gjitha mekatet.

Krishti e njihte mire natyren tone te ligeshtise. Ai e dinte se nuk do te qendrojme ne te miren. Per kete arsye e themeloi edhe sakramentin e rrefimit per faljen e mekateve qe i bejme pas pagezimit – pasi pagezimi nuk mund te perseritet. Ate dite kur u ringjall, Krishti u tha apostujve te vet: “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qe ua falni mekatet, u falen, e atyre qe nuk ua falni, nuk u falen” (Gjn 20, 22-23).Kete pushtet dhe detyre prej apostujve e kane marre ipeshkvijte dhe meshtaret. Ata e kryejne edhe sot per te miren e te gjithe besimtareve qe e lypin meshiren e Hyjit.

Vetem feja e krishtere per pajtim me Zotin e ka sakramentin e rrefimit. Asnje fe tjeter s’ka dicka te tille! Njerezit jo te krishtere mund dhe duhet te pendohen per mekatet e veta. Mund edhe t’i pranojne para te tjereve. Por, pasi nuk jane pagezuar, nuk mund te rrefehen dhe nuk mund te jene te sigurte se Zoti ua ka falur mekatet – sikurse te krishteret qe jane te sigurte ne baze te premtimit dhe autoritetit te Krishtit Zot.



Rrefimi eshte i nevojshem per te gjithe

S’ka njeri aq te shenjte, i cili nuk do te kishte nevoje per rrefim. Po ashtu s’ka as mekat aq te madh, prej te cilit nuk mund te lirohemi ne rrefim. Sakramenti i pajtimit eshte i domosdoshem per shelbimin e atyre qe kane mekat te rende, sikur pagezimi per ata qe nuk jane pagezuar. I nevojshem eshte per femije qe kane arritur te vetedija dhe mund te mekatnojne, per njerez te rritur dhe te pjekur, si edhe per pleq dhe plaka. Me i nevojshem eshte ne rrezik te vdekjes.
Besimtari duhet te rrefehet sa me pare pasi te beje ndonje mekat te madh. Perndryshe, edhe ata qe i kane vetem mekatet e vogla, duhet te rrefehen se paku nje here ne vit – por kjo eshte teper pak. Besimtaret e mie rrefehen gati cdo muaj. Rrefehen edhe motrat e nderit (murgeshat), meshtaret, ipeshkvijte, edhe vete papa.



Cka duhet te rrefejme?

Duhet t’i rrefejme te gjitha mekatet qe i kemi bere pas pagezimit. Kush eshte rrefyer perpara, i rrefen vetem mekatet qe i ka bere pas rrefimit te fundit. Nuk duhet t’i perserisim mekatet qe jane falur nje here. Ato nuk ekzistojne me.

Duhet rrefyer para se gjithash te gjitha mekatet e renda – me numer dhe me rrethana, pasi nese nuk i rrefejme te gjitha, asnje nuk na falet. Perkundrazi bejme edhe nje mekat me te madh, qe quhet sakrilegj ose shenjtdhunim.

Pune e mire dhe e dobishme eshte qe t’i rrefejme ne menyre sa me te perpikte edhe te gjitha mekatet e vogla. Por nese ndonjerin prej ketyre as nuk e rrefejme, rrefimi eshte i vlefshem – pasi mekatet e vogla mund te falen edhe ne saje te veprave te mira jashte rrefimit, ndersa mekatet e renda falen vetem ne rrefim.

Pasi mund te mekatnojme me mendim, me fjale, me vepra dhe me leshime (duke mos plotesuar detyrat), duhet t'i rrefejme edhe te gjitha mekatet e cdo lloji, e jo vetem ato me fjale dhe me vepra. Pra, qe te mund te rrefehemi mire, na nevojitet edhe pergatitja e mire, rremim i shpirtit. Pergatitja me e mire dhe me komplete do te jete nese e gjykojme jeten tone ne baze te 10 urdherimeve te Zotit, 5 urdherimeve te Kishes, ne baze te urdherit te dashurise ndaj Zotit dhe ndaj te afermit, si edhe sipas "rregulles se arte": mos ua bej te tjereve ate cka nuk deshiron qe te ta bejne ata ty, e u bej te tjereve gjithcka deshiron qe te te bejne ata ty (krh. Mt 7,12).



Pendimi

Pendimi eshte keqardhja per shkak te mekatit, me te cilin e kemi fyer Zotin dhe Kishen dhe njekohesisht e kemi rrezikuar shelbimin tone.

Ekzistojne dy lloje pendimi:

1. Pendimi i persosur eshte keqardhja sepse me mekatin tone e kemi fyer dashurine e pakufishme te Zotit ndaj nesh. Burimi i pendimit te persosur eshte dashuria jone ndaj Zotit.

2. Pendimi i papersosur eshte keqardhja sepse me mekatet tona e kemi merituar ndeshkimin e amshuar ne ferr. Pra, pendimi i papersosur nuk bazohet ne dashuri, por ne friken prej denimit te amshuar ne ferr.

Per rrefim mjafton pendimi i papersosur, megjithese me mire eshte te pendohemi ne menyre te persosur gjithmone kur ajo eshte e mundshme.





Pendesa

Pervec pranimit te mekateve ne rrefim dhe ne pajtim me njeri-tjetrin - sepse pa pajtim me njerez s'ka pajtim as me Zotin, kushti kryesor per falje eshte pendimi, d.m.th. keqardhja per shkak te mekateve, me te cilat e kemi fyer Zotin dhe Kishen dhe njekohesisht e kemi rrezikuar shelbimin tone.

Nje shenje e pendimit edhe edhe pendesa, te cilen rrefyesi e ka per detyre t'ia jape pendestarit ne rrefim. Ajo eshte shenje se deshirojme te japim njefare demshperblimi per mekatet tona. Pendesa zakonisht eshte e vogel. Gjithmone eshte me e vogel se mekati. Sepse mekati nuk na falet ne baze te pendeses - per shkak te meritave tona, por per shkak te meritave te Jezu Krishtit, i cili vdiq ne kryq per ne.

Pendesen gjithsesi duhet ta kryejme ne menyre sa me te denje. Mire do te ishte qe te bejme dicka edhe me teper sesa lyp rrefyesi - qe te tregojme dashuri me te madhe ndaj Zotit dhe falenderim per miresine dhe meshiren e tij.

Pasi te na e jape pendesen, derisa e themi Punen e Pendimit, meshtari na zgjidh prej mekateve me keto fjale:
"Hyji, Ati i meshirshem, me vdekje dhe ngjallje te Birit te vet e ka pajtuar boten me vete dhe e ka derguar Shpirtin Shenjt per falje te mekateve. Neper sherbimin e kishes ai te dhashte faljen dhe paqen! Dhe une po te zgjidh prej mekateve tua ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt!"


Liturgjia e sakramentit tė Rrėfimit

Nė Shkrimin Shenjt nė pėrgjithėsi flitet pėr mirėsinė dhe dashurinė e Zotit. Zoti pėrherė e thėrret njeriun mėkatar nė jetėn e pėrbashkėt, me vetveten, e kthen nga jeta e tij e mbrapsht dhe ashtu i mundėson ti pėrgjigjet thirrjes, ta pranojė oferten, dhe duke e mbėrritur faljen e mėkateve nė bashkėsine e popullit tė Zotit, tė jetoje nė miqėsi me Zotin, si parashijim i jetės sė amshuar tė tė shėlbuarve. BV parashtron mirėsinė, mėshirėn e Zotit tė cilėn na e shpreh dhe Ezekieli profet kur thotė:

Zoti nuk e don vdekjen e mėkatnorit, por don qė ai tė kthehet e tė jetojė.

Shprehja e kthimit nė BV e paraqitė nė shumė mėnyra:- veshja me petka pendestare
- derdhja e hirit mbi krye
- agjėrimi
- pėrulja nė gjunjė
- vajtimi
- qėndrimi nė heshtje etj.

Kėto gjeste kanė qėnė tė pėrcjellura me fjalėt tė cilat kanė shpreh pranimin e ganimee personale, qė kėto gjeste. Dhėnja pendestare mos tė kuptohen vetėm si formalitet. Profetėt kanė cekė nevojėn e kthimit tė sinēertė, tė mbrendshėm, kthimin e njeriut nga mėkatet nė dashurinė e Zotit, e tė afėrimit, e kjo ishte kusht faljeje nė BR. Sipas sinoptikėve thelbi i predikimit tė Jezusit ėshtė thirrja nė kthim.
“Jezusi filloi tė predikojė: Kthehuni se mbretnia e qiejve, e Hyjit ėshtė ngjat”Mt 4,17; Mk 1,15; Lk 5,32
Kthimi apo metanoja qė e kėrkon ky predikim, apo kjo fjalė e Jezusit pėrbahet nė kthim denifinit tė njeriut, largimin nga mėkatet dhe afrimin me Zotin. Metanoja ėshtė dhuratė e Zotit, pėr kėtė inisjativa e kthimit rrjedh prej Zotit. Lk 15,4-8 (e deles sė humbur) Dhe shumė tekste tė tjera na flasin pėr dashurinė e Zotit e cila i shkon nė rakim njeriut mėkatnor.

Jezusi vetė para ēdo sherimi qė bėnte i fal mėkatet, dhe tregon pushterin e vet pėr faljen e lukatėve, gjithashtu BR dėshmon se Zoti ia dha kishės pushtetin me falė mėkatet. Gjn 20, 22-33. Si foli kėshtu hukati mbi ta dhe u tha: “Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qė ua falni mėkatet u falen, e atyre qė nuk jua falini nuk u falen”.

Konēili i dytė i Vatikanit na jep ritin e pėrtėsisė tė pajtimit qė tė mund tė vijė nė dukje tėrė pasuria e kėtij sakramenti dhe qė kremtimi i tij, tė jetė i pėrshtatshėm gjendjes dhe nevojave tė pėrsonit dhe bashkėsitė e ndryshme tė popullit tė Zotit. Riti i pėrtėrirė i kėtij sakramenti na parashtron forma tė pajtimit janė tė caktuara 3 mėnyra tė ndryshme:
- pajtimi individual i pendestarit
- pajtimi i pendestarėve nė rrėfim individual
- pajtimi i shumė pendestarėve me rrėfim e zgjidhje tė pėrbashkėt.


Frytet e rrefimit

Cdo rrefim i mire na pasuron me fryte te begatshme:

1. na falen mekatet dhe na kthehet hiri shenjterues;
2. na falet denimi i amshuar;
3. falen edhe denimet e perkohshme;
4. na ringjallen meritat qe i patem te Zoti para se kemi mekatnuar;
5. na jipet hiri sakramental dhe veprues - qe te mund ta permiresojme jeten tone, te qendrojme ne te miren dhe te ruhemi me lehte prej mekateve.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė