Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:10   #8
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sakrameti I Urdhėrit Shenjt

Sakrameti I Urdhėrit Shenjt


Urdhėri Shenjt ėshtė sakrament, i themeluar prej Jezu Krishtit, nėpėr tė cilin Zoti tė shuguruarve na jep hirin e vet, aftėsinė tė drejtėn dhe detyrėn qė ta bashkojnė, ta udhėheqin dhe ta Shenjtrojnė “Izraelin e ri”, popullin e krishterė, dhe njėkohėsisht ta kryejnė shėrbesėn Hyjnore.

Urdhėri Shenjt quhet edhe urdhėri meshtarak. Mirėpo, i vetmi meshtarė, prift i vėrtetė i cili nė mėnyrė tė denjė ndėrmjetėson nė mes Zotit dhe njerėzimit ėshtė Jezu Krishti. (Krh. Hebr. 7-8). Tė gjithė besimtarėt janė vetėm pjestarė tė plotėsisė sė meshtarisė sė Krishtit, por jo tė gjithė nė tė njėjtėn shkallė dhe nė tė njėjtėn mėnyrė! Shėn Pjetri u shkruan tė gjithė besimtarėve kėshtu:
“Ju jeni fis i zgjedhur, meshtari mbretėrore, komb e Shenjt, popull qė Hyji e fitoi pėr vete” (1Pjt.1-9)

Tė gjithė tė krishterėt, me anė tė sakramentit tė pagėzimit janė bėrė pjestarė tė meshtarisė sė Krishtit. Ata i sherbejnė Hyjit nė emėr tė mbarė botės. Kjo meshtari quhet “meshtaria e pėrgjithshme” e tė gjithė tė pagėzuarve. Mirėpo, nė mėnyrė tė veēantė meshtarė janė ata qė kanė marrė edhe sakramentin e posaēėm tė meshtarisė, urdhėrin Shenjt. Kjo meshtari quhet “meshtari ministeriale” nė shėrbim tė bashkėsisė sė besimtarėve.



Shkallėt e Urdhėrit Shenjt

Janė tri shkallė nė pjesėmarrjen e meshtarisė sė Krishtit:
Diakonati;
prezbiterati dhe
episkopati.


1) Diakonati (greqisht: “Siaxovoē” d.m.th. shėrbėtor) ėsthė shkalla mė e ulėt e urdhėrit shenjt. Diakonatėt nė fillim kujdesoheshin pėr nevojat materiale tė Kishės (Krh. Vap.6,1-6), por edhe predikonin. Ata mund tė pagėzpjnė, tė ndajnė Kungimin, tė bekojnė kurorėn e martesės, t’u prijnė varrimeve (salikimeve) kishtare, tė ndajnė bekime tė ndryshme. Disa diakonė janė tė pėrhershėm, do tė tjerė vetėm pėrkohėsisht derisa tė bėhen meshtarė. Ēdo meshtarė, ose Ipeshkėv mė sė pari bėhet diakon, d.m.th. shėrbėtorė nė Kishė. Kjo detyrė e shėlbimit nuk kalon kurrė. Deri tė vdekja jemi shėrbėtorė tė Krishtit dhe tė Kishės, edhe atėherė kur fitojmė ndonjė detyrė, ose hir tjetėr mė tė lartė.(Papa , p.sh. ka titull: “shėrbėtor i shėrbėtorėve tė Hyjit”!

2) Meshtari, prifti, greqisht: “xpeoButepoē” (prezbyteros) d.m.th. plak i nderuar, epror ėshtė nė shkallėn e dytė tė urdhėrit Shenjt. Pėrveē detyrave tė diakonit, meshtari edhe thotė meshė, rrėfen dhe nė situatė tė jashtėzokonshme dhe me leje tė posaēme tė Ipeshgvit mund tė ndajė edhe sakramentin e pėrforcimit. Pėrndryshe meshtarėt janė ndihmėsit e Ipeshkvijve.

3) Ipeshkvi i cili zgjidhet prej meshtarėve, greqisht: “exiokroē” (= episkops) [i]d.m.th. mbikqyrės, inspektor. “Ipeshkvijtė si kolegium janė pasardhės tė apostujve dhe kanė plotėsinė e urdhėrit Shenjt.”

Papa ipeshkvi i Romės. Ai, pasi ėshtė pasardhės i shėn Pjetrit, ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i krejt Kishės Katolike. Ai simbolizon dhe garanton bashkimin (unitetin) e Kishės. Nė shkallėn e meshtarisė Ipeshkvijtė e tjerė janė tė barabartė me papėn, ndėrsa nė shkallėn e pushtetit papa ėshtė pėrmbi tė gjithė.


Karakteri sakramental i tė shuguruarve

Urdhėri Shenjt ėshtė njė prej tre sakramenteve qė lėnė nė shpirt “karakterin sakramental”, vulėn e pashlyeshme. Pėr kėtė arsye mund ta marrim vetėm njė herė nė jetė sikur pagėzimin dhe pėrforcimin. Kush njė herė ėshtė shuguruar pėr meshtar, ai pėrgjithmonė ėshtė meshtar. (Njėsoj ėshtė me diakonėt dhe Ipeshkvijtė) Edhe po tė ndodhej se meshtari e lė profesionin dhe thirrjen e vet meshtarake, apo nėse suspendohet, Urdhėri Shenjt nuk i shlyhet.

“Karakteri sakramental” dėshmon po ashtu se veprat meshtarake gjithmonė janė tė vlefshme dhe tė plot fuqishme, edhe nėse ndodhet se vetė meshtari ėshtė mėkatnor. P.sh. meshtari, i cili pėr shkak tė mėkateve tė veta do tė meritonte ferrin, mund t’i zgjidhė mėkatnorėt prej tė gjitha mėkateve tė tyre, sikur secili meshtar i Shenjt. Sepse ai nuk i kryen kėto vepra nė emėr tė vet, as nė bazė tė meritave tė veta, por nė emėr tė Krishtit tė kryqėzuar, i cili mund tė bėjė mirė edhe nėpėrmjet njeriut tė keq. Karakteri sakramental, pra ėshtė dhuratė e Zotit diakonėve, meshtarėve dhe Ipeshkvijve jo aq pėr dobi tė tyre personale, sa pėr dobi tė Kishės, d.m.th. pėr dobi tė tė gjithė besimtarėve.


Celibati

Qė prej shekullit tė katėrt nė Kishėn katolike ėshtė ligj qė diakonėt, meshtarėt dhe Ipeshkvijtė tė kushtojnė Zotit pastėrtinė e trupit dhe tė shpirtit, d.m.th. tė mos martohen. As nė Kishėn ortodokse meshtarėt nuk martohen, por ortodoksėt lejojnė qė tė shugurohen njerėz tė martuar. Nė Kishėn katolike ėshtė i obligueshėm “celibati”, d.m.th.: as nuk shugurohen njerėz tė martuar, as meshtarėt nuk mund tė martohen pas shugurimit. Edhe pse kjo nuk ėshtė urdhėr i Zotit, por traditė e Kishės, duhet ta respektojmė, sepse pėrvoja shekullore e Kishės vėrtetoi vlerėn e madhe tė celibatit.


Rregulltarėt

Disa meshtarė janė organizuar terioriorialisht, brenda njė ipeshkvie (dioqezane) nėn drejtimin e Ipeshkvit vendas, dhe quhet “meshtarė dioqėzanė”, ose preiftėrinj. Prifti ka titullin “don” (ose: “dom”) nga fjala latine: “dominur”, qė d.m.th. zotėri

Meshtarėt e tjerė janė organizuar nė bashkėsi tė posaēme tė rregulltarėve, tė cilėt nuk bazohen aq nė kufijtė teritoriale dhe kombėtare, sa nė idealin e jetės sė pėrbashkėt.

]Rregulltarėt janė bashkėsi religjoze, ndėrkombėtare, qė jetojnė sipas rregullės dhe shembullit tė njė themeluesi:

Benediktinėt sipas shembullit tė shėn Benediktit,
dominikanėt sipas shėn Dominikut,
franēeskanėt sipas shėn Franēeskut tė Asizit,
jezuitėt sipas shėn Ignacit Lojola,
salezianėt sipas shėn Gjon Boskut ...

Karakteristika e pėrbashkėt e tė gjithė rregulltarėve ėshtė qė orvaten pėr pėrsosmėri tė jetės sė krishterė, duke ia kushtuar Zotit me vullnet tė lirė kėshillat ungjillore: varfėrinė, pastėrtinė dhe dėgjesėn.

Mundohen ta zbatojnė urdhėiin e Krishtit: “Jini tė pėrkryer siē ėsthė i pėrkryer edhe Ati juaj qė ėshtė nė qiell” (Mt. 5,48).

Shumica e rregulltarėve janė meshtarė, por ka edhe tė tillėt qė jetojnė kėto kushte si vetem besimtarė.
Rregulltarėt kanė titullin vėlla, ose “frat” (nga fjala latine “frater”, qė d.m.th. “frat” (nga fjalė latine “frater”, qė d.m.th. vėlla). Nė disa vende rregulltarėt meshtarė i titullojnė me “pater”.

Motrat e nderit (murgeshat) janė rregulltare sikur fretėrit, janė tė kushtuara Zotit dhe marrin kushtet e perkohshme, nder kohė, pas njė kohe ne rregullin e motrave marrin kushtin e perjetshem. Motrat s’kanė urdhėrin Shenjt pasi kėtė sakrament mund ta marrin vetėm burrat, jo gratė!


Liturgjia e sakramentit tė Urdhėrit Shenjt

Historia e liturgjisė sė sakramentit tė Urdhėrit Shenjt nė Kishėn pėrendimore deri nė ditėt e sotme ka disa faza:

1) TRADITA APOSTOLIKE - Shėn Hipoliti na e paraqet ritin mė tė vjetėr tė shugurimit.

a) Shugurimi i ipeshkvit - Ai shugurohet pasi ėshtė emėruar dhe ėshtė zgjedhur nga i gjithė populli. Kur emėrohet tė gjithė e vėrtetojnė, mblidhet populli, meshtarėt, ipezhgvijt, tė cilėt janė tė pranishėm. Ipeshkvijtė e pranishėm i vėnė duart mbi tė e tė gjithė tė tjerėt luten nė heshtje.

b) Shugurimi i meshtarit - Kėtu ipeshkvi i vė duart mbi tė po ashtu dhe tė gjithė tė tjerėt meshtarėt e pranishėm e populli lutet nė heshtje.

c) Shugurimi i diakonit - Mbi tė i shtrin duart vetėm (meshtari), ipeshkvi e tė tjerėt luten nė heshtje.

Pra tė tre shugurimet kanė tė njėjtėn pėrbėrje:

1) Shtrirja e duarve;
2) Lutja e shugurimit.

Ipeshkvi merr simbolet qė e tregojnė si Bari

1) unazėn;
2) shkopin;
3) mitren (kapelen).
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė