Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:11   #9
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kurora e martesės

Kurora e martesės


Kurora e martesės ėshtė njė ndėr shtatė sakramentet e Kishės. Jezu Krishti e themeloi jo vetėm pėr shėlbim personal tė njeriut, por sikur edhe urdhėrin e Shenjt pėr dobi tė mbarė bashkėsisė sė besimtarėve, pėr mė tepėr: pėr dobi tė mbarė shoqėrisė njerėzore, sepse familja, e cila themelohet me kurorė tė martesės, ėshtė qeliza themelore e shoqėrisė njerėzore dhe i shėrben ripėrtritjes dhe rritjes sė mbarė njerėzimit. Kurora e martesės si institucion ekziston qė prej krijimit tė njeriut. Zoti e krijoi njeriun si mashkull e femėr dhe bashėshortėve tė parė (Adamit dhe Evės) u dha urdhėr: “Lindni fėmijė e shumohuni, mbusheni tokėn dhe sundojeni atė!” (Zan.1,27-28). Ndėrkaq, para Krishtit bashkimi i burrit dhe i gruas ishte vetėm njė kontratė njerėzore. Kėshtu ėshtė edhe sot jashtė krishterimit. Kėtė kontratė Krishti e Shenjtroi dhe e lartėsoi nė nder tė sakramentit, kėshtu qė ēdo martesė e vlefshme e krishterė ėshtė edhe sakrament, burim i hirit dhe i bekimit tė Zotit.

Cilėsitė kryesore tė martesės sė krishterė

Atėherė iu afruan disa farisenj pėr ta provokuar dhe i thanė:
"A ėshtė e lejueshme qė burri ta ndajė gruan pėr njė shkak ēfarėdo?".

Dhe ai, duke u pėrgjigjur u tha atyre:
"A nuk keni lexuar ju, se ai qė i krijoi qė nė fillim, i krijoi mashkull dhe femėr?

Dhe tha:
"Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė babanė dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet; dhe tė dy do tė jenė njė trup i vetėm". Dhe kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė trup i vetėm; prandaj; atė qė Hyu ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė".

Por ata vijuan dhe i thanė:
"Atėherė pėrse Moisiu urdhėroi tė jepet letėrndarja dhe tė lėshohet?".

Jezusi u tha atyre:
"Moisiu ju lejoi t'i ndani gratė tuaja pėr shkak tė karakterit tuaj tė pagdhendur, sepse nė fillim nuk ka qenė kėshtu. Kurse unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet, pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn". (Mt 19, 3-9)

1) Nė Kishėn e Krishtit mund tė martohen vetėm njė burrė dhe vetėm njė grua. Njė burrė, pra, s’mund tė marrė disa gra sikurse lejon p.sh. ligji i fesė islame (atje ku nuk e kufizon ligji shtetėror); as gruaja nuk mund tė jetė grua e disa burrave (sikurse ndodhė ndėr do fise tė Indisė, ku gruaja e vėllait tė madh shėrben si grua e tė gjithė vėllezėrve derisa tė martohen edhe ata). Sjellja e tillė do tė ishte drejtpėrdrejt kundėr fesė sė krishterė. Kėtu dėshirojmė tė qesim edhe nje vėrejtje serioze. Nė popullin tonė shpeshherė diskutohet se cila fe ėshtė e vėrtetė. Pėrgjigja mė e shkurtėr do tė ishte kjo: Feja e vėrtėtė ėshtė ajo qė adhuron njė Hyj, (Zot, Perendi) tė vetėm dhe jeton sipas vullnetit tė tij hyjnorė. Vullnetin e vet Zoti na e tregoi nė Shkrimin Shenjt. Shkrimi Shenjt na thotė se Zoti e krijoi njeriun si njė ēift bashkėshortor: Njė mashkull dhe njė femėr - njė burrė e njė grua. Nėse dikush nuk i beson Biblės, le ta shikojė ligjin natyrorė. (Ēdo besimtarė beson se krejt natyra ėshtė prej Zotit). Statistika na thotė se gjithkund nė botė lindėn afėrsisht i njėjti numėr djem dhe vajza. D.m.th. se edhe ligji natyrorė tregon Vullnetin e Zotit qė nė kurorė tė shejtė tė martesės tė bashkohen vetėm njė burrė e njė grua. Prandaj: Feja qė lejon poligaminė, nuk ėshtė fe e vėrtetė!

2) E dyta karakteristikė e martesės sė krishterė ėsthė kjo: martesa e krishterė ėshtė e pazgjidhshme. Kjo ėshtė pasojė e sakramentit qė nuk shlyhet kurrė derisa bashkshortėt janė gjallė. Kur tė vdesė gruaja, burri ėshtė i lirė tė martohet pėrsėri. Nėse burri vdes i pari, gruaja ėshtė e lirė pėr martesė. Ata me kurorė tė martesės lidhen deri nė vdekje. Atė lidhje nuk mund ta zgjidhin as ata vetė, as kurrnjė njeri, por vetėm vdekja. Edhe nėse ndarja fizike bėhet e domosdoshme (nėse njė prej bashkshortėve shkon nė burg, nė llogor, nė interrnim, nėse ēmendet, ose pėrndryshe jeta e pėrbashkėt bėhet e pamundshme), lidhja e tyre shpirtėrore nuk kėputet dhe nuk mund tė martohen me tjetėr kėnd derisa bashkshortin e kanė tė gjallė.

Pse?

Edhe ky ėshtė Vullneti i Zotit. Pasi e ka pėrshkruar krijimin e Evės, Bibla thotė: “Njeriu do ta lėrė babanė dhe nėnėn e vet e do tė bashkohet me gruan e vet dhe kėta dy do tė bėhen njė trup i vetėm” (Zan. 2,24). Kėtė tekst pėrsėrit edhe Jezu Krishti kur e ndalon ndarjen bashkshortėve. Ai mėsimin e vet e pėrfundon kėshtu: burri e gruaja “nuk janė mė dy, por njė trup i vetėm. Prandaj ēka bashkoi Hyji, njeriu tė mos guxojė ta ndajė” (Mk. 10,8-9). Kėtė besnikėri deri tek vdekja Zoti e lypė para sė gjithash pėr tė mirėn e vetė bashkshortėve, pastaj pėr tė mirėn e fėmijėve tė tyre dhe mė nė fund edhe pėr tė mirėn e mbarė shoqėrisė.


Qėllimet e martesės

Gjithmonė pėr qėllimet e para tė martesės pėrmendet lindja dhe edukimi i fėmijėve. Fjala e Zotit ėshtė:“Lindni fėmijė e shumohuni” (Zan.1,28). Por ky nuk ėshtė i vetmi qėllim. Martesa ėshtė besėlidhja e pėrjetshme e burrit dhe e gruas, bashkėsi dashurie, e themeluar mu pėr tė mirėn e bashkėshortėve, pėr ndihmėn e tyre tė gjithanshme reciproke, pėr rritjen e dashurisė, si edhe pėr shuarjen e epsheve. Sepse “nuk ėshtė mirė qė njeriu tė jetė vetėm” thotė Zoti (Zan.2,18) prandaj ēdo kurorė e ligjshme ėshtė e vlefshme dhe e pazgjidhshme edhe pse bashkshortėt ndoshta nuk mund tė kenė fėmijė. Kėshtu na mėson edhe Koncili i dytė i Vatikanas.(Gs.50)

Kisha duke u bazuar nė Shkrimin e Shenjt:“Lindni fėmijė e shumohuni”nuk nderhynė dhe u lejon prindėrve tė kufizojnė numrin e fėmijėve (nė bazė tė ndėrgjegjes sė vet), por jo me mjete jo natyrore! Sidomos rreptėsisht ndalohet abortimi. Numrin e fėmijėve nuk mund tė caktojė kurrkush pėrveē prindėrve.


Kushtet pėr vlefshmėri tė kurorės

Ligjshmėria
Kushti i parė qė kurora e martesės tė jetė e vlefshme ėshtė ligjshmėria: qė kurora – tė pėrputhet me ligjin hyjnor, natyror dhe kishtar.

Kurorėzimi nė shumė mėnyra mund tė bėhet i paligjshėm. P.sh. nėse dikush provon tė martohet nėn emrin e huaj, dhe kėshtu ta mashtrojė partnerin, kurorėzimi i tij do tė ishte i paligjshėm dhe njėkohėsisht i pavlefshėm. Para Zotit kurora e pavlefshme nuk ekziston aspak. Vetėm para njerėzve gjyqi kishtar duhet tė shpallė se cili kurorėzim ishte i pavlefshėm, qė ana e mashtruar tė jetė e lirė pėr martesė tė re. Nė mėnyrė tė paligjshme do tė provonte tė martohet edhe ai qė nuk ėshtė i gjendjes sė lirė pėr martesė: njerėzit e martuar, derisa e kanė bashkėshortin e gjallė. Janė edhe shumė pengesa tė tjera pėr martesė: mosha e mitur, paaftėsia pėr jetė bashkėshortore, dallim feje, afėrisa nga gjaku, grabitja, vrasja e bashkshortit etj.

Liria morale
Liria ėshtė dhuratė e paēmueshme, tė cilėn Zoti ua ka dhėnė tė gjithė njerėzve. Vlera e ēdo pune tė mirė varet nga liria. Prandaj Kisha dėshiron nė ēdo mėnyrė ta sigurojė lirinė e kandidatėve pėr martesė, sepse dashuri me zor (me dhunė) s’ka, e martesa pa dashuri nuk do tė kishte elementin kryesor qė i lidh bashkėshortėt dhe qė i bėn tė lumtur. Pėr kėtė arsye pyetja kryesore nė hetimet e famullitarit pėr martesė ėshtė pyetje pėr liri. Martesa pėr hatėr (pėr dėshirė) tė babės, nėnės, vėllait, dajės ose kujtdo qoftė, nėse nuk pranohet me liri tė plotė, do tė ishte e pavlefshme! Bukur ėshtė nėse djali apo vajza janė njė mendimi me prindin e vet, por nėse nuk janė, fjala e fundit ėshtė e atyre qė martohen.

Kurorėzimi publik

Edhe pse sakramentin e kurorės e ndajnė vetė bashkshortėt – ndėrsa tė gjithė tė tjerėt janė vetėm dėshmitarė (dėshmitar ėshtė edhe meshtari qė e bekon kurorėn!), prapėseprapė kurrnjė kurorė nuk ėshtė e vlefshme para Kishės nėse nuk ėshtė vėnė publikisht, nė formė tė cilėn e ka caktuar Kisha. Kurorėzimi kishtar bėhet nė kishė, para meshtarit ose diakonit dhe para dy dėshmitarėve, zakonisht gjatė Meshės.


Liturgjia e sakramentit tė Kurorės sė Martesės

Konēili i II i Vatikanit nė ritin e pėrtėrirė, kėrkon qė kremtimi i kėtij sakramenti tė bėhet nė Meshė. Kremtimi i kėtij sakramenti bėhet nė kėtė mėnyrė.

1) Pritja e tė rinjve
2) Mesha
3) Liturgjia e fjalės - Pretku dhe lutja e besimtarėve ėshtė e drejtuar tė rinjve qė do tė lidhin kurorė. Pas liturgjisė sė fjalės vjen Riti i martesės qė pėrbėhet prej:

a) Fjala e meshtarit
b) Tre pyetje qė i bėn meshtari – a e kanė zgjedhė njėri-tjetrin me liri?
c) Bsnikėri
d) Lindjen dhe edukimin e fėmijėve.

1) Pelqimi i martesės - Bekimi dhe dhėnia e unazave si shenjė e besnikėrisė.
2) Pėrfundimi - Bekimi i nuses dhe i dhėndėrrit. Lutja e Krishtit dhe bekimi pėrfundimtar: vet Riti i martesės bėhet pas predikimit.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė