Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-02-13, 17:57   #213
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 13 Vjetori i PDK-se :biggrin:

Jakup Krasniqi: Lamtumirė PDK


Prishtinė, 22.02.2013

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi nėpėrmjet njė deklarate pėr media ka sqaruar se nė asnjė formė nuk dėshiroj tė jetė pjesė e atyre strukturave qė kanė dalė nga zgjedhjet antistatutore.

Krasniqi ka thėnė se nuk e ka pranuar ‘dhuratėn’ nga shefi i partisė qė ai tė jetė pjesė e Kryesisė sė saj.

“Unė nuk pranoj “dhurata” tė tilla dhe nuk mė nderon radhitja e emrit tim nė njė forum tė pazgjedhur dhe tė emėruar arbitrarisht, ku shefi ndanė poste partiake (ashtu si ka ndarė edhe poste qeveritare), si dhurata e lėmosha nėn petkun e solemnitetit, pa asnjė kundėrshtim nga tė pranishmit. Pikėrisht kėtė unė e quaj fatkeqėsi politike pėr partinė e pėr anėtarėt e ndershėm tė saj”.

Nė vazhdim mund ta lexoni deklaratėn e plotė tė Jakup Krasniqit

Nisur nga pėshpėrimat e hamendėsimet mediale, herė me zė e herė pa zė, e ndiej tė nevojshme qė edhe njė herė ta njoftoj anėtarėsinė e PDK-sė dhe opinionin publik se qėndroj vendosmėrisht nė deklarimet e bėra nė letrėn e 25 janarit 2013 ku kam theksuar qartė se nuk dėshiroj tė jem as pjesėtar e as pjesėmarrės i Kongresit tė quajtur Konventa VI Zgjedhore e PDK-sė (sikundėr edhe u provua).

Pas zgjedhjes (pa vullnetin dhe praninė time nė Kėshillin Drejtues tė kėsaj partie) e ndiej tė nevojshme qė edhe njė herė ta pėrsėris se nė asnjė formė nuk dėshiroj tė jem pjesė e atyre strukturave qė kanė dalė nga zgjedhjet antistatutore. Zgjedhjet e zhvilluara kohė mė parė nė PDK, nė asnjė nivel nuk qenė tė rregullta, pėrfshirė kėtu edhe Kongresin Zgjedhor tė saj. Rrjedhimisht kėsaj, unė nuk e njoh as “produktin” e kėtij procesi “zgjedhor” finalizuar nga njė Konventė jolegjitime.

Duke qenė njeri me vokacion politikani pėr njė kohė tė gjatė, vazhdoj me kėmbėngulėsi konsulenca, interesime dhe shestime idesh me anėtarė tė niveleve tė ndryshme tė partisė. Kėtu pėrfshihen edhe tė interesuar tė tjerė qė presin ndryshime pozitive nė skenėn politike tė Kosovės, qė presin njė qeverisje tė mirėfilltė, ndryshe nga ēfarė e kishim deri tani. Gjithnjė pėr aq sa ka hapėsirė e mundėsi veprimi nė rrethana tė kėtilla, tė cilat nuk mund tė shpėrthehen pa njė kulturė demokratike tė reagimit qytetarė pėr ndryshime tė thella e pozitive nė shoqėrinė tonė.

Dua t’ju siguroj, me kėtė rast, se asnjė veprim nuk e bėj udhėhequr nga ndjenja e inatit apo interesit personal, por, para sė gjithash, nga parimi i interesit tė vendit dhe tė qytetarėve pėr zhvillim, integrim dhe sundim rendi e ligji.

Kosova sot, mė shumė se kurrė, ka nevojė imediate pėr njė drejtėsi shoqėrore dhe pėr njė menaxhim ndryshe tė pasurisė kombėtare (njerėzore e materiale). Jam i bindur se nė kėto fusha tė rėndėsishme tė jetės, gjatė kėtyre viteve, ka pasur shumė keqpėrdorime. Ėshtė koha e fundit qė kėto dukuri tė shėmtuara tė ndėrpriten, sikundėr jam thellėsisht i bindur se kjo nuk mund tė bėhet pa mbėshtetje e vullnet qytetar.

Jam i vetėdijshėm, ndėrkaq, se partia tė cilėn e kemi ndėrtuar sė bashku me shumė mund e angazhim, mbase edhe mė shumė se kaq, ėshtė uzurpuar padrejtėsisht dhe pėr interesa krejt personale e klanore dhe jashtė ēdo procedure demokratike. Edhe kryesia e emėruar e PDK-sė nuk ėshtė legjitime, rrjedhimisht as anėtarėt e saj tė emėruar nė njė takim formal ku u ftuan anėtarėt e njė Kėshilli Drejtues, po ashtu tė dalė nga njė votim i dyshimtė, numėruar e radhitur sipas preferencave pėr tre ditė, pas njė votimi tė mbajtur nėn siglėn e Konventės sė PDK-sė, (konventė qė nuk dihet se nė ē’rrethana u emėrua si e tillė nė Hotelin Emerald, mė 26 janar 2013) disa ditė para mbajtjes formale tė saj.

Unė nuk mund tė jem produkt spekulativ i njė veprimtarie tė tillė fund e krye tė paqartė dhe tė dyshimtė e, mbase, edhe diversive!

Pėrfundimisht, Kryesia e emėruar nga njė njeri dhe e miratuar me aklamacion (vullnet tė detyrueshėm) nga tė gjithė, duket si njė dhuratė e shefit pėr tė preferuarit e tij, ku edhe emri im ėshtė pėrfshirė padrejtėsisht dhe vetėm pėr spekulim publik, si njė pozė zemėrgjerėsie e mėshirimi.

Unė nuk pranoj “dhurata” tė tilla dhe nuk mė nderon radhitja e emrit tim nė njė forum tė pazgjedhur dhe tė emėruar arbitrarisht, ku shefi ndanė poste partiake (ashtu si ka ndarė edhe poste qeveritare), si dhurata e lėmosha nėn petkun e solemnitetit, pa asnjė kundėrshtim nga tė pranishmit. Pikėrisht kėtė unė e quaj fatkeqėsi politike pėr partinė e pėr anėtarėt e ndershėm tė saj.

Kategoria e kėtillė e “mėshirimit” dhe e “zemėrgjerėsisė” pėr mua ėshtė njė dėnim. Gjėra tė kėtilla, edhe nė rrethana mė tė vėshtira nė jetėn time, kurrė nuk kam pranuar dhe as i pranoj, sikundėr nuk e njoh as e pranoj dėnimin e tillė.

Sė kėndejmi kam shprehur haptazi qėndrimin tim dhe kam denoncuar vendosmėrisht devijimin qė po bėhej nė mėnyrė tė organizuar, nė emėr tė njė Kongresi Zgjedhor nė PDK, i cili vetėm me zgjedhje nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt dhe nė asnjė nivel tė organizimit zgjedhor.

Ata qė luajnė nė emėr tė votės dhe imponojnė vullnetin e Tė madhėrishmit pa alternativė, janė vetėm manipulues tė publikut dhe mbi tė gjitha keqtrajtues tė anėtarėsisė sė ndershme tė PDK-sė. Ky as ka qenė e as ėshtė vullneti i anėtarėsisė sė PDK-sė. Nė kėtė proces, gjoja zgjedhor, ėshtė shkelur e drejta mė elementare e njeriut nė demokraci pėr tė qenė i zgjedhur dhe pėr tė zgjedhur! Kėtu natyrshėm shtrohet pyetja: Njerėzit e emėruar nė kėtė mėnyrė, ēfarė perspektive ofrojnė pėr demokracinė, pėr institucionet demokratike tė shtetit qė drejtojnė, pėr qytetarėt qė dėshirojnė t’u shėrbejnė e t’i integrojnė nė institucionet euroatlantike!?
Tė nderuar qytetarė,

Nga e gjithė kjo mė rezulton se nė Partinė Demokratike nuk ka pasur zgjedhje, por emėrime tė parapėrgatitura pėr tė eliminuar njerėzit mė tė votuar nga qytetarėt e ngritur njerėz tė verifikuar vetėm si servilė. Rrjedhimisht del se PDK-ja ėshtė uzurpuar pėr tė imponuar pushtet mbi njerėzit, pse jo edhe mbi pasurinė e kombit. Nėse nuk qe e mundur t’i largojmė uzurpatorėt me njė proces tė rregullt zgjedhor, unė, tė paktėn nuk pranova tė jem pjesė e tyre.

Kur i kėrkuan Dantes tė kthehej nė vendlindje pas dėbimit, ai tha: “Nėse nuk ka rrugė tjetėr tė kthimit nė Firencė, pėrveē rrugės sė nėnshtrimit e pėruljes, asaj rruge nuk do tė kthehem kurrė”. Edhe nė rastin tonė, rruga e vetme pėr tė ecur pėrpara me dinjitet, ėshtė tė ecurit vertikalisht pėr njė qėllim tė lartė politik, njerėzor e demokratik.

Vendimet e vėshtira qė nuk varen nga individi duan kohė dhe maturi pėr tu marrė. Duke i qėndruar besnik parimit tė transparencės zotohem se nė kohėn e duhur do ta bėj publik veprimin tim tė mė tejshėm politik, gjithėnjė nė interes tė qytetarit tė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė