Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-05, 09:45   #39
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Honesty^uk.
Psikologu yne i Nderuar.
Pasi ke dhene provat se me te vertet jeni Psikologu i fd, desha te dija se si e kuptoni apo e vleresoni JU qendrimin HESHTJA

Me heshtje pershendetese
Honesty

Pershendetje i nderuari Honesty!

Ju falenderoj pėr pyetjen e juaj.

Heshtja tek njerezit ėshtė njė e metė e cila me kohen duhet patjeter tė lirohet dhe tė behet fjalė , thenje ose mendim i lirė.
Qė nga femijeri , mesohen femijet nga prinderit e tyre qė duhet tė heshtin , tė heshtin e tė heshtin dhe se duhet qė tė ken pak "marre " qė tė mos flasin e tė thonė atė cka dhe si mendojnė.
Njė imponim i tillė , dergon deri nė kollapsin e mendjes njerzore , kur ky femij rritet me kohen dhe mbetet i imponuar me njė gjest tė tillė , dhe se edhe nė rastet kur i behet dhuna, maltretimi psiqik ose fizik,e padrejta personale , ai do tė hesht , cka ėshtė njė nder momentet mė tė veshtira ne jeten e njeriut, dhe dihet kjart e mirė se per shkak tė heshtjes njerezit edhe sėmuren nga semundjet e ndryshem si ato kronike por edhe psiqike,se "heshtja ėshtė nderė dhe dituri" duhet hudhur poshtė ketė mendim dhe imponim, sepse heshtja ėshtė simbas vendit dhe momentit.
Nganjehere njerezit fillojnė tė flasin dhe tė jenė mė tė hapur pėr problemet e tyre personale familjare ose ato individuale ( semundjet , porblemet seksuale , ato hormonale etj etj) dhe mė vonė , keto rrefime tė saj /atij dalin nė shesh dhe marrin boten , cka nė ketė rast ėshtė njė shkaterrimi total i shpirtit tė njeriut , (simbas mendimit te saj/atij ) duke harruar se asgjė nuk ka nevojė tė mbrohet me heshtje ,sepse vepra e dobet , sėmundja e cilit do llojė tė jetė nuk sherohet , ndalohet ose frenohet me heshtje.
Shpesh tek gjinija femrore janė rrefimet e tyre tė pėrcjellura me nje llojė sekreti tė rritur me heshtje , e vertet qė cdo njeri ka sekretet e veta personale dhe duhet respektuar , por cilat janė ato sekret dhe a vlenė qė ato tė mbahen si tė tilla,pra tė ruhen me heshtje.
Shkurorzimi , ose mos jetesa ne keto raste , mudohet tė ruhet si njė fshehtesi personale, ose meltretimet fizike dhe psiqike nė keto raste tė ndryshme.
Perse tė heshtet , perse vepres sė keqe ti ruajm moralin , e keqja nuk ka moral,ajo ėshtė e keqe dhe e tillė do tė mbetet.
Burri xheloz, gruaja xheloze, femiu xheloz, duhet tė mjekohet me anen e e trajtimit profesional , e jo tė ruhet cdo gjė ne heshtje ,sepse ketu kufijt janė tė kaluar cdo here , pra ,ketu jeni duke e shkaterruar edhe me shumė personin e kapluar nga ky llojė i kesaj sėmundje ose shpirterore ose psiqike , e duhet kuptuar se njė person i tillė ka nevojė pėr ndihme ,atehere i ndihmoni duke e thyer heshtjen , edhe per te miren e juaj por edhe per te atij/asaj.
Sikur heshtja tė ishte e mirė , shumė njerez do tė vuanin nga vrasjet , shkeljet e te drejtave njerzore , kolonizimeve dhe dhunes nė pergjithesi , pėrfshi ketu edhe dhunen nė familje.
Tė heshtesh pėr dicka qė nuk ia vlen tė heshtesh ėshtė tė mundosh veten dhe tė krijosh njė " monster " nė veten tende e cila rritet shumė e mė shumė nga dita nė ditė , dhe ne brendesi tė kesaj krijohet edhe njė ligjė personal i njeriut tė cilin e ka vėshtirė ta hjek nga vetja e vetė.
Ka raste qe dhuna ka qenė e pranishme , sidomos tek femijet dhe gjinija femrore dhe kjo ėshtė kapercyer me heshtje , por ku ka derguar kjo heshtje.
Po, vetem nė shkaterrimin e psiqikes njerzore dhe vetem ne humbjen e vetė besimit dhe tė shkeljes sė integritetit njerzore .
Duke e perdorur metoden e heshtur , nganjehere njerezit edhe e kan mė lehtė tė jenė dominant mbi dikend tjeter sepse e dijnė se cdo veprim ,sjellje , ofendim ,nenvlersim , do tė mbetet nė qarkun dhe kuadrin e heshtjes dhe se personi i dytė duke heshtur merrė bindjes se ruan integritetin e personit tjeter shebull burrit , dhe se ky burrė mesohet qė veprimet e tija tė mbeten vetem nė heshtje.
Tė heshtesh pėr dicka qė ėshtė e pa drejtė ne mesin shoqeror , familjar ėshtė sikur tė jesh edhe vetė bashkndihmes i tė keqes dhe tė mundesosh vepren e keqe tė rritet shumė mė shumė, tė mundesosh dhe tė parkrahesh aktin jonjerzorė.
Nė boten perendimore derdhen me mijera e mijera tė holla vetem nė emerė tė fjales sė lirė , vetem nė emerė tė asaj qė tė thyhet ky "monster" i heshtjes qė njeriu tė jetė pjesė e lirisė dhe tė jetė i pamvarur nga mendimi, nenvlersimi dhe gjykimi personal.
Kercenimet e shumta dergoj edhe deri tek heshtja , pra prapė po kthehem deri tek gjinija femore , sepse thyerja e heshtjes ka rezoltuar edhe deri tek vrasjet si nė mesin familjar por edhe nė atė shoqerore ose aktet e tilla janė tė imponuara me heret " se heshtja duhet tė jetė pjesė e mundesis pėr njė lumturi dhe harmoni bashkshortore".
Jo, kjo ėshtė vetem pajtim me dhunimin , sundimin dhe roberimin.
Aty ku nuk ka mendime tė lira, nuk ka jetė tė lumtur,as liri e as gėzim e harmoni.
Nuk duhet harruar pėr tė cekur se edhe pėrsonat e kufizuar " tė marrshmem " janė tė heshtur , por pėr ketė ata duhet tė kerkojn trajtim i cili ėshtė shumė i lehtė dhe mundeson daljen nga erresira dhe bota e izoluar personale,sepse keta persona tė tillė e kan tė veshtirė ta thonė mendimin e vetė ashtu si mendojnė , edhe pse keta mund tė ken talent tė veqant tė shquar , por ne mendjen e tyre lindin cdo here pyetjet ; Cka do tė mendojn nese une flas, do tė qeshen , do tė me nenqmojnė etj etj , e nese nė keto raste ka ndokush veshtirėsi ėshtė me rendesi qė cdo bisedė ta fillojnė me njė llojė humori , sepse pasi tė inkuadrohen nė bisedė atehere tejkalohet veshtiresia e mendimeve.
Personat e tillė nė momentet e fjales para publikut , shprehjes sė ndjenjajve ndaj njė femre ose mashkulli , pėrcilen me dridhje tė zėrit, rrahje tė shpejta tė zemres dhe djersitje ,sepse ata mendojnė me koken e huaj dhe krijojn bindjen se tė tjeret mendojnė njejtė sikur keta ose keto qė mendojnė.
Nė mjekesi preferohen tabletat PROPANOL pėr lehtesimin e kesaj dukurie personale , dhe pas ketyre tabletave , pėrsoni nuk ndjen tė rrahura te shpejta tė zemres , sepse rrahjet e zemres dergojnė edhe ne shqetesimin me tė madhe tė njeriut, dhe se pas marrjes sė ketyre tabletave , keta, kan mundesi tė kendoj para publikut ,tė flasin lirė , tė mos vrejen kufizime dhe frigė , pra janė shumė tė qetė , dhe reagojnė si nė menyren normale,pra keto tableta nuk kan ndikim negativ qė personi te tejkalon kufinjet e tė bej gjeste tė pahijshme , jo aspak , por vetem e bejnė tė mundur qė rrahjet e zemres tė mos e shqetesojnė trupin e as psiqiken, sepse friga nga rrahjet e zmeres e shqeteson edhe mendjen e njeriut, por mė e mira do tė ishte qė pėr ketė njeriu tė drejtohet tek Psikologet dhe tė lirohet nga kjo botė e izoluar.

Cka do tė ndodhte me kombin tonė nese ne do ti heshtnim dhunes , shtypjes dhe terrorit?!
Pra i nderuar;
Heshtja nuk ėshtė zgjedhje e njė jete tė lirė , ajo ėshtė vetem roberi, dhunė dhe shkaterrim psiqik , e asgjė mė shumė.
Thyene heshtjen qė tė jeni tė lirė ne veper ,mendim dhe jeten nė pergjithesi,sepse pas heshtjes vjen lumturia e jetes njerzore dhe asaj tė drejtė dhe tė cmuar personale.


Me nderime per ju:

Psikologu
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė