Tema: Mistika
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-12, 11:53   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mistika

Kulti nė rite magjike

Gurėt e kultit, tė veēuar nė natyrė, tė ngulur nė tokė a si zgjatim vertikal i njė shkėmbi, quhen : Guri i Shejtė, Guri i Mirė, po dhe Guri i Gjallė ose dhe me emra tė tjerė.

Nė Sellcė tė Sharrit (Malėsi e Tetovės, nė Maqedoni) kemi vėrejtur Gurin e Gjallė.

Ai ndodhej jo larg nga varret e fshatit. Aty shkonin gratė pėr tė gjetur shėrim. Ēonin aty fėmijėn "e ndėrruem" dhe thonin: "Merrni ket si keni laan e bini at si keni marrėl". Po u shėrua fėmija, ka qenė "i ndėrruar"; po nuk u shėrua, besohet se ka pasur sėmundje tjetėr dhe i duhet gjetur derman tjetėr.

Mendohet se Ato tė Malit, Fatmirata Zanat, natėn i marrin fėmijtė e vegjėl dhe luajnė me to. Po, kur i kthejnė te djepi a te shtresat e tyre natėn, ndodh disa herė qė t'i ndėrrojnė. Pra, nuk u ēojnė nėnave fėmijėt e tyre, po tjetėr pėr tjetėr. Kėta fėmijė bėhen tė sėmurė e qajnė shumė.

Gratė pėr kėtė bėjnė rite e lutje tė caktuara qė t'u kthehen fėmijėt. Rite tė tilla e dhurata kushtimi bėhen dhe pranė Gurėve tė Shejtė ose te Guri i Gjallė.

Kur njė gruaje nuk i jetojnė fėmijėt, tri cuca tė mėdha shkojnė te Guri i Gjallė nė Sellcė, hipin mbi atė gur e aty qepin kėmishėn e fėmijės qė do tė lindė, nga tri copa pėlhure; atė ia veshin kur lind fėmija, me besimin se kėshtu ka pėrtė jetuar.

Edhe ndorta (gjalm me tė cilin lidhin fėmijėn) bėhet te ky Gur, po nga kėto tri vajza. Besohet se forca e Gurit tė Gjallė do tė ndikojė nė shėndetin e fėmijės, qė ai tė jetojė. Pra, nga shpirti i Gurit kalon diēka e fuqishme nė shpirtin e fėmijės. Ndoshta Guri i Gjallė ndryn nė vetvete forcėn e shpirtit tė tė vdekurve e cila kalon te tė gjallėt; shpirti i tė vdekurit i jep forcė e energji fėmijės pėr tė jetuar, pėr tė mos e marrė vdekja.

Nė fshatin Orashė tė Sharrit (Tetovė) ėshtė Guri i Gjallė ku bėnin rite tė ndryshme. Kur shtatzėnės i kanė vdekur fėmijėt e lindur mė parė, vjehrra e saj kėrkon pėlhurė dy copa nga dy vajza tė fejuara, dhe njė copė nga njė vajzė e pafejuar. Trupi i kėmishės, para dhe prapa, qepet nga pėlhura e dy vajzave tė fejuara dhe mėngėt nga copa e pėlhurės: sė vajzės sė pafejuar. Kėmishėn e qepin vajzat mbi Gurin e Gjallė. E qep njė vajzė e fejuar. Ato pyesin: "Ē'po ban aty?" Qepėsja pėrgjigjet: "E qepi kėt kmejshė, ēaj cull si t'i leje Aishes sa u kalbtė ki Quri, ēaēė rroft coulli i Aishes!" (E. Osmani, Rite..."Kult.pop.", 1999,f.210).

Nė jo pak raste bėhen rite tė ndryshme pranė kėtyre gurėve tė shenjtė Ditėn e Verės a Ditėn e Shėn Gjergjit, pėrkatėsisht tri tė enjte para Shėn Gjergjit, po dhe nė raste tė veēanta, nė ndonjė ditė feste tjetėrtė vitit, mė sė shumti nė pranverė ose nė verė, ashtu si ndodh me ritet nė shpella a pranė gurrave.

Nė afėrsi tė fshatit Kapaēindoll (Malėsi e Dervenit tė Tetovės) nė vendin e quajtur Majė-Zebel ndodhet Guri i Kapaēindollit, qė ndryshe quhet dhe Zanza e Malit.

Aty bėhen rite tė ndryshme nė kohė tė Ditės sė Shėn Gjergjit a nė ditėt e afėrme tė tij.

Po japim njė prej kėtyre riteve: Shtatzėna, sė cilės nuk i jetojnė fėmijėt, kryen kėtu veprime magjike tri tė enjte para Shėn Gjergjit. Duke qepur kėmishėn e foshnjės mbi kėtė Gur, pėrsėrit fjalėt: "T'rrojė ki coulli si ki Guril". Ajo, pasi e qep, e len tė qėndrojė aty 24 orė; kėmishėn e bėrė pėr fėmijėn qė do tė lindė, pastaj e lag me ujin qė gjendet aty afėr. Sė fundi, e merr dhe e ēon nė shtėpi. Kur lind fėmija, ia veshin kėtė kėmishė me besimin se kėshtu fėmija do tė bėhet i fortė e ka pėr tė jetuar
(E.Osmani, Shtatzania...t 6).

Shėnojmė se, jo larg nga ky gur gjenden rrėnojat e njė kishe. Ka mundėsi qė Guri i Kultit aty, me ato atribute, do tė jetė shumė mė i lashtė nga koha kur ka qenė bėrė kisha. Dhe kisha do tė jetė bėrė pikėrisht pranė kėtij Guri tė Shenjtė tė kohės sė paganizmit, siē ka ndodhur, si na e thonė dijetarė tė ndryshėm, dhe nė vise tė ndryshme tė Europės nė shekujt e Mesjetės.

Nė Kalisht tė Gostivarit (Maqedoni) ka disa gurė e shpella tė shenjta. Aty ndodhet dhe Guri i Shėn Gjergjit. Nė afėrtinė tė Ditės sė Verės vajzat hipin mbi kėtė gur e thurin kurora me degė thane. Pastaj ato i sjellin nė shtėpi. Kur vajzat ulen mbi kėtė shkėmb, thonė fjalėt: 'Tbohena t'forta si Guri! T'na shkojė vera mbarė! T'na hecė shėndeti! T'rrojmė sa Guri i Shėn Gjergjit!", fjalė qė pėrsėriten nga secila nga tri herė, duke ndėrruar tri herė vendin dhe duke u ulur e ngritur.

Afėr Gurit tė Shėn Gjergjit Ndodhet Guri i Vajzės.Thuhet se aty nė njė kohė tė vjetėr po kalonin motėr e vėlla. Vėllai aty paska dashur tė kapė motrėn. Motra ka thėnė: "O AIIah, banėm ma mirė gurl". Kėshtu motėr e vėlla janė gurėzuar. Sot shkėmbi ka formėn e dy njerėzve, ndarė nga njėri tjetri me njė tė ēarė.

Nė disa raste besohet se gurėt e veēuar e me atribute kulti kanė mbirė nga toka apo kanė ardhur aty nuk dihet se prej nga. Pra, sipas kėtyre besimeve, nė njė kohė nuk kanė qenė aty e mė vonė janė dukur. Ata kanė nė vetvete diēka tė veēantė. Nuk janė si gurėt e tjerė tė zakonshėm qė gjenden nė atė vend, nė ato afėrsi. Ndoshta janė tė ardhur me akullnajat dhjetra, qindra, mijėra vite mė parė, ose janė pasojė e fenomeneve gjeologjike tė stėrlashta, po mund tė jenė dhe mbeturina meteoritesh.

Nė jo pak raste, gurė me elementė kulti, te tė cilėt zhvillohen ose nuk zhvillohen rite, janė objekte legjendash mitike tė ndryshme. Ata kanė dhe emra nga qėnie tė ndryshme mitike tė panteonit shqiptar, si: Gurėt e Dragojve nė Malėsi tė Deēanit (Kosovė), Gurėt e Dragojve te Ura e Vezirit pranė Kukėsit, Vrima e Dragojve nė Shpirag (Berat), Guri i Dragonit nė Mal tė Zi tė Preshevė- Kumanovės, Rrasa e Zanės nė Kelmend, Shkambi i Zanave nė breg tė Drinit (Tropojė), Guri i Bollės (fshati Vorė jo larg qytetit Vorė, Tiranė. Shih: "Kult.pop.", nr.1, 1991, f.219),

Vrima e Kuēedrės nė Sirakė (Berat). Lugu i Zėrės (Vuno), Shpella eZėrės (Paramithi, Ēamėri). Emra tė tillė ka dhe plot tė tjerė.

Ndoshta kėta emra dhe legjendat mitike pėrkatėse i takojnė njė kohe tė lashtė, nė tė njėjtat vende. Mbase kėto vende kulti mund tė kenė lindur dhe nė Mesjetė, por gjithsesi sipas modelesh e kodesh tė besimeve tepėr tė lashta.

Edhe guralecė tė ēfarėdoshėm pėrdoren nė rite tė ndryshme e atyre u jepen forca tė mbinatyrshme. Nė malėsitė shqiptare, gruaja qė nuk kishte qumėsht gjiri pėr t'i dhėnė fėmijės, mbante nė gji njė gur duke besuar se kėshtu do t'i vinte qumėshti. Ky quhej Guri i Gjirit , Guri i Qumshtit (Guri i Tamlit).

Nė fshatra tė komunės sė Tetovės ėshtė vėrejtur ky rit: Gruaja qė nuk mbetet shpejt me barrė, mban tė varur nė gjoks njė hajmeli e aty janė futur nėntė gurė tė marrur nga nėntė ura, nėn tė cilat kalon ujė i rrjedhshėm. Pasi kalon viti, gruaja do t'i hedhė gurėt nė lumin e rrjedhshėm duke besuar se kėshtu do tė ketė fėmijė (E.Osmani, Rite...,"Kult.pop.", 1999, f.209).

Kur gruas nuk i jetojnė fėmijėt, tri tė enjte para Shėn Gjergjit shtatėzėna shkon pranė tyrbes sė Ali Babės (Tetovė) nė fshatin Ēiflik. Aty merr njė gur dhe e mban tė lidhur nė bel deri kur tė lindė. Pastaj atė gur e var nė tojėn e foshnjės (nė djep). Pas tre muajsh ajo e kthen gurin nė vendin ku e mori dhe thotė tri herė fjalėt: "Me niet t'Allahit tė mė rrojnė coullėtl". Po kėtė veprim e bėn dhe kur mė parė i kanė lindur vetėm vajza e, me kėtė rast, kur e kthen gurin nė vendin e vet thotė: "Me niet t'Allahittė mė kthehen djemt!".

Nė anė tė Krajės, kur nusja arrin nė oborr tė shtėpisė, marrin nė tokė nga ana e djathtė e kėmbės sė kalit tre gurė dhe, tė mbėshtjellur nė njė shami, nusja i fut nė gjoks, ku i mban pėr njė kohė tė gjatė.

Kuptohet se dhe kėta janė pėr mbarėsi nė jetėn e ēiftit e pėr frytnim tė nuses nė tė ardhmen. Forca magjike e gurėve do tė ndikojė nė plotėsimin e dėshirave tė nuses e tė tė afėrmėve tė dhėndrit.

Po kėshtu, nė shumė raste, nė vise tė ndryshme shqiptare nėna, sė cilės nuk i rrojnė fėmijėt, merr njė gur aq tė rėndė, sa t'i barazohet peshės sė fėmijės e, si ta ketė vėnė nė peshė e tė vijė nė baraspeshė me fėmijėn, beson se me kėtė veprim fėmija do t'i jetojė. (Sh.Gjeēovi"Bet'e Shqiptarėvet","Bota Shqiptare", 1943; f.63).

Vėrehet se, herė-herė, nė ēfarėdolloj rreziku e dyshimi nė fatkeqėsi, banorėt e malėsive kėrkojnė ndihmėn ēudibėrėse tė gurit. Nė Baze e Pėshkash tė Kthellės (Mirditė), kurbanorėt e atyshėm duan tė kalojnė lumin e Matit dhe shohin se ky ka ujė shumė, si vėren Gjeēovi mė 1903, marrin njė papėrdhok dhe e vėnė nė cep tė krahut dhe kėshtu e kalojnė ujin nė kėmbė, duke besuar se ai do t'ua lehtėsojė mundimin dhe t'i ruajė nga rreziku i mbytjes. (Sh.Gjeēov, e dhėnė e regjistruar mė 1903. Shih"Kanun i LD 1989 ; f.495).

Njė forcė magjike tė posaēme nė besimet e tij populli u ka dhėnė gurėve me vrimė.

Pėr tė pushuar dhimbja e kokės, shihnin diellin pėrmes vrimės sė gurit. Hidhnin farėn e arės pėrmes vrimės sė gurit qė ajo tė jepte nė tė ardhmen prodhimin e dėshiruar. Pėrshkohej bagėtia pėrmes vrimės sė ndonjė shkėmbi (ku hyhet nė njė anė e dilet nė anėn tjetėr) nė pranverė qė ajo tė ketė shėndet, tė mos dėmtohet e qė tė japė prodhim tė mbarė atė vit. Gurėt me vrimė, nė disa raste i varin nė portė tė banesės ose dhe te bletėt, pėr mbarėsi, pjellori.

Kjo e dėshmuar nė disa vende po mė shumė nė Kolonjė, si na e dėshmon Dh. Qiriazi. "Kur e ndigjojnė fėmijėt sė pari kangėn e qyqes, marrin nji gur, e venė mbi krye e thonė: Qyqe, koka ime gurekokajote qull! Bajnė kėshtu qi tė jenė tė fortė si guri dhe tė mos ndiejnė dhimbė kreje e trupi. Barijtė marrin atė ditė tre gurė pa folun e ia venė tundsit, pse besojnė qi qet ma shum gjalp qumshti i rrahun, kur tė ket ksi gurėsh",
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė