Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-14, 12:08   #46
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder luarasi NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE.

Skėnder Luarasi
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE

Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!

(S.Luarasi, Kujtime, 1976)

Skėnder Luarasi
Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.

Vjet u botuan dy volume, ''Zgjimi'' dhe ''Pishtarė'' nga Sterjo Spase, dy tė parėt nga cikli i romaneve ''Rilindasit''. Barra qė mori pėrsipėr autori qe e rėndė; interesimi i publikut shqiptar se qysh ia ka paraqitur autori botės Rilindjen e kombit tonė ėshtė i madh.
Nga mėnyra qysh e ka trajtuar temėn autori, kuptohet se Spasja dashur padashur nuk ka shumė simpati pėr Rilindjen shqiptare. Rilindja ėshtė aq fort e shtrenjtė pėr ne, sa qė nuk mund tė mos prekemi kur nė letėrsinė tonė bėhen shtrembėrime tė rėnda rreth luftrave tė popullit tonė pėr liri nė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė romanet e Spases ka tė tilla shtrembėrime qė nuk pajtohen me fjalėn e drejtė qė kanė dhėnė shkencat albanologjike pėr kėtė epokė tė lavdishme tė historisė sonė.
Kėtu nuk dua tė flas pėr dobėsitė artistike tė kėtyre romaneve, pėr atė material tėrkuzė tė gjatė e tė vjelur e tė pėrvjelur andej-kėndej pa kritet, e tė zhdėrjendur nė njėmijė e njėqind faqe, nėpėrmjet tė cilave autori kėrkon tė na paraqesė Rilindjen; megjithėse nuk duhet t'i falet mungesa e pėrgjegjėsisė dhe shkelja e misionit shoqėror-patriotik shkrimtarit qė rend pas faqeve.
Porse dua tė flas pėr ato shtrembėrime qė errėsojnė madhėshtinė e pėrpjekjeve tė popullit tonė pėr liri nė epokėn e Rilindjes e qė fshehin tė vėrtetėn historike pėr atė.
Pasi lexova me vėmendje romanet nė fjalė, unė personalisht arrita nė kėto pėrfundime:
1. Ndonėse S.Spasja na premtoi tė na rrėfejė pėr Rilindjen e rilindasit tanė, ai nė romanet e tij u cakton lėvizjeve maqedone njė shesh aq tė gjerė sa qė Rilindja jonė pėrdoret si preteks pėr tė folur pėr hallet e dy-tri fshatrave maqedone nė skaj tė Korēės, fati i tė cilave sado i hidhur pastė qenė, nuk mund tė zerė atė vend qė u cakton autori nė romanet pėr rilindasit tanė.
Sterjo Spases i ėshtė bėrė psikozė tė ballancojė hallet e fshatit tė tij me hallet e Shqipėrisė. ''Halli hallit nuk i ngjan'', thotė populli ynė. Dhe hallet e Shqipėrisė qenė shumė mė tė mėdha se hallet e Bullgarisė, Greqisė e Sėrbisė bashkė; sepse kėto tė tria e gėzonin ndihmėn e gjashtė pushteteve tė Europės, sidomos tė Rusisė, kurse populli shqiptar i kishte armiq pėr vdekje tė shtatė Fuqitė e Mėdha, sidomos Carin, tok me Sulltanin e Kralėt e Ballkanit.
Problemi maqedon dhe problemi shqiptar nuk kanė patur aspak atė lidhje qė pėrpiqet tė na imponojė Spasja nė romanet e tij. Unė vetė kam patur rast tė shprehem kundėr arbitrariteteve tė Maliq bej Frashėrit qysh nė kohėn e Zogut (gusht 1929, kur shpėrngulėn banorėt e Prespės) por nuk mund tė pranoj se fatkeqėsitė e popullsive jo shqiptare tė Ballkanit vinin vetėm e vetėm nga arbitraritetet e bejlerėve shqiptarė (madje nga ata bejlerė qė luftoheshin edhe nga autoritetet turq) sikundėr na paraqiten punėt nė romane. Nė tė vėrtetė kėta bejlerė qenė vegėl e pushtetit turk. Por kjo shpikje i duhet Spases me qėllim qė tė provojė se, ndėrsa popullsia shqiptare s'ka qenė e zonja pėr protesta sociale, kėtė mision e luanin asaj kohe maqedonėt.
Nuk ka faqe nė romanet e Spases ku tė mungojnė shpikjet, shpifjet, anakronizmi, insinuata, denigrimi, lėvdatat dhe sharjet vend e pa vend, zmadhimi i cikėrrimave qė shpien ujė nė mulli tė armikut tė Shqipėrisė, dhe zvogėlimi i ndodhive kryesore ose heshtja e tyre, qė do tė shtonin nderin e popullit shqiptar.
Njė shtrembėrim i shėmtuar ėshtė fryrja e rolit dhe e influencės sė lėvizjes maqedone mbi lėvizjen ēlirimtare tė popullit tonė. Komitėt maqedonė dalin nė romanet e pėrmendur nė rolin e njė qendre qė i frymėzon, i mėson, i komandon patriotėt tanė ''tė paditur''. Sipas autorit, Themistokli Germenjit i duhet tė takohet me njė vojvodė maqedon qė tė marė vesh se ē'janė detyrat e patriotit. Jo! Patriotėt tanė tė Rilindjes me idealet e tyre tė larta ishin aq tė mėdhenj, sa u dolėn pėr zot fateve tė Atdheut shumė kohė mė parė se sa vojvodėt e U.M.R.O.-jės t'u shisnin mend a t'i pėrdornin pėr shėrbėtorė. Do tė kishte qenė turp pėr rilindasit tanė tė uleshin nė bangon e nxėnėsve qė mėsohen tė ēmojnė lirinė nga ''vėllezėrit sllavė''. Sa pėr Goēe Dellēavėt e Damjan Grujevėt dhe gjithė UMRO-jėt, mė mirė do tė ishte t'ua linim vetė maqedonėve t'i sqarojnė se sa ''tė kulluar'' kanė qenė ata nė ''socializmin'' dhe ''internacionalizmin'' e tyre. S.Spasja tė mos na marrė pėr ''tė paditur'' sa tė mos kuptojmė veprimet anarkiste tė mjaft pėrfaqėsuesve tė kėtyre komitaxhive dhe aferat e tyre me bejlerėt dhe andartėt, terrorin e tyre dhe grabitje grash…
Me qė pėrmendi Negovani dhe pėrshkroi vrasjen e Papa Kristo Harallambit (Negovanit) prej andartėve grek, mė 12 shkurt 1905, Spasja pėrsėri harroi tė na thotė se qenė komitaxhinjtė maqedonė (apo mos qenė bullgarė?) nė luftė me andartėt, mė 1903, qė dogjėn njė mėhallė tė Negovanit dhe varrosėn rreth 40-50 veta e 4-5 familje nė gėrmadhat e shtėpive tė tyre sepse nuk deshėn tė ndėrronin kombėsinė e tyre shqiptare?! Apo mos e bėnė pėr internacionalizmin e tyre?
S.Spasja thotė se vojvodėt maqedonė i kėrkuan Themistokliut t'u shpinte armė, dhe do t'ia paguanin sa tė donte, se para kishin me bollėk ata. Neve na lindin pyetjet: Ku t'i gjenin armėt patriotėt tanė dhe ku i gjenin paratė me bollėk ata ''revolucionarėt e kulluar'' maqedonė?
Sterjo Spasja fyen rėndė zemrėn e Nėnės Shqipėri kur, nė ciklin e tij, birin e shquar tė Korēės, Themistokliun, e bėn gėnjeshtar, ryshfetēi, frikacak, qole dhe ordinancė tė vojvodave bullgarė, dhe kėrkon tė na bindė se, pas kryengritjes sė Ilindenit, mė 1903, populli shqiptar do tė dali nė selamet. Faji i autorit bėhet edhe mė i rėndė kur kemi parasysh qė ai jo vetėm nė romanet pėr rilindasit por edhe nė shkrimet e mėparshme shkėndinė e ēdo lėvizje ēlirimtare nė Shqipėri e gjen te Maqedonia dhe Bullgaria ''socialiste'', tė cilat i mėsojnė shqiptarėt njė herė ''tė ēlirohen me forcat e veta'' dhe herėn tjetėr ''tė mos harrojnė se nuk qenė vetėm''. Librat e S.Spases dėshmojnė se ai nuk e ka kapėrcyer horizontin e fshatit tė tij maqedon tė cilin socializmi nė Shqipėrinė tonė e ēliroi, e shėroi dhe i dha bukė e dritė; dhe se ai nuk e ka fituar vetėdijen e atyre shkrimtarėve shqiptarė tė cilėt nė qendėr tė preokupimeve tė tyre venė fatin e Shqipėrisė. As nė ''Zgjimi'' as nė ''Pishtarė'' nuk na del shumė ''hero pozitiv'' ky Mistoja qė trembet t'u dėftejė bashkatdhetarėve se si quhet, dhe qė fshihet nėpėr hatėj e plevica kur dėgjon qė turqit arrestojnė patriotėt korēaėrė. Vėrtet, nė 500 veta mund tė ndodhė ndonjė frikacak; qė prej kohės sė Pavarėsisė e gjer nė 7 prill 1939, gati gjithė mbretėrit e perandorėt e kanė tradhėtuar ēėshtjen e popujve. Mirėpo qė nė 5000 djem, nipėr tė Gjolekės e tė Rrapo Hekalit, tė zvetėnohen qė tė gjithė e tė ulėrijnė se u rėndojnė armėt dhe, si kope nėn kėrbaēin e xhandarit turk, mė mirė shkojnė tė ngordhin nė Arabistan sesa tė vdesin me armė nė dorė pėr Labėrinė e dashur - Jo kėtė nuk e besojmė, sikur tė na e thonė edhe 100 Vlladan Gjorgjeviēė!
Vojvodat maqedonė, po, janė tė gjithė ''heronj pozitivė''. Asaj kohe, Maqedonia, vilajet i Manastirit, me turq, shqiptarė, bullgarė, grekė, vllehė, ēifutė, ciganė - burra, gra, pleq, fėmijė - do tė kishte rreth 200.000 banorė. Mirėpo qė tė shtypte kryengritjen e Ilindenit, sipas romanit ''Pishtarė'', sulltanit iu desh tė dėrgonte 200.000 asqerė.
Autori e fillon ciklin e romaneveRilindasit rreth vitit 1880, kur populli shqiptar nga Tivari deri nė Prevezė, qė nga Shkupi deri nė Janinė, ėshtė kacafytur nė luftė pėr jetė a vdekje me hordhitė e Sulltanit, qė duan ta mbajnė Shqipėrinė akoma nėn zgjedhė tė Turqisė; kacafytur me diplomatėt e Kongresit tė Berlinit e me knjazėt, qė ja mohojnė popullit tonėtė drejtėn tė jetojė i lirė nė Ballkan; kacafytur me Carin rus, qė don t’ia zgjerojė Bullgarisė kufijtė nga Deti i Zi deri nė Adriatik. Pėr kėtė luftė titanike tė prindėrve tanė sesa taborė iu deshėn Dervish Pashajt tė dėbonte shqiptarėt nga Shkupi dhe nga Ulqini dhe tė shtypte Lidhjen e Prizrenit, nuk na tregon gjė tė madhe S.Spasja. Mua mė tingėllon si provokim ndaj Themistokliut e patriotėve tanė fakti qė nė ''Pishtarė'', pas kėshillave qė merr nga komitėt maqedonė, Themistokliu, nxjerr kėtė pėrfundim: ''Ja, nė njė Shqipėri tė lirė duhej tė kishin liri jo vetėm shqiptarėt, por edhe ato pakica tė ēdo kombėsie qofshin, mjafton qė tė mos ishin shovinistė, si ata shovinistėt e tėrbuar grekomanė e turkomanė'' ( f.13)
Kjo do tė thotė se autori i paraqet patriotėt shqiptarė si njerėz tė infektuar nga shovinizmi dhe qė ata ėndėrronin tė krijohej njė Shqipėri me pakica kombėtare. Themistokliu dhe patriotėt e tjerė tė Rilindjes nuk qenė shovinistė; ata kanė luftuar pėr tė ēliruar atdhenė e tyre dhe jo pėr tė patur pakica kombėtare; pėrkundrazi kanė qenė shtete fqinj qė shpresonin ta coptonin Shqipėrinė midis tyre sa tė prishej perandoria osmane. (Vijon)

7 Mars 1976 Skėnder Luarasi
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante