Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-14, 20:18   #50
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Titulli: Skėnder luarasi Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa III).

Vijim tematik nga Skėnder Luarasi
Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa III).


Petro Luarasi

Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa III).

Shkrimtari Sterjo Spasse: lavdi e kombit tė vet.


Vlerėsimi shqiptar ndaj Sterjo Spasses
Shkrimtari i shquar Sterjo Spasse (1914-1989) u lind nė Gollomboē tė Komunės sė Liqenasit nė gjirin e njė familje fshatare me kombėsi maqedonase. Ndėr shqiptarė ai ēmohet pėr krijimtarinė nė letėrsinė shqipe gjatė njė periudhe mbi 50-vjeēare, por edhe si studjues, publicist e mėsues. Pėr kontributin e shquar ndaj popullit shqiptar ėshtė nderuar me mė tė lartat ēmime letrare (‘’ēmimi i Republikės’’) dhe shtetėrore (Urdhri i Flamurit, kl.I), me poste (Kryetar i Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė, etj.) Ndihej e konsiderohej ndėr mė tė privilegjuarit shkrimtarė shqiptarė, me botime tė veprave nė seri, nė shumė gjuhė tė huaja dhe si pjesėmarres nė shumė aktivitete ndėrkombėtare.
Nė rrethin familjar Sterjo Spasse adhurohet si bashkėshort e prind shembullor, edukator i mrekullueshėm, ndėr miq e shokė dhe kolegė si mikpritės babaxhan gojėmbėl e bujar, pėr bashkėfshatarėt qe vakėf shprese e ndihme. Tek ai bashkėkombasit nė pėrgjithėsi shihnin pėrfaqėsuesin e tyre intelektual, urėn lidhėse ndėrkulturore mes shqiptarėve me pakicėn maqedonase, sepse gėzonte pėrkrahje e privilegje tė madha nė fushėn politike, kulturore, arsimore e propagandistike, kudo nė trevat shqiptare e mė gjerė. Ai paraqitej si shembulli mė vezullues i trajtimit tė intelektualit me kombėsi jo shqiptare nė Republikėn Popullore (e mė pas Socialiste) tė Shqipėrisė, nėn pėrkujdesin e drejtpėrdrejtė tė udhėheqėsit ‘’largpamės e tė lavdishėm’’.
Pėr jetėn dhe veprėn e Sterjo Spasses numėrohen me qindra artikuj, recensa, studime akademike, janė shkruar dhjetra teza masteri e doktoratura, tė shpalosura nė disa konferenca, tė cilat duket se pėrmbledhurazi mund tė jipnin njė pėrgjigje tė saktė shkencore shterruese mbi jetėn dhe veprėn e shkrimtarit tė shquar.

Atdhetaria e Sterjo Spasses
Mbas viteve 90’ shumica e shkrimeve mbi jetėn e veprėn e Sterjo Spasses duket se i referohen apo perifrazojnė substancėn e librit ‘’Im atė Sterjo’’ tė Ilinden Spasses duke e anashkaluar historikun e rrėnjėve e trungut familjar, botėkuptimin, vizionin e pikėpamjet mbi pėrkatėsinė etnike dhe detyrimin si shtetas shqiptarė.
Pothuajse askush nga studjuesit shqiptarė nuk i ėshtė qasur kėsaj tematike, as nuk kanė marrė mundimin tė citojnė apo zbėrthejnė vetė Sterjo Spassen, tė birin Ilinden, apo studjues tė sojit tė tij, pėr kėto cėshtje ku tė tjerė shkrimtarė kalonin nė vrimėn e gjilpėrės tė shtetit shqiptar.
Nė librin ‘’Im atė Sterjo’’, tė birit Ilinden (emėrtim edhe i kryengritjes sė famshme maqedonase) shkruhet:
‘’Ishte vjeshta e vitit 1924… Joshja (vėllai i madh i Sterjo Spasses, shėn. i P.L. ) vuri dorėn nė strehėn e kapeles. Mizėria e njerėzve po afrohej. Pėrpara ishin disa kalorės, prapa kėmbėsorė me pushkė tė gjata lidhur me spango, ngjalmė a ushkure, tė leckosur…Pararoja e ushtrisė, dy djem faqekuqė, ndalėn kuajt para tyre: - Punė e mbarė, o peshkatarė! - Foli njėri. ”Jemi ushtri shqiptare. Tani kėto fshatra do tė kalojnė nėn Shqipėri”. “Kohėra tė vėshtira po vijnė…’’ etj, etj., tė tilla shprehje hasen nė librin me kujtime tė S.Spasses tė botuara nga i biri Ilinden.

‘’Pse?-ja e lavdishme’’e Sterjo Spasses
Ndihmė nė njohjen e pikėpamjeve botėkuptimore e nacionale tė tij na e jep studjuesja Valentina Vangjelovska, e cila veē vendlindjes e ditėlindjes sė pėrbashkėt e ka burim frymėzimi, pasi i ka shumė tė afėrta edhe idetė me Sterjo Spassen. Ajo thekson se ‘’kam lindur dhe jetoj “brenda kornizave” tė pėrshkrimeve qė ka bėrė Sterjo Spasse. ‘’Sterjo Spasse pėr mua do tė mbetet shkrimtari i shpirtit tim.’’
Nė njė diskutim akademik tė saj i bėn me dije auditorit shqiptar e mė gjerė se ‘’Tė lexuarit ėshtė njė proces qė tek lexues tė ndryshėm ėshtė i ndryshėm’’ qė mė troē do tė thotė se zbėrthehet e interpretohet ndryshe nė disa aspekte, si p.sh nė shtete, kombe, gjuhė, ideologji, etj.
Studjuesja duke analizuar dhe zbėrthyer pikėpamjet e bashkėkombasit tė saj shkrimtar, tė personifikuar si Gjon Zaveri, protagonisti kryesor i kryeveprės sė tij letrare “Pse”, thekson se ‘’qetėsinė shpirtėrore e kėrkoi nė ēdo vend, por atė e gjeti ‘’tė fshehur nė qoshen” e kėtij libri.
Gjon Zaveri e vrau veten nė luftė me pse-tė, kėrkonte pse-tė e vuajtjeve tė bashkėfshatarėve tė tij pėr bukėn e gojės, luftonte me padrejtėsitė e kėsaj bote, luftonte me pse-tė qė edhe sot e kėsaj dite nuk mund tė zbulohen…
Dhe shkaku kryesor i vetėvrasjes tė filozofit tė lindur nė zonėn e Prespės, sipas studjueses, ‘’ishte tradita!’’
‘’Por pėr tė ishte e pakuptimtė qė kėto tradita qė e kishin brumosur dhe pajisur me virtyte dhe shumė vlera, u bėnė pėr pak kohė dhimbje padrejtėsish tė shpirtit tė tij tė lirė. Kėtu shpesh qėndron paradoksi, sepse tradita nuk pranon veēanti. Tradita dhe mentaliteti i asaj kohe nuk ishin nė gjendje tė dallonin veēantitė e tė riut Gjon, qė u rrit dhe u edukua nė gjirin e tyre, nuk dallonin dot as se nė gjirin e tyre ato kishin njeriun e madh qė nesėr pasnesėr do tė bėhej kaq i njohur…Sterjoja, jo si personazh, por si autor, si shkrimtar, u pajtua me realitetin, duke vazhduar tė shkruajė vepra tė tjera, qė i kanė siguruar vend tė veēantė jo vetėm nė letėrsinė shqipe, po edhe mė gjerė’’.
Studjuesja thekson: ‘’Mė erdhi nė mendje njė thėnie e revolucionarit maqedonas pėr liri i shekullit XIX Goce Dellcev qė theksonte : ‘’Unė botėn e shikoj si arrenė ku popujt konkurojnė me kulturat e tyre”. Pikėrisht Sterjo Spasse konkuronte me dijet dhe me kulturėn e tij tė mbartur, tė brymosur nga kultura e popullit tė vet dhe tė perfeksionuar prej kulturės shqiptare, sepse kėto janė karakteristikat e popujve ballkanas qė sado dallimeve tė tyre ata pėrfaqėsojnė nuance tė pėrbashkėta.’’ (Kumtesė e mbajtur nė simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan Noli” i Korēės, mė 30 maj 2014, me rastin e 100 vjetorit tė lindjes tė shkrimtarit Sterjo Spasse. Teksti i plotė gjendet tek ‘’Gazeta Makedonium’’, Valentina Vangjelovska ,‘’Sterjo Spasses nuk i duhet lavdia, por Sterjo Spasses i duhet lavdisė‘’ (http://makedonium.net/?p=1605&lang=sq)
dhe me shkurtime esenciale tek media Shqiptarja.com nėn titullin: “Si e njoha Sterjo Spassen” (Shqiptarja.com , 13 Korrik 2014 apo http://www.shqiptarja.com/kulture/27....pCMOs22o.dpuf)
Pėrse u “qeth” kumtesa tek Shqiptarja.com! pėrbėn interes pėr studjuesit e lexuesit e gjerė shqiptarė.

Pretendime pėr nderimin e shkrimtarit
Nė pėrkujtim tė 100-vjetorit tė lindjes sė Sterjo Spasses, nė media u shfaqėn shumė pretendime e akuza ndaj institucioneve e qeverisė shqiptare. Mė ēuditi veēanėrisht zelli i njė studjuesi, i cili deklaroi se “ Sterjo Spasses i jemi tė gjithė borxhlinj, mbi tė gjitha qeveria’’…ndėrsa shteti kish detyrim qė S.Spasses t’i jepte Nderin e Kombit.
Studjuesi mund tė kishte tė drejtė nė aspektin letrar , por gabonte rėndė kur diktonte kriteret e dhėnies sė urdhėrit ‘’Nderi I Kombit’’. Janė tė shumtė ata qė kanė dhėnė kontribute mė madhore dhe nuk e kanė marrė.
Pėrkundėr talentit si shkrimtar, nė veprėn e Sterjo Spasses hasen gabime parimore, metoda e realizmit socialist dhe trajtime tematike tė gabuara. Mbi tė gjitha ka deformuar thelbin, historikun dhe personazhet e rilindjes kombėtare shqiptare, nė pėrshtatje me kallėpin e historiografisė maqedonase. Pėr romanet e ciklit ‘’Rilindasit’’ ka patur diskutime tė gjera dhe protesta. Qėndrim kritik kanė mbajtur Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli, Gazmend Shpuza, etj.,
Historiani Gazmend Shpuza ka shkruar:
‘’Autori ėshtė nisur nga ndjenja e mirė pėr tė lartėsuar tė kaluarėn historike, figurat e shquara si edhe lėvizjen patriotike tė kohės e kjo duket edhe nė fjalėt qė ai u ka vėnė nė gojė, sidomos nga fillimi i romanit, (‘’Pishtarė’’) personazheve qė pėrfaqėsojnė lėvizjen revolucionare maqedonase. Porse zgjidhja qė u ka dhėnė apo ka dashur tu japė autori kėtyre problemeve nė mjaft raste na duket, pėr mendimin tonė, jo e plotė, e njėanshme apo kontradiktore. Meqė kemi tė bėjmė me probleme kyēe tė kohės, mendojmse ia vlen qė ato tė diskutohen.”Romani i botuar ‘’Pishtarė’’ mund dhe duhet, sipas nesh, t’i nėnshtrohet njė ripunimi sa tė mundshėm aq edhe tė nevojshėm.’’( Gazmend Shpuza, Nė vazhdėn e gjurmimeve, Mendime rreth pasqyrimit tė realitetit historik tė kohės nė romanin Pishtarė, Tiranė, Toena, 1997, f.324 340) Kur u botua seria e veprave, ndonėse Sterjo Spasse i ripunoi dhe redaksia ia hoqi mjaft nga gabimet, thelbi i gabimeve mbeti.
Ndėrsa Skėnder Luarasi shprehej rreptė: ‘’po kritikoj veprat e Sterjo Spasses (‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarė’’) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit…E shkrova kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!
Mjafton tė pėrmendim vetėm,’’vajtimin’’ e lebėrve nizamė qė ’’ zemėruan,’’ gjindjen dhe ’’ndyen’’ pazarin e Korēės, me tė cilin e nis ciklin e rilindjes shqiptare Sterjo Spasse, (romani ‘’Zgjimi’’, 1974, f.7)
Festė e kuqe na zi site…
Aludim mė tė keq pėr kulturėn korēare e trimat e Labėrisė kreshnike nuk kam hasur kund nė letėrsinė shqipe.
Mė tingėllon keq deklarimi i shkrimtarit N.L. se jeta e Sterjo Spasses u udhėhoq nga misioni qė t’i shėrbente letėrsisė dhe kulturės shqiptare: ”Mos duhet qė edhe Vlora, tė ndjekė shembullin e Korēės dhe pėr kėtė ’’xhevahir folklorik nizamėsh’’ ta shpallė’ Qytetar Nderi ! Mendoj tė vlerėsohen parimet pėrkundėr lajkave me lėvdata pėr ofiqe e dekorata.
Shqiptarėt, tė cilėt nuk ia kanė kursyer Spasses ēmimet mė tė larta letrare, mund t’i japin edhe tė tjera, por sa pėr ‘’borxhin e Nderit Kombėtar’’ atė ia ka BORXH kombi e shteti maqedonas, ata qė ia ngritėn bustin nė fshatin e lindjes, ata duhet t’ia sponsorizojne edhe lavdinė.

(Mos)mirėnjohje

Nė librin ‘’Im atė Sterjo’’, pėrkundėr shumė kolegėve tė ngushtė , me kontribute e privilegje tė mėdha, i kushtohet vėmendja mė e madhe, nė shumė faqe e shumėllojshmėri epitetesh, ‘’ndjellakėqinjve’’ Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli e disa anėtarėve tė Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, tė cilėt i kritikuan romanet ‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarė’’. Shkruhet se S.Spassja i trembur kėrkoi mbrojtjen ‘’lart’’. I biri Ilinden qė e redaktoi dhe e botoi librin nė vitin 1995, mbas pėrmbysjes demokratike, nuk kishte arsye as tė pėrmendte kontributin e udhėheqėsit nė mbrojtjen e babait tė tij, as letrat lavdėruese e dekoratat. Por ja qė gjindja e pa me sytė e ballit kur e dėrguan Sterjo Spassen pėr nė banesėn e fundit. Nė shenjė mirėnjohje tė pėrjetėshme, familja e shoqėroi me letrat e Udhėheqėsit mbi kokė, indulgjenca pėr nė jetėn e pėrtejme.
Pra Udhėheqėsi mbahet mend, krahas bėmave tė tjera kombėtare, edhe pėr lartėsimin e dy ‘’diejve vezullues’’: Haxhi Qamilit e Sterjo Spasses.

Vepra ‘’Im atė Sterjo’’ dhe perėndimi i diellit
Rreth 20 vjet mė parė (nė artikullin Skėnder Luarasi pėrballė Sterjo Spases : Birit Ilinden, pėr tė atin Sterjo Spasse… , Petro S. Luarasi , Republika, 31 mars, 1996) i shkrova miqėsisht autorin tė mos trazonte varret e tė vdekurve. ’’Pėr vete nuk do tė kisha patur ndėrmend tė ‘’gėrmoja’’ nė kujtime e arkiva familjare (qė mund tė jenė mė tė pasura e tė begata se tė Spasses) por nuk mund tė hesht kur ‘’thumbohet’’ Skėnder Luarasi. Lėvdatat e tepėrta, krahas shpifjeve monstruoze, bėhen shpesh shkak qė tė vihen disa piketa nė truallin e historisė. E mė pas dalin pyetjet ‘’qysh’’ e ‘’tek’’qė nuk i jep dot pėrgjigje as biri i babait Sterjo’’.
E kėshilloja qė atė veprėn ta hiqte nga qarkullimi se i bėnte dėm emrit dhe nderit tė babait, vetes e familjes. Pėr shaka shkrova edhe njė gazmore ‘’folklori modern’’.
Nė botėn e tregut , plot me ‘’historira’’
Nxirren nė ankand, ‘’e keqja’’, ‘’e mira’’
Pėr gjėrat pa vlerė, ka veē ‘’lepe’’, ‘’peqe’’,
A m’jep lale veprėn, pėr me mshtjell byreqe.
Autori nuk mė dėgjoi, madje e keqpėrdori veprėn me tellallė tė papėrgjegjshėm dhe nė vend tė mbillte lavdi, korri …. ja, kėto shkrime pėrkujtimore.
‘’Perėndimin e diellit tė Haxhi Qamilit’’ e kanė pėrshkruar shumė studjues, ndėrsa tė Sterjo Spasses, vetė autori i libri ‘’Im atė Sterjo’’: “Dielli i lindur diku, nė malet e Gllomboēit, tani perėndoi matanė kodrave tė Ndroqit…”

Shėnim: Ky shkrim vijon artikullin e Skėnder Luarasit tė titulluar:‘’Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa I / II).
Me tė drejtėn e kėndvėshtrimit tim, nuk po analizoj ata ‘’recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė’’, pasi tani pėr tani nuk kam kohė tė tepėrt dhe mendje tė pakėt qė tė mbush qypat e shpuar.
Petro S. Luarasi

petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė