Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 19:51   #27
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

Nezir Myrta / HISTORIA E POPULLIT








Historia shpesh -
ėshtė edhe lojė grabitēare
e fėmijve

fėmijėt luajnė nė zall -
me gur e bujashka me copa hekuri
edhe me zjarr
keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej

vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė -
e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera

vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera
dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė

kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore
harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė

e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle!

Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė
se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ?
Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur
se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt?

Historia shpesh -
ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve!



(SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE)


Erdhen -
e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh
statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive
faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende
pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha
ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta

e nuk i lanė kund dy gur bashkė

mbi muranat e rrėxuara -
ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash
e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera
dhe e ēthuren historinė!

Erdhen tjerėt vargevijė -
u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė
m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit tė Hershėm
qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori
m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet
germat e mia tė Gjuhės sė Parė
e,
varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane
i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave
ma shkyen hartėn time gjeografike emrat e lumejve e detrave
emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive

ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė
tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka
vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm
edhe sot nė epoken e re

erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela gjeohistorinė time
nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur
e,
deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane...

Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori
dhe e ēthuren historinė e botės!...

Ballkani Hillirik - plaku europian
tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin - germat e para
tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh
tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre
zanore diftongje formema

krejt ēka sheh e s'sheh syri
krejt ēka ndien e s'ndien veshi
krejt ēka thotė e s'thotė gjuha

ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti
qė fliste Shqip!

Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore
Lėkundje Lukunishė!

Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė!

(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė