Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-07, 19:28   #218
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrvjetori i Nėnės Tereze nė Kosovė shėnohet me fillimin e ndėrtimit tė katedrales qė mban emrin e saj



10 vjetorit i vdekjes sė humanistes shqiptare Nėna Terezė, u shėnua sot edhe nė Prishtinė me disa aktivitete tė organizuara nga Kisha Katolike nė Kosovė. Nė oborrin e ish gjimnazit “Xhevdet Doda”, ėshtė zhvilluar ceremonia e fillimit tė ndėrtimit tė Kishės Katedrale qė i kushtohet humanistes Nėna Terezė.
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se “Katedralja do tė jetė njė objekt qė do tė prezantojė vlerėn tonė, identitetin dhe ndjenjėn tonė ndaj besimeve. Prishtina, tha presidenti Sejdiu, me kėtė qasje do tė ketė ndjenjėn pėr tė ecė mė shpejt me vlera tė reja. Katedralja ėshtė projekt i Ipeshkėvisė sė Kosovės, ndėrkaq do tė financohet nga Konferencat Ipeshkvore tė disa vendeve evropiane nga kontributet e besimtarėve katolikė. Vetė Papa Benedikti XVI ka ndarė njė pjesė tė mjeteve pėr ndėrtimin e kėsaj Katedrale e cila do tė kushtojė disa miliona euro.

Nė Shqipėri programe tė veēanta tė shėnimit tė pėrvjetorit

10 vjetori i vdekjes sė Nobelistes sė paqes me origjinė shqiptare, Nėnė Tereza, po pėrcillet nė Shqipėri me njė program veprimtarish nė pėrkujtim tė humanistes qė njihet dhe respektohet nė tė gjithė botėn.
Protagonistėt e kalendarit 10 ditor (5 shtator deri mė 15 shtator) tė pėrkujtimit tė Nėnė Terezės janė artistė, historianė, studiues te veprės sė saj, filatelistė, kineastė etj., tė cilėt po i risjellin publikut brenda dhe jashtė Shqipėrisė aktivitetin dhe rolin e shėnjtores qė gjithė jetėn ja fali paqes, dashurisė e dhembshurisė njerėzore.



Nė rrugėt kryesore tė Tiranės prej ditėsh janė vendosur billboard-e tė pėrmasave tė mėdha me portretin e saj. Nė shtėpinė ku ka jetuar vetė Nėnė Tereza dhe e motra ėshtė vendosur njė pllakė pėrkujtimore. Nė Muzeun Historik Kombėtar ėshtė hapur njė ekspozitė dokumentare dhe fotografike me titull: “Memoriali pėr Nėnė Terezėn”. Ministri i Kulturės Ylli Pango e konsideron prezencėn e Nėnė Terezės nė Muze si tė pėrkohshėm me kėtė format, pasi nga institucioni i tij ėshtė planifikuar hapja e njė pavioni tė veēantė e tė pėrhershėm.



“Kemi lidhje me perfaqesues te shoqatatave te bashkėatdhetarėve tanė nė Itali dhe me diasporėn nė vende tė ndryshme, tė cilėt kanė nisur prej kohėsh ngritjen e nje fondi tė posaēėm pėr ndėrtimin e pavionit tė Nėnė Terezės, qė do tė jetė njė pavion madhėshtor dhe do tė bėhet pjesė organike e Muzeut Historik Kombėtar”, thotė ministri i Kulturės Ylli Pango.


Ndėrkohė piktorėt mė tė njohur shqiptarė kanė hapur nė sallėn e madhe tė Galerisė Kombėtare tė Arteve nė kryeqytet njė ekspozitė me titullin domethėnės: “Mrekullitė e Dashurisė” ku ka punime tė frymėzuara nga aktiviteti i Nėnė Terezės. Nė njė nga pikat mė strategjike hyrėse nė territorin shqiptar, nė njė vend tė dukshėm tė aeroportit ndėrkombėtar “Nėnė Tereza” ėshtė vendosur i saj.

Nė ditėt e memories dhe nderimit tė shėnjtores sė madhe do tė jenė protagonistė dhe fėmijėt, tė cilėt veē koncerteve do tė hapin njė ekspozitė kolektive mbi figurėn e Nėnė Terezės. Pjesė e programit do tė jenė edhe ekspozita dokumentare dhe simpoziumi qė do tė organizojė biblioteka kombėtare, shfaqja e disa filmave dokumentarė ku nė qėndėr ėshtė po humanistja e madhe me origjinė shqiptare.
Pėrmbyllja e aktivitetit 10 ditor do tė bėhet me njė koncertin e madh tė paqes qė do tė mbahet pasditen e 15 shtatorit nė Tiranė me pjesėmarrjen e artsitėve mė tė njohur nga Shqipėria dhe trevat ku jetojnė shqiptarėt.





Pėrvjetori shėnohet edhe nė Kalkuta
Lutje tė veēanta janė thėnė nė varrin e Nėnė Terezės me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė saj. Qindra njerėz morėn pjesė nė ceremoninė e rastit nė Kalkutė, ku shumė vetė bėn thirrje pėr shenjtėrimin e shpejtė tė murgeshės shqiptare. Nėnė Tereza ėshtė nderuar me ēmimin Nobel pėr punėn e bėrė nė Indi.
Por korrespondentėt thonė se ka patur dyshime lidhur me shenjtėrimin e saj pas botimit tė disa letrave, tė cilat Nėn Tereza kishte dashur t'i hidhte. Nė kėto letra tregohet se ajo kishte dyshime pėr sa i takon Zotit gjatė kohės qė ka shėrbyer nė kasollet e Kalkutės. Nėnė Tereza ėshtė lumturuar, njė proces qė ėshtė njė hap pėrpara kanonizimit siē quhet nga Kisha Katolike procesi i shenjtėrimit. Aktivitetet pėr shėnimin e pėrvjetorit tė vdekjes zhvillohen edhe nė Maqedoni. (e.h)
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė