Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-11, 10:34   #17
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Horoskopi vjetor 2011

SHIGJETARI

Njė numėr i madh mundėsish

Numrat me fat:
Mundėsitė e suksesit pėr tė lindurit e Shigjetarit gjatė gjithė vitit lidhur me kėto numra : 7, 9, 76, 88.

Motoja juaj pėr 2011-ėn: Nėse keni ėndėrruar gjėra, qė nė pamje tė parė janė dukur tė parealizueshme, nuk keni gabuar: ato kanė vendin e tyre. Tani filloni tė hidhni themelet pėr t’i realizuar. (Devid Terau, mendimtar dhe poet amerikan)

Shigjetarėve u pėlqen tė rrezikojnė, u pėlqen paparashikueshmėria e gjėrave dhe e situatave. U pėlqen optimizmi dhe tė parit larg. Kėto karakteristika i ndihmojnė pėr tė dalė edhe nga situatat mė tė vėshtira, me njė lehtėsi tė madhe. Dhe sigurisht, ju kanė ndihmuar pėr tė dalė i paprekur nga shakatė qė Jupiteri dhe Urani ju kanė bėrė vitin qė sapo kaloi.

Nė vitin me fat 2011 do tė takoni pak pengesa. Tė rrezikuarit do t’ju ndihmojė tė fitoni. Nuk do tė bini nė kurthin e rrezikut dhe do tė tregoheni tė ekuilibruar e racionalė. Kjo sjellja juaj e re do t’ju bėjė tė mundur njė vlerėsim tė saktė lidhur me projektet mė tė rėndėsishme, sidomos nė sferėn sentimentale.

Duke analizuar kalimet e planetėve nė shenjėn tuaj, shihet se nga 22 janari deri mė katėr qershor, Jupiteri do tė jetė nė njė pozicion avantazhi. Planeti euforik do t’ju bėjė tė fluturoni lart dhe do tė lehtėsojė tė gjitha llojet e lidhjeve, sidomos ato tė dashurisė.

Pjesa e parė e vitit tė ri do tė jetė periudha e duhur pėr lidhjet e dashurisė, pėr tė tentuar fatin nė lojė dhe pėr t’u kėnaqur e duke vėnė nė jetė vepra. Nė pjesėn e dytė, Jupiteri ju dhuron mė shumė gjallėri nė fushėn profesionale, sidomos pėr tė punėsuarit. Do tė dalin nė pah edhe fushat e kohės sė lirė dhe tė shėndetit.

Mėrkuri, planeti i intelektit, i marrėveshjeve dhe udhėtimeve tė shkurtra, do tė jetė pėr disa muaj nė favorin tuaj. Ky planet do t’ju shtojė aftėsitė intelektuale, intuitėn dhe nuhatjen e marrėveshjeve. Do t’ju mjaftojė njė fjalė pėr tė kuptuar domethėnien e ēdo situate, njė shikim pėr tė deshifruar ndjenja e mendime, dhe njė ēast reflektimi pėr tė zgjedhur rrugėn e duhur.

Tė lindurve nė dhjetėditėshin e dytė, Saturni do t’u ofrojė frytet e tij tė cilat do tė jenė: njė vizion mė i qartė i projekteve pėr jetėn, njė sens mė tė ekuilibruar tė veprimeve tuaja dhe jo tė ndikuar nga impulsiviteti apo gjendja shpirtėrore e momentit.

Planeti i menēur do t’ju transmetojė njė siguri tė qėndrueshme nė vetvete dhe cilėsitė tuaja. Nuk do tė mungojė dinamizmi, inteligjenca dhe urtėsia me tė cilat do tė zgjidhni probleme dhe mė radikale.

Urani ju favorizon nga 12 marsi, deri pėr shtatė vjet. Nė 2011 do tė prekė tė lindurit e ditėve tė para tė shenjės, duke stimuluar dėshirėn pėr tė ndryshuar, pėrmirėsuar tė ardhmen, duke hedhur pas shpatullave tė gjitha situatat e rėnda pėr t’u rihedhur drejt horizonteve tė reja, sidomos nėse flitet pėr horizonte sentimentale. Dashuri tė papritura.

Dhjetėditėshi i parė (nga 23 nėntori-1 dhjetor). Vit me risi. Do tė putheni nga fati dhe do tė mund tė arrini gjithēka me lehtėsi.

Dhjetėditėshi i dytė (nga 2-11 dhjetor). Fat dhe ekuilibėr. Ngjarjet me fat nuk do tė mungojnė dhe do tė dini t’i zgjidhni me urtėsi. Do tė jeni nė kushtet perfekte pėr tė shfrytėzuar ēdo mundėsi profesionale, pa harruar qe ekziston dhe dashuria.
Dhjetėditėshi i tretė (nga 12-22 dhjetor). Yjet e vitit 2011 do t’ju bėjnė njė person tė besueshėm, ku do tė arrini tė fitoni simpatinė e tė tjerėve dhe ndihmėn konkrete nga njerėz qė ju vlerėsojnė dhe ju duan.

Objektivi i vitit: Tė dashuroni, tė nxirrni nė pah rritjen personale nėpėrmjet eksperiencave tė reja dhe tė arrini projektet tė nivelit superior.

DASHURIA

Viti 2011 nuk ėshtė njė vit vetėm i qetė: Saturni, nė shtėpinė e shtatė tė martesės, nė kundėrshtim me Plutonin, i cili kalon nė shenjėn tuaj, mund tė vendosin njė mirėkuptim mė tė madh midis atyre ēifteve tė cilėt janė shumė tė dashuruar dhe kanė marrėdhėnie tė fortė, nė tė kundėrt mund t’u hapin rrugė mosmarrėveshjeve nė ēiftet e tjera. Pėrsa i pėrket ēifteve nė krizė, nuk ėshtė e thėnė qė lidhja juaj tė mos marrė rrugė pozitive.

Nga njė diskutim i thjesht mund tė gjeni pikėn e takimit pėr tė ndėrtuar lidhjen tuaj dhe njė tė ardhme tė re. Nėse bėni pjesė nė grupin e shpirtrave tė vetmuar, e keni kuptuar qė nuk ėshtė e lehtė pėr tė gjetur shpirtin binjak. E megjithatė, mundėsitė nuk kanė pėr t’ju munguar; ndoshta nuk janė kaq tė shpeshta, por ekzistojnė.

Saturni, nė marrėdhėnie tė shkėlqyer me Afėrditėn, Mėrkurin dhe Marsin, do tė bėjė tė mundur qė kėrkimet tuaja tė rezultojnė nė mundėsi shumė pozitive nė kėtė fushė. Harmonia midis kėtyre planetėve do tė zhvillohet nė momente tė ndryshme gjatė gjithė vitit, prandaj pėrpiquni, sepse kush nuk pėrpiqet do tė dalė i humbur.

Muajt e dimrit do t’ju dhurojnė ndėrgjegjėsim dhe mė shumė siguri; Marsi do tė jetė njė muaj i ėmbėl pėr t’u jetuar me intensitet. Maji ėshtė shumė i komplikuar dhe do tė jetė e lehtė pėr tė gabuar. Nga ana tjetėr, vera do tė jetė bujare dhe do tė dhurojė momente tė paharrueshme. Vjeshta do tė sjellė konfuzion e pasiguri, ndėrsa dhjetori do tė jetė i shkėlqyer.

PUNA

Jeta profesionale do tė ndryshojė dhe ndoshta do tė filloni punė dhe zgjidhje tė reja. Saturni kalon nė shtėpinė e shtatė dhe nėnvizon se ndryshimet do tė jenė tė pranishme, sidomos nėse keni aktivitet personal.

Mos pėrjashtoni mundėsitė pėr tė nėnshkruar kontrata tė reja, tė ndryshoni partnerė ose sektorė. Nėse jeni i punėsuar, ka mundėsi qė mund tė filloni punė nė njė firmė apo sektor tė ndryshėm nga ky aktual.

Pėr tė gjithė situata duket mė e lehtė qė prej gushtit, sepse Jupiteri ndėrron shenjė dhe nga ky moment do tė jetė pėr njė kohė tė gjatė mbrojtėsi juaj. Kėrkoni ndryshime nė sektorin e punės? Mundėsitė nuk do t’ju mungojnė, pasi Urani dhe Neptuni janė mjaft premtues dhe ju kėshillojnė tė kėrkoni nė sektorėt e saktė tė lidhur me komunikimin dhe sektorin informatik.

Dy planetėt premtojnė tė lehtėsojnė veprimet tuaja, tė cilat do tė jenė tė shkėlqyera. Muajt e parė tė vitit jetojini duke planifikuar zgjedhje tė reja, duke vlerėsuar me kujdes se ēfarė tė bėni. Shfrytėzoni pranverėn pėr tė pėrcaktuar zgjedhjet qė do tė bėni, sepse pas verės do tė jeni ju protagonisti!

PARAJA

Mėnyrėn e shpenzimit tė parave e keni nėn kontroll. Si gjithmonė duhet tė jeni i kujdesshėm, por Jupiteri ju siguron se qė prej gushtit do tė keni mė shumė pėr tė shpenzuar: mė shumė hyrje tė parave, do tė lehtėsoni gjendjen financiare nėse merrni kredi nė bankė, pėr tė ndėrruar makinėn ose pėr tė blerė njė shtėpi tė dytė.

Muajt e parė tė vitit tė ri do tė jenė mė pak bujarė me ju: qershori mund tė jetė njė muaj me pėrfitime dhe qė prej verės mund tė merrni frymė lirisht!

SHĖNDETI

Pjesa e parė e vitit ėshtė mė delikatja. Saturni, nė kundėrshtim me shenjėn tuaj mund tė krijojė ndonjė problem tė vogėl, si probleme tė stinės sė dimrit apo dhimbje reumatizmale.

Nga gushti gjendja juaj do tė ndryshojė me hyrjen e Jupiterit nė shenjė, i cili do t’ju sjellė mirėqenie dhe dėshirė pėr tė ngrėnė mė tepėr. Kini kujdes me linjat. Energjia do tė jetė shumė e lartė gjatė gjithė vitit.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė